Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha premton dëmshpërblim të plotë për ish-të përndjekurit brenda mandatit të parë qeverisës 

2025/01/18 at 1:04 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha premton dëmshpërblim të plotë për ish-të përndjekurit brenda mandatit të parë qeverisës 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ditën e sotme ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Departamenteve të ish-të Përndjekurve Politikë. 

Pas këtij takimi Berisha në një konferencë për gazetarët shprehet se Partia Demokratike është e vendosur që mandatin e ardhshëm t’ju jap zgjidhje përfundimtare detyrimeve ndaj kësaj shtrese. Kreu i PD tha se dëmshpërblimi i tyre i plotë është zotimi i tyre para kësaj shtrese. 

Kryedemokrati theksoi se në takim u ra dakord për një marrëveshje të re midis PD dhe shtresës të përndjekurve politikë. 

Sali Berisha: Shtresa e të përndjekurve politikë përbën fibrën politike dhe morale të PD.PD është e vendosur që në mandatin e ardhshëm të japë zgjidhje përfundimtare detyrimeve të mëdha që shoqëria shqiptare ka ndaj kësaj shtrese.Në qoftë se flasim për një program, nuk është asgjë tjetër veçse detyrimi madhor i dëmshpërblimit të punës skllavëruese që dhjetëra mijëra të përndjekur politikë kanë kryer në kampet dhe burgjet e diktaturës gjatë 46 viteve. Dëmshpërblimi i tyre i plotë është zotimi ynë para kësaj shtrese. 

Faktikisht, marrëveshja e vitit 2006, mbi të cilën u përcaktua kuadri i dëmshpërblimit, është e tejkaluar, pasi ligjet aktuale kanë kufizimet e veta dhe Edi Rama, duke shpallur komunizmin dhe regjimin komunist si anë e drejtë e historisë, paçka se ishte ana më e zezë e historisë, ka injoruar në mënyrë pothuaj të plotë dëmshpërblimin e kësaj shtrese, skajimin e saj. 

Unë sapo vij nga një takim shumë i frytshëm, një diskutim i gjerë me këtë shtresë dhe ramë dakord për një marrëveshje të re midis PD dhe shtresës të përndjekurve politikë, përfaqësuesve të tyre, në mënyrë që ajo të jetë program qeverisës i yni. Nuk mund të ketë më asnjë lloj justifikimi pa bërë të gjitha ndryshimet ligjore, të cilat janë atavizma të regjimit komunist në disa aspekte mbi cilësime për ‘akte terroriste’ apo sabotime, të cilat nuk kanë pasur asnjë qëllim tjetër, përveç luftës ndaj diktaturës. Nuk mund të mos vazhdohet me praktikat e diskriminimit pozitiv në të gjitha aspektet, gjersa të krijohet balanca midis shtresave të popullatës dhe kohezioni midis tyre. 

Berisha gjithashtu shton se integrimi i shtresës së të përndjekurve politikë në institucionet e vendit është e domosdoshme. 

Sali Berisha: Integrimi i shtresës së të përndjekurve politikë në institucionet e vendit, forumet, është gjithashtu e domosdoshme. Sikundër aplikimi i standardeve të reja të dekomunistizimit, e bazuar në rezoluta ndërkombëtare. Pra, PD zotohet për t’i dhënë përgjigje përfundimtare problemeve të dëmshpërblimit të të përndjekurve gjatë mandatit të saj të parë. Pret me kënaqësi një marrëveshje të re në formë kontrate me këtë shtresë. Sikundër dua t’u informoj se të njëjtën gjë do bëjmë edhe me pronarët. Mandati i ardhshëm i PD do jetë mandati i zgjidhjes përfundimtare të çështjeve të pronës dhe pronësisë në Shqipëri. 

