Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aktakuzë kundër një serbi për kryerje të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

2024/12/24 at 7:58 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Aktakuzë kundër një serbi për kryerje të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të martën aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet, G.V., të nacionalitetit serb, nën dyshimet për kryerje të dhunës seksuale ndaj një viktime të nacionalitetit shqiptar.

Përmes një komunikate, Prokuroria ka thënë se hetimet kanë vërtetuar se në kohën e luftës në Kosovë, në periudhën 1998-1999, i pandehuri ka kryer dhunë seksuale, si krim i luftës.

Numri i saktë i grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë nuk dihet, por përgjatë viteve të pasluftës organizata të ndryshme vendëse e ndërkombëtare kanë thënë se numri mund të arrijë deri në 20 mijë.

Prokuroria i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që gjykimin ta mbajë në mungesë, pasi i pandehuri është i paarritshëm për organet e drejtësisë.

Gjykimi mund të mbahet në mungesë të të akuzuarit dhe kjo mund të bëhet kur prokuroria dhe gjykata t’i kenë shterur të gjitha mjetet për sigurimin e prezencës së të akuzuarit.

Kjo është aktakuza e tretë për krime lufte në mungesë e ngritur gjatë muajit dhjetor.

Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë më 23 dhjetor, se deri më tani janë të ngritura 67 aktakuza nga departamenti për krime lufte në Prokurori.

Gjykimi i parë në mungesë për krime lufte pati nisur në nëntor të vitit 2023 në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Prej përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, prej Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX).

Në vitin 2018, ky mision i ka dorëzuar lëndët në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-1999 janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.

Më shumë se 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë./REL

Ju sugjerojmë

Shqipëria e fundit për pastërtinë e ujërave natyrorë
Aktualitet

Shqipëria e fundit për pastërtinë e ujërave natyrorë

23 Qershor, 2025 8:42 am
Belgjika do të vendosë kontrolle kufitare që nga vera
Bota

Belgjika do të vendosë kontrolle kufitare që nga vera

23 Qershor, 2025 8:41 am
Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
Bota

Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran

23 Qershor, 2025 8:34 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 23 qershor 2025

23 Qershor, 2025 8:31 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 23 qershor 2025

23 Qershor, 2025 8:15 am
Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
Bota

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

22 Qershor, 2025 10:41 pm
Auto-Skicë
Life Style

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

22 Qershor, 2025 10:21 pm
Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 10:10 pm
Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
Bota

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 9:56 pm
Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë
Life Style

Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë

22 Qershor, 2025 9:22 pm
Para
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave, disa do t’i ofrohen Ukrainës

SHBA do të rrisë prodhimin e raketave, disa do t’i ofrohen Ukrainës

Franca me qeveri të re përballë sfidave politike dhe borxhit të thellë publik

Franca me qeveri të re përballë sfidave politike dhe borxhit të thellë publik

Qytetarët festojnë në shesh, Veliaj: Gëzuar! E kemi transformuar Tiranën

Qytetarët festojnë në shesh, Veliaj: Gëzuar! E kemi transformuar Tiranën

TE FUNDIT

Shqipëria e fundit për pastërtinë e ujërave natyrorë

Shqipëria e fundit për pastërtinë e ujërave natyrorë
23 Qershor, 2025

Pushimet e verës po afrojnë dhe për t'u ofruar pushuesve informacione lidhur me pastërtinë e ujërave të deteve, të liqeneve...

Lexo më shumë

Belgjika do të vendosë kontrolle kufitare që nga vera

Belgjika do të vendosë kontrolle kufitare që nga vera
23 Qershor, 2025

Qeveria belge ka njoftuar se do të ndërmarrë veprime kundër migrimit të parregullt duke forcuar kontrollet e hyrjes. Kontrollet në...

Lexo më shumë

Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran

Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
23 Qershor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lënë të kuptohet të hënën se mund ta mirëpresë rrëzimin...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 23 qershor 2025

Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
23 Qershor, 2025

Ditën e hënë vendi ynë do të ketë mot të qëndrueshëm dhe të kthjellët, me orë të gjata me diell...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com