Pak javë pas rrëzimit të ish-presidentit Basha al-Assad, protesta të mëdha kanë “shpërthyer” në Siri.
BBC raporton se protestuesit kanë djegur pemën e Krishtlindjeve pranë qytetit Hama.
Një video e postuar në mediat sociale tregon disa persona të armatosur të maskuar duke i vënë zjarrin pemës në sheshin kryesor të Suqaylabiyah, një qytet me shumicë të krishterë në Sirinë qendrore.
Fraksioni kryesor islamik që udhëhoqi kryengritjen që rrëzoi presidentin Bashar al-Assad tha se personat përgjegjës për zjarrvënien ishin luftëtarë të huaj dhe se janë arrestuar.
Mijëra demonstrues dolën në rrugë në të gjithë vendin, duke kërkuar nga udhëheqësit e rinj islamikë mbrojtje për pakicat fetare.