Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Polici, vëlla i Pajtime Fetahut korrupton prokuroren “për respekt”

2025/01/20 at 9:09 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Polici, vëlla i Pajtime Fetahut korrupton prokuroren “për respekt”

Shpesh Policia e Shtetit bën publike video që tregojnë qytetarë që tentojnë të korruptojnë efektivët e policisë dhe qytetarët në këto raste, procedohen për këtë akt.

Por, sot në emisionin “Stop” do të tregohet një rast tjetër që tregon një polic në tentativë për të korruptuar prokuroren e Elbasanit.

Bëhet fjalë për policin rrugor Arben Kotollaku, i cili përfshihet në këtë skandal.

Sipas informacioneve, Arben Kotollaku procedoi një drejtues mjeti në gjendje të dehur.

Çështja shkoi në prokurori dhe qytetari i proceduar, mori avokate mbrojtëse motrën e Arbenit, ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu.

Nga procedimi, ndaj qytetarit u mor masa “detyrim paraqitjeje”.

Në këtë moment Arben Kotollaku, polici rrugor i dhuron një parfum me çmim të konsiderueshëm prokurores së Elbasanit.

Për këtë akt prokuroria ka regjistruar veprën penale të ndikimit të paligjshëm ndaj policit Arben Kotollaku. “Stop” pati një bisedë telefonike me vetë Kotollakun, i cili e pranon ngjarjen, por nuk mendon se ka qenë ndikim, por thjesht formë respekti.

Gazetari: Zoti Kotollaku si jeni?

Arben Kotollaku: Përshëndetje mirë si je ti?

Gazetari: Ju jeni në punë këtu tek policia, sepse doja që t’u takoja?

Arben Kotollaku: Po unë nuk jam në punë, jam me raport.

Gazetari: Në fakt doja që t’u pyesja për një ngjarje që ka mbërritur në redaksinë tonë në lidhje me një procedim penal që është regjistruar në emrin tënd nga Prokuroria e Elbasanit. Thuhet që ju keni tentuar që të korruptoni një prokurore duke i çuar një parfum në një shumë të konsiderueshme dhe prokuroria e ka regjistruar këtë si vepër penale, për ndikim që keni bërë ndaj asaj në lidhje me një rast. Nuk e di sa është e vërtetë.

Arben Kotollaku: Nuk e di, një problem ka pasur, por s’ka qenë për ndikim. Nuk e di!

Gazetari: Mund të na i sqaroni fiks se çfarë ka qenë që ta dimë?

Arben Kotollaku: Po jo mo, ka qenë diçka aty, po ka qenë për bamirësi. Jo për bamirësi, por për respekt, nuk ka pasur problem ndikimi apo problem tjetër.

Absurd mbetet fakti, se pse AMP dhe Policia e Elbasanit, por dhe SPAK nuk kanë bërë asgjë edhe pse kanë kaluar 7 muaj nga ngjarja.

Gazetari: Do doja pse nuk është pezulluar dhe se çfarë mase është marrë në lidhje me këtë gjë nga AMP ose…?

Përfaqësuesi i AMP-së, Elbasan: Genci unë nuk kam dije fare për rastin, hera e parë që e dëgjoj nga ti.

Gazetari: Nuk ka dijeni AMP-ja për këtë?

Përfaqësuesi i AMP-së, Elbasan: Në lidhje me këtë AMP-ja nuk ka fare dijeni./tvklan

Ju sugjerojmë

Unaza e Elbasanit “paralizohet” nga trafiku
Aktualitet

Unaza e Elbasanit “paralizohet” nga trafiku

27 Dhjetor, 2025 12:02 pm
Goditi me thikë 3 gra në metronë e Parisit, arrestohet sulmuesi
Bota

Goditi me thikë 3 gra në metronë e Parisit, arrestohet sulmuesi

27 Dhjetor, 2025 9:43 am
Media britanike: Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime
Aktualitet

Media britanike: Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime

27 Dhjetor, 2025 9:41 am
Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë
Bota

Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë

27 Dhjetor, 2025 9:39 am
Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur
Kryesore

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

26 Dhjetor, 2025 7:08 pm
Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje
Rajoni

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje

26 Dhjetor, 2025 6:38 pm
Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij
Bota

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij

26 Dhjetor, 2025 5:35 pm
Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit
Rajoni

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit

26 Dhjetor, 2025 4:31 pm
Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14  persona të plagosur
Bota

Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14 persona të plagosur

26 Dhjetor, 2025 3:29 pm
Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Kryesore

Investimet e huaja, Tabaku: Shqipëria duhet të jetë në linjë me SHBA-të dhe BE-në

26 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Para
“Amerika është kthyer”, Trump bën postimin e parë si presidenti i 47-të i SHBA-së

“Amerika është kthyer”, Trump bën postimin e parë si presidenti i 47-të i SHBA-së

“Cilësi e lartë”! Shiste vaj ulliri të falsifikuar, përfundon në pranga

“Cilësi e lartë”! Shiste vaj ulliri të falsifikuar, përfundon në pranga

Tiranë/ Qytetarët besojnë se Presidenti Trump do ta mbështesë Shqipërinë për zhvillim dhe integrim europian

Tiranë/ Qytetarët besojnë se Presidenti Trump do ta mbështesë Shqipërinë për zhvillim dhe integrim europian

TE FUNDIT

Unaza e Elbasanit “paralizohet” nga trafiku

Unaza e Elbasanit “paralizohet” nga trafiku
27 Dhjetor, 2025

Trafiku në Unazën e Elbasanit nuk është diçka e rrallë tashmë. Radhë mjetesh disa kilometra jemi mësuar t’i shohim çdo...

Lexo më shumë

Goditi me thikë 3 gra në metronë e Parisit, arrestohet sulmuesi

Goditi me thikë 3 gra në metronë e Parisit, arrestohet sulmuesi
27 Dhjetor, 2025

Policia franceze ka arrestuar një 25-vjeçar që goditi me thikë tre gra në metronë e Parisit pasditen e së premtes,...

Lexo më shumë

Media britanike: Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime

Media britanike: Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime
27 Dhjetor, 2025

Një udhëtim me anije prej 600 miljesh në Nil, një vizitë në Shqipëri apo një turne rreth pamjeve romake të...

Lexo më shumë

Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë

Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë
27 Dhjetor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ai do të jetë personi që do të japë fjalën e fundit për një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com