Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dhimbja pas një buzëqeshjeje, duroi 7 vite nën dhunë: Nuk mund të kthehesha pas

2025/01/12 at 3:59 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dhimbja pas një buzëqeshjeje, duroi 7 vite nën dhunë: Nuk mund të kthehesha pas

Nexhi hyri në studion e “Ka Një Mesazh Për Ty” të programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan me një buzëqeshje plot dritë. “Jam e fortë”, iu përgjigj ajo habisë së Ardit Gjebreas pasi rrëfimi i saj nuk është i lehtë.

Kur Nexhi ishte 19 vjeçe, babai i saj ndërroi jetë. Veç dhimbjes, familja shqetësohej për problemet ekonomike por edhe për nënën sepse kaloi në depresion të thellë. Më vonë, Nexhi fitoi mundësinë për të vijuar studimet në Tiranë dhe vendosi që të mos  e humbiste. Ardhja në kryeqytet përkoi edhe me njohjen e një djali, 10 vite më të madh se ajo por që e donte shumë dhe nisën bashkëjetesën.

Nexhi: Në fillim duheshim dhe ne vendosëm që në momentin që u njohëm, të bashkëjetonim. Ai ndodhej në Tiranë.

Ardit Gjebrea: Menjëherë?

Nexhi: Menjëherë, pa u njohur. Në fillimet tona ishim shumë në rregull bashkë, pavarësisht se familja e tij nuk donte që të ishim bashkë.

Ardit Gjebrea: Pse?

Nexhi: Sepse ai nuk punonte, edhe pse ishte 10 vjet më i madh se unë. E doja shumë, është normale se isha e vogël dhe gjithmonë kam dashur një person më të madh se mendoja se do të mësoja diçka, do të  ndihesha e mbrojtur nga çdo gjë. Vendosëm të fejoheshim.

Ardit Gjebrea: Familja e tij vazhdonte të ishte kundër, po?

Nexhi: Familja e tij po, por gjtihmonë duke bashkëjetuar në shtëpinë e tij. Unë punoja, por ai i filloi xhelozitë, filloi të më hiqte nga puna, unë filloj një punë ndërkohë që vetë nuk punonte. Nëna e tij vendosi të na nxirrte në shtëpi me qira kur ne të dy realisht ishim pa punë sepse nuk duronte dot, mbase mua sepse gjithmonë është shprehur që ishin një dhomë e kuzhinë dhe “nuk kemi ambient”. Më thoshte mua “ti je në fejesë, nuk ke pse të rrish me mua por shko te mami jot dhe hajde me ditë”, i thoja po unë jam në Elbasan ndërkohë që jam në shkollë, punë e të gjitha. Gjithë agresiviteti i tij binte mbi mua dhe më dhunonte.

Ardit Gjebrea: Kur filloi dhuna?

Nexhi: Në fejesë, pas një viti e ca.

Ardit Gjebrea: Deri në atë kohë nuk kishte asnjë shenjë dhune, jo?

Nexhi: Kishte pak, por që unë nuk i vija re. Kishte ndonjë agresivitet në fjalor, në dhunë psikologjike, por gjithmonë kur femra dashuron i errësohen ndonjëherë sytë dhe nuk shikon më gjatë.

Ardit Gjebrea: Por jo fizike?

Nexhi: Jo fizike. Më mbrapa filloi dhuna fizike, për çdo fjalë timen u dukej sikur unë kundërshtoja, sikur unë isha për keq kur unë ndërkohë isha vetëm 20 vjeçe dhe i thoja që unë dua të mësoj, dua të mësoj edhe nga ti. Ndërhynte deri te pjesa e sistemimit të dollapit që “unë jam nëna, kam 30 vjet që unë e rris dhe do t’ia rregulloj si të dua unë”, ndërkohë që unë i thoja por është edhe dëshira ime që t’i sistemoj, t’i rregulloj dhe përpos kësaj, vinte dhuna fizike nga ish-bashkëshorti im.

Për 7 vjet, Nexhi duroi e nënshtruar ndaj dhunës. E pyetur për arsyen, ajo u shpreh “nuk mund të largohej nga ajo strofull” sepse pavarësisht mbështetjes nga familja, trembej nga kthimi në Elbasan./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës
Aktualitet

Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës

14 Maj, 2025 2:34 pm
Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm
Kryesore

Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm

14 Maj, 2025 2:24 pm
Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!
Aktualitet

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!

14 Maj, 2025 2:20 pm
Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…
Aktualitet

Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…

14 Maj, 2025 2:02 pm
Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë
Aktualitet

Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë

14 Maj, 2025 1:47 pm
Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton listat e kandidatëve për 7 subjekte zgjedhore
Kryesore

“Lista e hapur”, Celibashi: Cënimi i votës sjell pasoja ligjore për përgjegjësit

14 Maj, 2025 1:41 pm
Bashkimi Evropian miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë
Bota

Bashkimi Evropian miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

14 Maj, 2025 1:41 pm
Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë
Aktualitet

Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

14 Maj, 2025 1:23 pm
Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD
Aktualitet

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD

14 Maj, 2025 1:12 pm
Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier
Kryesore

Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier

14 Maj, 2025 1:11 pm
Para
Proda takim në Akademinë e Sigurisë, marrin pjesë Prokuroria dhe BKH: Bashkëpunim për të goditur krimin

Proda takim në Akademinë e Sigurisë, marrin pjesë Prokuroria dhe BKH: Bashkëpunim për të goditur krimin

Autoritetet në Kinë: Shënojnë rënie rastet me virusin HMPV

Autoritetet në Kinë: Shënojnë rënie rastet me virusin HMPV

Dëbora bllokon besimtarët në kishën e Laçit

Dëbora bllokon besimtarët në kishën e Laçit

TE FUNDIT

Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës

Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës
14 Maj, 2025

Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar se opozita po përgatit luftën e fuqishme për mbrojtjen e të drejtës së...

Lexo më shumë

Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm

Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm
14 Maj, 2025

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave preferenciale në qarkun e Vlorës, duke dalë kështu me një rezultat më të...

Lexo më shumë

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!
14 Maj, 2025

Nata e parë gjysmëfinale e Eurovision shënoi fitoren e parë për Shqipërinë. Shkodra Elektronike ia doli të  siguronte finalen duke...

Lexo më shumë

Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…

Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur liderëve botërore, të cilët e kanë uruar për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com