Ambasadori i Britanisë së Madhe Nicholas Abbott ka folur në emisionin “Opinion”, mbi përshtypjet para për Shqipërinë.
Abbott, i cili ka shërbyer si ambasador edhe në Kosovë, bëri dhe një krahasim me Shqipërinë. Diplomati britanik, theksoi se Tirana është një qytet me më shumë mundësi se Prishtina, duke theksuar edhe numrin e turistëve që e vizitojnë atë.
Pjesë nga intervista
Fevziu: Sa vite kaluat në Kosovë?
Abbott: Qëndrova aty për 4 vite e gjysmë.
Fevziu: 4 vite e gjysmë?!
Abbott: Po.
Fevziu: Kjo do të thotë që jeni gjysmë shqiptar.
Abbott: Nuk e di nëse jam i kualifikuar për të marrë pasaportën. Qëndrimi këtu në Tiranë është shumë i ngjashëm nga disa aspekte dhe shumë ndryshe nga disa aspekte të tjera.
Fevziu: Por ju e kishit vizituar Tiranën më parë kur keni qenë ambasador në Kosovë…
Abbott: Po… Sigurisht! Vizituam Durrësin, Tiranën, pra i dinim disa gjëra për vendin.
Fevziu: Jeni me fat sepse tanimë ekziston një rrugë që lidh Prishtinën me Tiranën. Kjo rrugë ekziston këtu e 15-17 vite. Më parë ka qenë e pamundur të shkoje nga një qytet në tjetrin.
Abbott: E di, e di. Kam folur me shumë njerëz për këtë çështje. Kënaqësia që të jem ajo rrugë… E bën më të lehtë për të gjithë.
Fevziu: Dua t’ju pyes për misionin dhe detyrën tuaj këtu në Tiranë. Por më parë, dua t’ju pyes për diçka tjetër: cilat janë dallimet mes Prishtinës dhe Tiranës në jetën e përditshme?
Abbott: Në disa aspekte janë shumë të ngjashme por le të jem të sinqertë: Tirana është një qytet i madh ndërkombëtar. Jetojmë në mes të saj. Është diçka ndryshe. Zhurma e njerëzve, gjallëria, kreativiteti, numri i lartë i turistëve… Fakti që të gjithëve i pëlqen që të hanë byrek, në Tiranë të ofrohen edhe mundësi të tjera…
Fevziu: E keni shijuar byrekun?
Abbott: Po, sigurisht. Të gjithë e kanë provuar.
Fevziu: Është një prej ushqimeve të preferuarve të mijat po ashtu dhe të gjithë e shijojnë atë. Duhet të themi që edhe moti është ndryshe.
Abbott: Është e vërtetë. Shumë më ngrohtë këtu. Është më e lehtë këtu.