Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Çmimet e shportës janë rritur me 60%”, Tabaku: Taksat, monopolet dhe korrupsioni po varfërojnë shqiptarët

2025/01/08 at 4:38 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Çmimet e shportës janë rritur me 60%”, Tabaku: Taksat, monopolet dhe korrupsioni po varfërojnë shqiptarët

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale duke denoncuar rritjen e çmimeve të shportës së konsumit, të cilat, sipas saj, janë rritur me 60% krahasuar me 12 vite më parë. Ajo thekson se kjo rritje nuk është shoqëruar me rritjen e të ardhurave dhe pensioneve, duke e bërë barrën ekonomike të papërballueshme për qytetarët.

Tabaku ka analizuar shkaqet kryesore të kësaj situate, duke i përmbledhur në tre faktorë kryesorë: taksat e larta, mungesa e konkurrencës për shkak të monopoleve dhe korrupsioni që ka kapur çdo hallkë të tregut.

“Në vitin 2024, rritja e çmimeve preku çdo produkt, nga buka deri tek produktet e shportës. Edhe në vitin 2025 situata vazhdon të jetë e njëjtë sepse asnjë zgjidhje nuk është ofruar. Çmimet janë rritur me 60% ndërsa pensionet dhe të ardhurat kanë mbetur të pandryshuara, ” thekson Tabaku.

Ajo ngre shqetësimin për sistemin e padrejtë të taksave, mungesën e konkurrencës dhe kapjen e tregut nga interesa të caktuara që, sipas saj, po penalizojnë konsumatorët shqiptarë dhe po varfërojnë popullsinë.

“Zgjidhja është e qartë, duhet ndryshuar modeli ekonomik që ka shteruar prej 12 vitesh dhe nuk ofron më asnjë zgjidhje. Vetëm përmes një sistemi taksash të drejtë, konkurrencës së hapur dhe një ekonomie të bazuar te ndershmëria mund të dalim nga kjo krizë, ” thekson deputetja e PD-së.

Tabaku shpreh besimin se 2025 do të jetë jo vetëm viti i rritjes së çmimeve, por edhe viti i shpresës dhe zgjidhjes për të gjitha këto probleme pasi në qq maj shqiptarët do të zgjedhin PD pas 3 mandateve dështim socialist!

“2024 është viti i rritjes së cmimeve, nga buka, tek ushqimet, tek produktet e shportës, të gjitha janë rritur.2025 vazhdon të jetë akoma vit i rritjes së cmimeve sepse asnjë zgjidhje nuk është dhënë. 30% e popullsisë, 800 mijë pensionistët, kanë pasur një rritje 60% të cmimeve. Kjo rritje vjen për disa arsye: taksat dhe sistemi i padrejtë i ngritur i cili penalizon punën e ndershme por penalizon njëkohësisht dhe produktet që të vijnë me cmime normale në tryezat e shqiptarëve. Mungesa e konkurrencës dhe kapja e cdo hapësire në treg që nga zinxhiri i shpërndarjes deri tek shitja, tek pika e shitjes për konsumatorët dhe së treti,të ardhurat e disponueshme që kanë qenë në rënie. Këto tre elementë i kanë varfëruar qytetarët shqiptarë. Kush është zgjidhja? Sigurisht ndryshimi i një modeli ekonomik, ndryshimi i një modeli i cili sot ka shteruar , nuk jep dot më asgjë, nuk jep zgjidhje dhe unë nuk e pres zgjidhjen nga ato që nuk e dhanë në 12 vite. Shpresoj shumë që ekonomia shqiptare të ketë burime të tjera rritje, të ketë të tjera mundësi për një konkurrencë të hapur, për një sistem taksash të drejtë dhe në fund të ditës cdo gjë zgjidhjen tek ekonomia e ka. Për këtë arsye 2025 vërtet është viti i rritjes së cmimeve por është dhe viti i zgjidhjës së gjithë problemeve tuaja”,-shprehet Tabaku.

Ju sugjerojmë

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike
Bota

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike

19 Dhjetor, 2025 10:43 pm
Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
Aktualitet

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO

19 Dhjetor, 2025 8:38 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Putin sfidon Perëndimin:Rusia po përparon në gjithë frontin, nuk ka lëshime për paqe

19 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat
Kronikë

Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat

19 Dhjetor, 2025 6:36 pm
Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në
Bota

Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në

19 Dhjetor, 2025 6:10 pm
Kongresi votoi pro shitjes së TikTok, krijohen mosmarrëveshje mes Kinës dhe SHBA-ve
Bota

TikTok pranon marrëveshjen për shitjen e aseteve në SHBA

19 Dhjetor, 2025 5:11 pm
Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen

19 Dhjetor, 2025 4:42 pm
Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika
Bota

Macron: BE duhet të jetë gati të bashkëpunojë me Rusinë

19 Dhjetor, 2025 4:01 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve

19 Dhjetor, 2025 3:40 pm
Lufta Izrael-Iran, Trump: Duam një fund të vërtetë, jo armëpushim
Bota

Trump: Lufta me Venezuelën është e mundur

19 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Para
Marrëveshja e Melania Trump me Amazon, 40 milionë dollarë për dokumentarin e jetës së saj

Marrëveshja e Melania Trump me Amazon, 40 milionë dollarë për dokumentarin e jetës së saj

Zv/Sekretari amerikan, Richard Verma mbërrin në Shqipëri: I emocionuar që jam këtu

Zv/Sekretari amerikan, Richard Verma mbërrin në Shqipëri: I emocionuar që jam këtu

Danezët reagojnë ndaj komenteve të Presidentit të zgjedhur Trump për Groenlanden

Danezët reagojnë ndaj komenteve të Presidentit të zgjedhur Trump për Groenlanden

TE FUNDIT

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike
19 Dhjetor, 2025

Hakerë kinezë dyshohet se kanë aksesuar mijëra dokumente dhe të dhëna konfidenciale në një shkelje serioze të sigurisë së Ministrisë...

Lexo më shumë

OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike

OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
19 Dhjetor, 2025

Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi të premten se uria e shpallur në Gaza në gusht tani ka përfunduar falë...

Lexo më shumë

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
19 Dhjetor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar lirimin nga detyra të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë...

Lexo më shumë

Putin sfidon Perëndimin:Rusia po përparon në gjithë frontin, nuk ka lëshime për paqe

“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
19 Dhjetor, 2025

Presidenti rus, Vladimir Putin, e nisi paraqitje e tij vjetor duke folur me vetëbesim për pozicionin e Rusisë në fushëbetejë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com