Ju sugjerojmë

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes
Bota

Zelensky: Nuk do e njohim Donbasin si territor rus

16 Dhjetor, 2025 1:28 pm
Hetimi për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar
Kronikë

Hetimi për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar

16 Dhjetor, 2025 1:06 pm
Plani sekret i Pentagonit, komandat largohen nga Europa për në Paqësor
Bota

Plani sekret i Pentagonit, komandat largohen nga Europa për në Paqësor

16 Dhjetor, 2025 12:31 pm
Zbulohen emrat, 8 masa sigurie për hetimin e abuzimeve të AKSHI-t
Kronikë

Zbulohen emrat, 8 masa sigurie për hetimin e abuzimeve të AKSHI-t

16 Dhjetor, 2025 12:24 pm
Rama: Në Shqipëri është problem liria e shpifjes
Kryesore

Rama: Në Shqipëri është problem liria e shpifjes

16 Dhjetor, 2025 11:17 am
“Marrëveshja me Gazën, afër”, Trump: Ne po ndihmojmë, të tjerët po i vjedhin
Bota

Donald Trump firmos urdhrin ekzekutiv: Droga është armë e shkatërrimit në masë

16 Dhjetor, 2025 11:12 am
Presidenti i FIFA-s mesazh Shqipërisë: Botërorin e keni vetëm dy fitore larg…
Sport

Presidenti i FIFA-s mesazh Shqipërisë: Botërorin e keni vetëm dy fitore larg…

16 Dhjetor, 2025 10:52 am
SPAK/ Urdhërarrest për Ergys Agasin, “arrest në shtëpi” për drejtuesen e AKSHI-t
Aktualitet

SPAK/ Urdhërarrest për Ergys Agasin, “arrest në shtëpi” për drejtuesen e AKSHI-t

16 Dhjetor, 2025 9:41 am
27-vjeçari u gjet i djegur në makinën e tij, zbardhet ngjarja në Qafën e Llogarasë
Kronikë

27-vjeçari u gjet i djegur në makinën e tij, zbardhet ngjarja në Qafën e Llogarasë

16 Dhjetor, 2025 9:33 am
BBC zbulon lidhje të reja të Epstein me Mbretërinë e Bashkuar
Bota

BBC zbulon lidhje të reja të Epstein me Mbretërinë e Bashkuar

16 Dhjetor, 2025 9:18 am
Para
Vota e diasporës/Berisha kërkon që emigrantëve t’ju lejohet regjistrimi me dokumentet e vendeve të tjera 

Vota e diasporës/Berisha kërkon që emigrantëve t’ju lejohet regjistrimi me dokumentet e vendeve të tjera 

Prej kohësh i zhdukur, gjendet i pajetë i moshuari në Korçë 

Emri/ I riu gjendet i pajetë në një shtëpi të braktisur në Durrës, dyshimet e para 

Lëvizte i armatosur me armë zjarri, arrestohet 23-vjeçari bashkë me dy shokët e tij 

Lëvizte i armatosur me armë zjarri, arrestohet 23-vjeçari bashkë me dy shokët e tij 

TE FUNDIT

Zelensky: Nuk do e njohim Donbasin si territor rus

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes
16 Dhjetor, 2025

Ukraina nuk ka ndërmend ta njohë Donbasin si territor rus, as de jure dhe as de facto . Presidenti ukrainas...

Lexo më shumë

Hetimi për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar

Hetimi për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar
16 Dhjetor, 2025

Prokuroria e Posaçme ushtron ndjekjen penale ndaj disa shtetasve të përfshirë në vepra të kryera në kuadër të grupit të...

Lexo më shumë

Plani sekret i Pentagonit, komandat largohen nga Europa për në Paqësor

Plani sekret i Pentagonit, komandat largohen nga Europa për në Paqësor
16 Dhjetor, 2025

Zyrtarë të lartë të Pentagonit po përgatisin një plan për të mbyllur disa nga selitë kryesore të ushtrisë amerikane dhe...

Lexo më shumë

Zbulohen emrat, 8 masa sigurie për hetimin e abuzimeve të AKSHI-t

Zbulohen emrat, 8 masa sigurie për hetimin e abuzimeve të AKSHI-t
16 Dhjetor, 2025

Gjykata e Posaçme ka firmosur gjithsej 8 masa sigurie të kërkuara nga SPAK për llogari të një hetimi gati njëvjeçar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com