Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pafuqia e partive të vogla për të kuptuar realitetin: Një debat që Opinion-i e bëri të qartë

2025/01/10 at 12:04 PM
në Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
Pafuqia e partive të vogla për të kuptuar realitetin: Një debat që Opinion-i e bëri të qartë

Nga Baton Haxhiu


Partitë e vogla në Shqipëri vijojnë të dështojnë në ndërtimin e një alternative reale përballë dy partive të mëdha, duke mos kuptuar as kërkesat pragmatike të qytetarëve dhe as faktin se korrupsioni, në vend që të ndëshkohet, shpesh perceptohet si mjet i përshpejtimit të proceseve të përditshme në një sistem të ngurtë burokratik.

Mbrëmë në “Opinion”, të Blendi Fevziu, duhej të kishte një diskutim të gjerë mbi partitë e ashtuquajtura të vogla dhe rolin e tyre në skenën politike shqiptare.

Ky debat nuk arriti të bëhej për shkak të protagonizmit të panevojshëm të Arlind Qorrit që e deshi hapësirën mediale për të debatuar për asgjë. Megjithatë, ajo që mbetet shqetësuese dhe pakuotuar mirë është fakti se shumë nga këto parti duket se ende nuk e kanë kuptuar realitetin e asaj që kërkon votuesi shqiptar dhe arsyet pse këto parti nuk po arrijnë të fitojnë mbështetje të konsiderueshme.

Analiza e rezultateve të fundit të sondazhit për partitë e vogla e përforcon këtë shqetësim dhe ndihmon në dekodimin e asaj që vazhdon të jetë një cikël bllokimi për to.

Rezultatet e sondazhit tregojnë një performancë të dobët të këtyre partive, ku asnjë prej tyre nuk arrin të kalojë pragun e 3% të mbështetjes popullore.

Për shembull, “Mundësia” (Agron Shehaj) ka arritur nivelin më të lartë me 2% ndërsa parti si “Nisma Thurje” dhe “Lëvizja Bashkë” që promovojnë reforma progresive, mezi kalojnë 1.5% dhe 3%. Arlind Qorri ka vetëm 0.5% Edhe “Partia e Lirisë” e Ilir Metës, që dikur kishte një elektorat të fortë, për shkak të arrestimit dhe problemeve me drejtësinë është tkurrur në vetëm 1%. E gjithë kjo ndodh në një kontekst ku dy partitë kryesore, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, vazhdojnë të dominojnë me përqindje respektive prej 48% dhe 36% duke lënë një hapësirë shumë të kufizuar për forcat e tjera politike.

Dominimi i këtyre dy partive kryesore lidhet jo vetëm me historinë e gjatë të lidershipit të tyre dhe strukturën organizative që kanë ndërtuar, por edhe me një perceptim të rrënjosur të qytetarëve se vetëm këto forca mund të menaxhojnë sistemin ekzistues, pavarësisht problemeve të dukshme me korrupsionin dhe qeverisjen e dobët.

Kjo tregon që dy partitë e mëdha kanë ndërtuar një sistem të fort polarizues, shpeshherë me vedije të plotë, për ta ruajtur peshën e vet dhe për të larguar influencen e partive të reja që dalin në jetën politike.

Këtu hyn në lojë një aspekt thelbësor që shumë nga partitë e vogla nuk arrijnë të kuptojnë: në Shqipëri, korrupsioni nuk ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në votë aq sa mendohet. Nuk kanë ndikuar as denoncimi i fusha e të marihuanës sepse mirëqenja nga ato fusha, për një pjesë të saj, është më e rëndësishme se sa thirrja për ndërgjegjje të votuesit potencial.

Arsyeja është e thjeshtë—për qytetarin e zakonshëm, korrupsioni nuk është vetëm një pengesë, por edhe një mjet për të përshpejtuar proceset që, ndryshe, do të ishin të ngadalta dhe të ngarkuara me burokraci. Në shumë raste, korrupsioni shihet si një “zgjidhje pragmatike” për të përballuar një sistem të ngurtë dhe joefikas.

