Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu ka njoftuar se është marrë vendimi që familjet në nevojë do të marrin shpërblim për fundvit, një shumë prej 150 mijë eurosh.
Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, Koçiu deklaroi se nga kjo skemë përfitojnë 275 mijë familje dhe individë.
“Sot dua të njoftoj se për të gjithë familjet dhe të gjithë individët që përfitojnë nga skema dhe programi për mbrojtjen sociale. Me vendimin më të fundit u akordohet një shpërblim për festat e fundvitit për 275 mijë familje dhe individë që përfitojnë nga skema dhe programi i mbrojtjes sociale.”