Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Punëson njerëz për fasonerinë, pronarja nuk i jep lekët dhe thërret policinë

2025/01/09 at 9:05 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Punëson njerëz për fasonerinë, pronarja nuk i jep lekët dhe thërret policinë

Ergin Isa është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”, pasi ka një rrobaqepësi të vogël në qytetin e Durrësit dhe herë pas here lidhet me firma të mëdha, për të marrë punë. Në muajin Prill firmosi një kontratë me firmën “Do-Al sh.p.k” në Tiranë.

Sipas marrëveshjes, Ergini do të qepte nëpërmjet rrobaqepësisë sasi të ndryshme rrobash dhe do të merrte një pagesë të caktuar. Bëri disa punë, si qepje xhupash dhe bluzash dhe iu tha, se në fund do të merrte pagesën, por kjo nuk ndodhi.

Nga muaji Prill në Dhjetor nuk ka marrë asnjë pagesë. Pagesa, që duhet të merrte është 2 milionë e gjysmë lekë të vjetra. Si pasojë, Ergini nuk ka paguar as punonjëset e rrobaqepësisë së tij dhe ato tashmë janë larguar.

Ergin Isa: Në muajin Prill kam marrë punë nga një firmë e madhe këtu në Tiranë, “Do-Al Textil Shpk” me pronaren të quajtur Droisa Alikaj. Unë kisha kontratë që përfshinte që për çdo lloj qepje që bënim ne për mbanim përgjegjësi për datën, për dorëzimin.

Gazetarja: Dhe ju nga muaji Prill, e deri tani sa punë keni bërë dhe çfarë keni qepur ekzaktësisht dhe në cilën sasi?

Ergin Isa: Ne kemi bërë tre punë dhe kemi marrë një pasi 230 copë në fillim, kemi qepur xhupa. Pasi dorëzuam këtë morëm dhe një sasi tjetër me 190 copë, po përsëri dhe ato xhupa. Morëm dhe një sasi tjetër disa bluza dhe na u konfirmua që pasi të bëhet kjo punë pasi ishte dhe kjo shpejt e shpejt të bëhej pagesa.

Gazetarja: Sa do të ishte pagesa që do të kryej nga jush?

Ergin Isa: Pagesa duhet të ishte rreth 2 milonë e gjysëm lek të vjetra.

Gazetarja: Çfarë ndodhi?

Ergin Isa: Duke na mashtruar, jo sot po nesër. Lija punë këtu, shkoja aty, por nuk më jepte asnjë përgjigje. Ik më thoshte se sa të arrish ti në Durrës do të konfirmoj pagesën. Vija këtu prisja të më vinte një mesazh nga ana e bankës për pagesën, por asnjë.

Gazetarja: Më trego pas se si është gjendja e rrobaqepësisë tuaj sot?

Ergin Isa: Kisha deri në 7 punonjëse dhe sot nuk kam asnjë.

Gazetarja: Ti rrobaqepëset që kishe nuk i ke paguar apo jo?

Ergin Isa: Normalisht që jo, sepse po të ishin paguar ato do të ishin sot këtu. Kërkoj vetëm të marr lekët e mia, asnjë gjë më tepër.

Denoncuesi tregon për “Stop” dhe mesazhet që ka shkëmbyer me ekonomisten e firmës.

Ekonomistja: Ta thashë edhe një herë. Fola me zonjën dhe më tha, do të ta nis unë mandatin. Pa më nisur ajo, nuk kam çfarë të dërgoj. Sapo të më dërgojë mandatin, unë ta dërgoj. Edhe unë punonjëse jam këtu, nuk jam unë pronarja, që të vendos. Nuk po të thotë kush, që nuk ke të drejtë. Thjesht po them, që nuk ke, pse mendon gjëra të tilla, që po të mashtrojmë, apo ku di unë çfarë mendon, se as s’i çoj nëpër mend, jo më t’i bëj.

“Stop” shkoi pranë fasonerisë “Do-Al Textil Shpk” dhe veprimi i parë, që administratorja bëri ishte fshehja në zyrë edhe pse nuk e dinte, se pse “Stop” kishte shkuar.