Për këtë arsye, kur partitë e vogla përqendrojnë retorikën e tyre te lufta kundër korrupsionit dhe te transparenca pa ofruar zgjidhje konkrete dhe praktike që qytetari të mund t’i perceptojë si të realizueshme në të përditshmen e tij, ato duken si entitete që flasin për probleme teorike dhe jo për zgjidhje reale. Votuesi shqiptar, që vetë është shpesh pjesë e një modeli të vogël korruptiv në jetën e tij të përditshme, duke përfituar përmes ryshfeteve për nota në universitete, vendet e punës apo tenderat publikë, nuk e sheh korrupsionin vetëm si një të keqe të madhe abstrakte, por si diçka të lidhur me mënyrën praktike të jetesës dhe zgjidhjen e problemeve personale.

Në këtë kuptim, partitë e vogla nuk kanë kuptuar se ajo që votuesi kërkon nuk është thjesht një premtim moral për një shoqëri pa korrupsion, por një alternativë që i ofron siguri, stabilitet dhe një mënyrë më të lehtë për të përmbushur nevojat e tij pa pasur nevojë për ndërhyrje të paligjshme.

Në vend që të përqendrohen në ndërtimin e një platforme të unifikuar dhe të realizueshme që trajton problemet konkrete të qytetarit, ato mbeten të fragmentuara dhe të dobëta, duke konkurruar mes tyre për një pjesë të vogël të votës së protestës që është gjithashtu e fragmentuar dhe pa një drejtim të qartë.

Kjo situatë kërkon një paradigmë të re politike. Partitë e vogla duhet të kuptojnë se për të qenë konkurruese nuk mjafton të denoncojnë korrupsionin dhe të kërkojnë ndryshime radikale pa treguar qartë se si do të arrihen këto ndryshime në praktikë. Ato duhet të bashkëpunojnë, të ndërtojnë një identitet të përbashkët politik dhe të krijojnë një narrativë të re që është më afër realitetit të votuesit të zakonshëm. Në vend që të qëndrojnë në margjina dhe të luajnë rolin e forcave morale pa pushtet real, ato duhet të përfshihen në procesin politik me një qasje më pragmatike, duke pranuar se ndryshimi është një proces gradual dhe që kërkon kompromise dhe bashkëpunim për t’u arritur.

Për më tepër, partitë e mëdha kanë disa përparësi të qarta që vazhdojnë të mbajnë skenën politike të dominuar nga ato:

Rrjetet e fuqishme organizative, ku Partitë e mëdha kanë ndërtuar struktura të qëndrueshme dhe rrjete të gjera në çdo nivel, nga qendra deri te njësitë lokale. Kjo u mundëson atyre të jenë të pranishme në mënyrë të vazhdueshme në jetën e përditshme të qytetarëve dhe të mobilizojnë më lehtë elektoratin.

Pastaj, identiteti politik dhe historiku i gjatë dhe kjo është arsye që qytetarët i shohin partitë e mëdha si forca me një histori të gjatë në politikë, me lidership të njohur dhe me përvojë në menaxhimin e shtetit. Kjo krijon një lloj besimi te stabiliteti që ato mund të ofrojnë, pavarësisht problemeve të vazhdueshme të qeverisjes dhe korrupcionit.

Gjithashtu, këto parti kanë kapacitet për të ofruar përfitime të prekshme dhe të mëdha sepse kanë fuqinë për të menaxhuar burimet shtetërore dhe për të ofruar përfitime konkrete për qytetarët, qoftë përmes projekteve publike apo vendeve të punës në administratë. Kjo i bën votuesit më të prirur të mbështesin partitë që kanë mundësi reale për të ndikuar në jetën e tyre.

Duke vijuar me përvojën që kanë me kapitalin mediatik dhe komunikimin e fuqishëm: Në një mjedis ku media ka një rol të madh në formimin e opinioneve politike, partitë e mëdha përfitojnë nga mbulimi i vazhdueshëm dhe i gjerë mediatik, duke ndikuar drejtpërdrejt në perceptimin e publikut.

