Kryeministri Edi Rama i bëri një dhuratë kryeministres italiane, Giorgia Meloni dhe të dy filluan të bënin shaka para së të fillonte Sustainable Week.
Rama, i ulur në gjunjë në Adnec Centre të Abu Dhabi-t, iu drejtua Melonit me “Madhëria juaj…” dhe i dorëzoi dhuratën Melonit.
Kryeministrja e falënderoi Ramën, duke i thënë: “Çfarë personazhi je!”. Një minutë më vonë Rama i vendosi dhuratën Melonit, një shall i madh mëndafshi i bardhë me imazhe të kulturës popullore shqiptare të stampuara në gri dhe të zezë.
“U kërkova gazetarëve që të këndojnë ‘Gëzuar Ditëlindjen’, meqë të pëlqen aq shumë!”, iu drejtua Rama-Melonit dhe më pas ai iu drejtua gazetarëve: “Jeni këtu për t’i kënduar ‘Gëzuar Ditëlindjen’, apo jo?”, me Melonin që më pas iu kthye duke qeshur: “Mos më vendos në siklet”.
Edi Rama – Giorgia Meloni – Abu Dhabi – Birthday gift pic.twitter.com/GvGktJu1c9
— News video (@Newsvideo13) January 15, 2025