Më pas ajo nuk pranoi të sqarojë problematikën, por thirri policinë për të bërë denoncim për hyrje pa leje në godinën që ajo ka me qira, edhe pse “Stop” kishte leje nga pronarët.

Ju sugjerojmë

Aksident në aksin Fier–Cakran, tre persona mbetën të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Fier–Cakran, tre persona mbetën të plagosur

24 Qershor, 2025 9:48 pm
Alimehmeti flet për rinumërimin…po a ka ambicie për bashkinë e Tiranës?
Politikë

Alimehmeti flet për rinumërimin…po a ka ambicie për bashkinë e Tiranës?

24 Qershor, 2025 9:35 pm
“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët
Aktualitet

“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët

24 Qershor, 2025 9:22 pm
Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
Bota

Gjermania zotohet se do ta paguajë “pjesën që i takon” për mbrojtje të Evropës

24 Qershor, 2025 9:15 pm
CNN: Sulmet e SHBA nuk shkatërruan depot nukleare në Iran
Bota

CNN: Sulmet e SHBA nuk shkatërruan depot nukleare në Iran

24 Qershor, 2025 9:11 pm
Netanyahu pas armëpushimit me Iranin: Arritëm një fitore historike
Bota

Netanyahu pas armëpushimit me Iranin: Arritëm një fitore historike

24 Qershor, 2025 9:07 pm
Vjen i nxehti përvëlues
Aktualitet

Vjen i nxehti përvëlues

24 Qershor, 2025 8:44 pm
“Mbrojtëm veten, Presidenti iranian: Nuk kërkojmë të zhvillojmë armë bërthamore
Bota

“Mbrojtëm veten, Presidenti iranian: Nuk kërkojmë të zhvillojmë armë bërthamore

24 Qershor, 2025 7:48 pm
Nga lashtësia deri më sot, muret që “ndajnë” botën
Life Style

Nga lashtësia deri më sot, muret që “ndajnë” botën

24 Qershor, 2025 7:36 pm
Lufta në Gaza/ 46 viktima dhe 150 të plagosur nga sulmet e fundit
Bota

Lufta në Gaza/ 46 viktima dhe 150 të plagosur nga sulmet e fundit

24 Qershor, 2025 7:20 pm
Para
Udhëhoqi protestën kundër regjimit, rrëmbehet liderja e opozitës në Venezuelë

Udhëhoqi protestën kundër regjimit, rrëmbehet liderja e opozitës në Venezuelë

Gjithë natën me 5 persona. Zbardhet dëshmia e 21-vjeçares që alarmoi Tiranën: Isha e rrezikuar

Gjithë natën me 5 persona. Zbardhet dëshmia e 21-vjeçares që alarmoi Tiranën: Isha e rrezikuar

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë

Sherr me thikë dhe sende të forta në Tiranë, plagosen dy persona

TE FUNDIT

Aksident në aksin Fier–Cakran, tre persona mbetën të plagosur

Aksident në aksin Fier–Cakran, tre persona mbetën të plagosur
24 Qershor, 2025

Një aksident rrugor ka ndodhur pak më parë në aksin Fier–Cakran, ku dy automjete  janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e...

Lexo më shumë

Alimehmeti flet për rinumërimin…po a ka ambicie për bashkinë e Tiranës?

Alimehmeti flet për rinumërimin…po a ka ambicie për bashkinë e Tiranës?
24 Qershor, 2025

Ish-kandidati i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ishte i ftuar këtë të martë në studion e Klan News, përballë gazetarit të...

Lexo më shumë

“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët

“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët
24 Qershor, 2025

Një qytetare nga Kavaja është drejtuar në emisionin “Stop” në Tv Klan, pasi tregon se është ndarë nga ish-bashkëshorti, me...

Lexo më shumë

Gjermania zotohet se do ta paguajë “pjesën që i takon” për mbrojtje të Evropës

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
24 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka paralajmëruar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e kupton vetëm gjuhën e forcës dhe që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com