Zv.kryeministrja dhe njëherësh, ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku ka njoftuar se nga data 15 do të nënshkruhet një marrëveshje trilateriale midis Emirateve të Bashkuara, Italisë dhe Shqipërisë për linjën e transmetimit nënujor.
Me këtë projekt Balluku thotë se Shqipëria do të jetë kontributore dhe në linjat e transmetimit europiane.
”Ne kemi një sërë projektesh shumë të rëndësishme që nuk janë thjesht projekte për forcimin e kapaciteteve transmetuese të Shqipërisë, por janë për forcimin e kapaciteteve transmetuese të Ballkanit. Nga data 15 do të kemi një marrëveshje trilateriale midis Emirateve të Bashkuara, Italisë dhe Shqipërisë për linjën e transmetimit nënujor, atëherë mund të themi se Shqipëria do të jetë kontributore dhe në linjat e transmetimit europiane”, tha Balluku.