Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Moti i keq në SHBA, mbyllen shkollat dhe institucionet qeveritare në disa shtete

2025/01/06 at 6:51 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Moti i keq në SHBA, mbyllen shkollat dhe institucionet qeveritare në disa shtete

Një valë dëbore, akulli, erërash dhe temperaturat në rënie krijuan kushte të rrezikshme udhëtimi në shtetet qendrore dhe jugore amerikane deri në brigjet lindore të vendit, duke detyruar mbylljen e shkollave dhe institucioneve qeveritare në disa shtete.

Bora dhe akulli mbuluan rrugët kryesore në Kansas, Nebraskën perëndimore dhe pjesë të Indianës, ku Garda Kombëtare e këtij shteti u aktivizua për të ndihmuar udhëtarët e bllokuar në makina. Pritej që dëbora të arrinte në të paktën 20 centimetra, së bashku me erëra të forta deri në 72 km/orë.

Uashington, 6 janar 2025 – Pamje të regjistruara pranë ndërtesës së Zërit të Amerikës

Shërbimi Kombëtar i Motit lëshoi paralajmërime për stuhi dimërore nga Kansasi në Misuri deri në Nju Xhersi.

“Disa zona në këtë rajon që do të kenë sasitë më të mëdha të borës, këto mund të jenë reshjet më të mëdha në të paktën një dekadë”, tha shërbimi i motit .

Vorbulla polare e ajrit tepër të ftohtë zakonisht rrotullohet përreth Polit të Veriut. Njerëzit në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Azi e përjetojnë të ftohtin e tij intensiv kur rrymat e ajrit zhvendosen drejt jugut.

Studimet tregojnë se ngrohja e shpejtë në Arktik është pjesërisht shkaktare për frekuencën në rritje të vorbullës polare që zgjeron ndikimin e saj të akullt.

Anulohet mësimi në shkolla

Të hënën shkollat u mbyllën në rang të gjerë. Rajonet në Indiana, Virxhinia dhe Kentaki njoftuan anulimin e mësimit të dielën pasdite.

Shkollat publike në Kentaki anuluan mësimet, aktivitetet jashtë mësimore dhe sportive për afro 100 mijë nxënës.

Shkollat u mbyllën dhe në Merilend, ku guvernatori Wes Moore shpalli gjendjen e emergjencës të dielën dhe njoftoi se insitucionet shtetërore do ishin mbyllur të hënën.

“Siguria e banorëve të Merilendit është përparësia jonë. Ju lutem mos qarkulloni gjatë kësaj stuhie. Merrni masa për familjen dhe shtëpinë tuaj dhe karikoni mjetet e komunikimit në rast se do të ketë një ndërprerje energjisë elektike”, tha zoti Moore përmes një deklarate./VOA

Ju sugjerojmë

“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes
Aktualitet

“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes

17 Qershor, 2025 9:26 pm
“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan
Aktualitet

“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan

17 Qershor, 2025 9:06 pm
Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan
Aktualitet

Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan

17 Qershor, 2025 8:50 pm
Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
Bota

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”

17 Qershor, 2025 8:47 pm
Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri
Aktualitet

Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri

17 Qershor, 2025 8:21 pm
Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste
Bota

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

17 Qershor, 2025 8:13 pm
SHBA godet mallrat kineze me tarifë 145%
Bota

Trump shton tensionet:E dimë ku fshihet lideri i Iranit, s’do ta vrasim për momentin

17 Qershor, 2025 8:00 pm
Raporti i Eurostat: Mbi 1500 të mitur të pashoqëruar kërkuan azil në mars 2025
Aktualitet

Raporti i Eurostat: Mbi 1500 të mitur të pashoqëruar kërkuan azil në mars 2025

17 Qershor, 2025 7:37 pm
Manja pret Presidentin e Eurojust: Partner i çmuar në drejtësinë ndërkombëtare
Aktualitet

Manja pret Presidentin e Eurojust: Partner i çmuar në drejtësinë ndërkombëtare

17 Qershor, 2025 7:35 pm
Keqmenaxhoi fondet bujqësore, BE gjobit Greqinë me 400 milionë euro
Rajoni

Keqmenaxhoi fondet bujqësore, BE gjobit Greqinë me 400 milionë euro

17 Qershor, 2025 7:00 pm
Para
Përfshirja Elon Musk në politikën e vendeve europiane, kryeministri norvegjez: Ndërhyrja e tij është shqetësuese

Përfshirja Elon Musk në politikën e vendeve europiane, kryeministri norvegjez: Ndërhyrja e tij është shqetësuese

Partia e ekstremit të djathtë mandatohet për ta formuar qeverinë e re në Austri

Partia e ekstremit të djathtë mandatohet për ta formuar qeverinë e re në Austri

Zbulohet pasuria e Dua Lipës

Zbulohet pasuria e Dua Lipës

TE FUNDIT

“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes

“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes
17 Qershor, 2025

Disa ditë më parë emisioni “Stop” në Tv Klan tregoi sesi avokatja e Lushnjes, Klotilda Kola, kishte mashtruar disa qytetarë...

Lexo më shumë

“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan

“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan
17 Qershor, 2025

Një zonjë nga Peshkopia është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi në datën 5 qershor, siç...

Lexo më shumë

Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan

Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan
17 Qershor, 2025

Pas një pune të pandërprerë të forcave, është arritur të vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan....

Lexo më shumë

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
17 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka shprehur mbështetje të fuqishme për Izraelin dhe fushatën e tij ushtarake kundër Iranit, teksa ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com