Aftësia për të menaxhuar dhe stabilizuar korrupsionin. Edhe pse korrupsioni perceptohet si një problem i madh, partitë e mëdha kanë arritur ta menaxhojnë atë në mënyrë që të mos krijojë destabilitet të rëndësishëm politik. Për qytetarët, më e rëndësishme është që sistemi të vazhdojë të funksionojë dhe përfitimet e vogla të vazhdojnë të jenë të arritshme, gjë që i mban partitë e mëdha në pushtet.

Në përfundim, partitë e vogla duhet të kuptojnë se për të ndryshuar këtë realitet, nuk mjafton vetëm retorika kundër korrupsionit apo premtimet për reforma të mëdha. Ato duhet të ndërtojnë një alternativë të qëndrueshme dhe reale, që ofron zgjidhje të prekshme dhe afatgjata për problemet e qytetarëve, në mënyrë që të bëhen aktorë të rëndësishëm në skenën politike shqiptare.

Derisa të ndodhë kjo, dy partitë e mëdha do të vazhdojnë të dominojnë, duke ofruar stabilitetin që votuesi e kërkon dhe përfitimet që ai ende i konsideron të domosdoshme për përditshmërinë e tij./Albanian Post



Ju sugjerojmë

Irani tregon se si mund të kalojnë anijet në Ngushticën e Hormuzit
Bota

Përplasja me SHBA, Irani: Asnjë shtet nuk ka kompetenca për Ngushticën e Hormuzit

28 Qershor, 2026 10:51 pm
Ish-deputeti Spaho: Me këtë ekip, PD më kollaj shkon në hënë se vjen në pushtet
Politikë

Edmond Spaho- Ramës: Mos ik nga presioni i protestës

28 Qershor, 2026 8:52 pm
Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

28 Qershor, 2026 8:01 pm
OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë
Bota

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë

28 Qershor, 2026 7:42 pm
Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave
Bota

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave

28 Qershor, 2026 5:21 pm
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Bota

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

28 Qershor, 2026 4:22 pm
Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit
Aktualitet

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit

28 Qershor, 2026 4:13 pm
Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes
Kryesore

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes

28 Qershor, 2026 2:32 pm
Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
Kryesore

“The Albanian Files”/ Berisha: Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet

28 Qershor, 2026 1:56 pm
Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur
Te Fundit

Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur

28 Qershor, 2026 11:57 am
Para
Biden, fonde federale shtesë për shuarjen e zjarreve në Kaliforni

Biden, fonde federale shtesë për shuarjen e zjarreve në Kaliforni

Kosova rrit pensionet për kategoritë e dala nga lufta

Kosova rrit pensionet për kategoritë e dala nga lufta

Pasojat që do t’i kishte Serbia nga sanksionimi i industrisë së naftës

Pasojat që do t’i kishte Serbia nga sanksionimi i industrisë së naftës
















TE FUNDIT

Përplasja me SHBA, Irani: Asnjë shtet nuk ka kompetenca për Ngushticën e Hormuzit

Irani tregon se si mund të kalojnë anijet në Ngushticën e Hormuzit
28 Qershor, 2026

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, paralajmëroi sot, pas tre ditësh armiqësish të ripërtërira, se çdo ndërhyrje në menaxhimin e...

Lexo më shumë

Edmond Spaho- Ramës: Mos ik nga presioni i protestës

Ish-deputeti Spaho: Me këtë ekip, PD më kollaj shkon në hënë se vjen në pushtet
28 Qershor, 2026

Ish-nën kryetari i PD Edmond Spaho ia ka kërkuar disa herë dorëheqjen Edi Ramës nga salla e Kuvendit gjatë viteve...

Lexo më shumë

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
28 Qershor, 2026

Në Tiranë po zhvillohet protesta e ditës së 29-të radhazi, ku qytetarë e mbledhur në Sheshin “Skënderbej” marshuan drejt Kryeministrisë....

Lexo më shumë

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë
28 Qershor, 2026

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën ka shkaktuar mbi 1,300 viktima që nga 21 qershori, bëri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}