Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trupat ushtarake franceze do të largohen nga Bregu i Fildishtë

2025/01/01 at 2:46 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Trupat ushtarake franceze do të largohen nga Bregu i Fildishtë

Bregu i Fildishtë ka bërë të ditur se trupat ushtarake franceze do të tërhiqen nga ky shtet i Afrikës Perëndimore, duke zvogëluar kështu ndikimin ushtarak të ish-fuqisë koloniale në rajon.

Në adresimin vjetor, presidenti i Bregut të Fildishtë, Alassane Ouattara, ka thënë se ky vendim është reflektim i modernizimit të forcave të armatosura të shtetit.

Ndaras, Senegali, i cili muajin e kaluar ka bërë të ditur se Franca do t’i mbyllë bazat ushtarake në territorin e tij, ka konfirmuar se tërheqja do të kompletohet në fund të vitit 2025.

Në Bregun e Fildishtë është i pranishëm kontingjenti më i madh i trupave ushtarake franceze në Afrikën Perëndimore.

Aty janë rreth 600 ushtarë, ndërsa 350 të tjerë në Senegal.

“Kemi marrë vendim në mënyrë të bashkërenduar për tërheqje të forcave franceze nga Bregu i Fildishtë”, ka thënë presidenti Ouattara.

Ai ka thënë se një batalion ushtarak, që drejtohet nga ushtria franceze, do t’iu dorëzohet trupave vendore.

Franca, rregulli kolonial i së cilës ka përfunduar në vitet ’60 në rajonin e Afrikës Perëndimore, veçse i ka tërhequr ushtarët nga Mali, Burkina Faso dhe Nigeri, pas puçeve ushtarake në këto shtete, dhe rritjes së sentimentit kundër Francës.

Këto tri vende i kanë forcuar lidhjet me Rusinë, prej kur i kanë dëbuar trupat ushtarake prej rajoneve të tyre.

Qeveria e Çadit – aleat kyç i Perëndimit në luftën kundër militantëve islamikë në rajon – i ka dhënë fund papritur bashkëpunimit me Francën në nëntor.

Ka sinjale se Franca ka më pak se 2.000 trupa në Xhibuti dhe Gabon.

Vëzhguesit politikë besojnë se Franca është duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të rikthyer ndikimin politik dhe ushtarak në Afrikë.

Për më shumë se tri dekada pas pavarësimit nga Franca, Bregu i Fildishtë është njohur për harmoninë fetare dhe etnike, si dhe ekonominë e zhvilluar mirë.

Megjithatë, një rebelim i armatosur më 2002 e ka ndarë shtetin në dysh.

Pavarësisht jostabilitetit aktual, Bregu i Fildishtë është eksportuesi më i madh i kokrrave të kakaos, dhe qytetarët e vet gëzojnë të hyra më të mira, në krahasim me vendet tjera në rajon./REL

Ju sugjerojmë

Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut
-Jetë dhe Stil

Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut

12 Maj, 2025 8:30 pm
Përfundon numërimi në bashkinë Shijak, PS forcë e parë
Kryesore

Përfundon numërimi në bashkinë Shijak, PS forcë e parë

12 Maj, 2025 8:13 pm
Numërimi i votës në Vlorë, ministri Vengu: Tejkaluam rezultatin e zgjedhjeve 2021!
Kryesore

Numërimi i votës në Vlorë, ministri Vengu: Tejkaluam rezultatin e zgjedhjeve 2021!

12 Maj, 2025 8:06 pm
Vota e diasporës, Celibashi thirrje partive politike: Numëruesit janë të lodhur…
Kryesore

Vota e diasporës, Celibashi thirrje partive politike: Numëruesit janë të lodhur…

12 Maj, 2025 7:42 pm
Ngjyroset me rozë një tjetër bashki, socialistët marrin edhe Memaliajn
Politikë

Ngjyroset me rozë një tjetër bashki, socialistët marrin edhe Memaliajn

12 Maj, 2025 7:25 pm
82% e të paraburgosurve në Elbasan ia japin votën PS-së
Politikë

82% e të paraburgosurve në Elbasan ia japin votën PS-së

12 Maj, 2025 7:12 pm
Hamasi: Kemi liruar pengun e fundit të gjallë në Gaza
Bota

Hamasi: Kemi liruar pengun e fundit të gjallë në Gaza

12 Maj, 2025 6:52 pm
Rezultati në Berat, Demo: E kemi të mbrojtur mandatin e 5
Kryesore

Rezultati në Berat, Demo: E kemi të mbrojtur mandatin e 5

12 Maj, 2025 6:27 pm
Vau i Dejës/ Përfundon numërimi i votave, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë
Aktualitet

Vau i Dejës/ Përfundon numërimi i votave, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë

12 Maj, 2025 5:58 pm
Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike
Aktualitet

Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike

12 Maj, 2025 5:45 pm
Para
Shoferët problematikë, siguracion më të lartë. Hyn në fuqi rregullorja e re

Shoferët problematikë, siguracion më të lartë. Hyn në fuqi rregullorja e re

Bota feston ndërrimin e viteve me fishekzjarre dhe dronë

Bota feston ndërrimin e viteve me fishekzjarre dhe dronë

Elon Musk blen “Twitter” për shumën marramendëse, nis shkarkimin e drejtuesve

Elon Musk ndryshon emrin në platformën 'X'

TE FUNDIT

Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut

Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut
12 Maj, 2025

Hëna e plotë sot ndriçon shenjën e Akrepit, duke sjellë një mori emocionesh të thella dhe pasionesh të zjarrta për...

Lexo më shumë

Përfundon numërimi në bashkinë Shijak, PS forcë e parë

Përfundon numërimi në bashkinë Shijak, PS forcë e parë
12 Maj, 2025

Ka përfunduar numërimi i votave në bashkinë Shijak. Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, u numëruan kutitë nga 54...

Lexo më shumë

Numërimi i votës në Vlorë, ministri Vengu: Tejkaluam rezultatin e zgjedhjeve 2021!

Numërimi i votës në Vlorë, ministri Vengu: Tejkaluam rezultatin e zgjedhjeve 2021!
12 Maj, 2025

Në KZAZ nr. 84 në qytetin e Vlorës sapo ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet  parlamentare 2025....

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Celibashi thirrje partive politike: Numëruesit janë të lodhur…

Vota e diasporës, Celibashi thirrje partive politike: Numëruesit janë të lodhur…
12 Maj, 2025

Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ka dal pasditen e sotme në një deklaratë për mediat, ku ka dhënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com