Katër persona kanë mbetur të plagosur gjatë një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në aksin Peshkopi-Kukës në vendin e quajtur Kastriot, ku një makinë ka dalë nga rruga.
Sipas policisë së Dibër fillimisht aksidenti është konstatuar nga drejtuesit e tjerë të mjeteve të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën e spitalit Peshkopi të cilët kanë mbërritur në vendngjarje, ku dhe kanë bërë të mundur dërgimin e të plagosurave drejt spitalit.
Mësohet se njëri nga të plagosurit kishte marrë plagë të rënda dhe është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës për një mjekim me të specializuar.
“Sot me datë 09.01.2025, në vendin e quajtur “Pergjegje”, në fshatin Kastriot, shtetasi L.Gj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit të tij dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit dhe tre pasagjer, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital”, bën me dije policia.