Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk certifikoi Listën Serbe për zgjedhjet, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë thirrje KQZ: Respektoni ligjin, jo interesat politike

2024/12/24 at 12:25 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuk certifikoi Listën Serbe për zgjedhjet, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë thirrje KQZ: Respektoni ligjin, jo interesat politike

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, kërkoi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të respektojë procedurat ligjore në rastin e certifikimit të Listës Serbe.

“I bëj thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës që të sigurojë se procesi zgjedhor të kryhet me integritet dhe bazuar në procedura të drejta ligjore, e jo mbi interesa politike”, shkroi Hargreaves.

Më 23 dhjetor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e certifikoi Listën Serbe, partinë më të madhe të serbëve në Kosovë, për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Përfaqësues të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), dolën kundër certifikimit të kësaj partie, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, duke përmendur që kjo parti nuk e njeh shtetin e Kosovës, dhe atij nuk i referohet me emrin zyrtar, por si “Kosova dhe Metohia”.

Në reagimin e tij, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Hargreaves, kërkoi nga KQZ-ja dhe anëtarët e saj që të jenë gjithëpërfshirës dhe transparent.

“Presim që KQZ-ja dhe të gjithë anëtarët e saj të vlerësojnë certifikimin e Listës Serbe sipas zbatimit gjithëpërfshirës, transparent dhe të qëndrueshëm të rregulloreve përkatëse”, tha Hargreaves.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar të hënën se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po tenton “të eliminojë kundërshtarin e vetëm” në Kosovë, Listën Serbe.

Më vonë, Vuçiq ka thënë se ka biseduar edhe me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për ato që i ka konsideruar shkelje të ligjit ndërkombëtar nga ana e Prishtinës, duke ia pamundësuar Listës Serbe pjesëmarrjen në zgjedhje./REL

Ju sugjerojmë

Grekët vajtojnë për shqiptarët? Mungojnë punëtorë në turizëm
Rajoni

Grekët vajtojnë për shqiptarët? Mungojnë punëtorë në turizëm

28 Korrik, 2025 9:03 am
Google dështoi t’i paralajmëronte 10 milionë turq për tërmetin e vitit 2023
Bota

Google dështoi t’i paralajmëronte 10 milionë turq për tërmetin e vitit 2023

28 Korrik, 2025 9:01 am
OBSH: Kequshqyerja në Gazë po prek “nivele alarmante”
Bota

OBSH: Kequshqyerja në Gazë po prek “nivele alarmante”

28 Korrik, 2025 8:56 am
Zbardhen detyrimet e reja të taksës së ndërtesës për 119 zonat kadastrale në rrethe
Aktualitet

Zbardhen detyrimet e reja të taksës së ndërtesës për 119 zonat kadastrale në rrethe

28 Korrik, 2025 8:43 am
Çmimet e bulmetit në Shqipëri janë të katërtat më të shtrenjtat në Europë
Aktualitet

Çmimet e bulmetit në Shqipëri janë të katërtat më të shtrenjtat në Europë

28 Korrik, 2025 8:37 am
Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 28 korrik 2025

28 Korrik, 2025 8:31 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 28 korrik 2025

28 Korrik, 2025 8:22 am
Merz:Aleatët e Kievit nuk do kufizojnë më rrezen e përdorimit të armëve për Ukrainën
Bota

Merz për marrëveshjen SHBA-BE: U shmang një përplasje tregtare

27 Korrik, 2025 11:12 pm
Del nga shinat treni në Gjermani, humbin jetën disa persona
Bota

Del nga shinat treni në Gjermani, humbin jetën disa persona

27 Korrik, 2025 10:30 pm
Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre
Kryesore

Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre

27 Korrik, 2025 10:08 pm
Para
Historia e kremtimit të Krishtlindjeve

Historia e kremtimit të Krishtlindjeve

Dëborë dhe ngrica në zonat malore, dhjetëra fshatra kanë mbetur pa energji elektrike 

Dëborë dhe ngrica në zonat malore, dhjetëra fshatra kanë mbetur pa energji elektrike 

Salianji reagon për Gjekmarkajn dhe protestën e opozitës: Të lësh pa ndjenja një pedagog e kritik letrar është hipokrizi e nivelit të lartë!

Salianji reagon për Gjekmarkajn dhe protestën e opozitës: Të lësh pa ndjenja një pedagog e kritik letrar është hipokrizi e nivelit të lartë!

TE FUNDIT

Grekët vajtojnë për shqiptarët? Mungojnë punëtorë në turizëm

Grekët vajtojnë për shqiptarët? Mungojnë punëtorë në turizëm
28 Korrik, 2025

Industria e turizmit në Greqi po vuan nga një mungesë akute e stafit. Ajo mbështetet te punëtorët e huaj. Por...

Lexo më shumë

Google dështoi t’i paralajmëronte 10 milionë turq për tërmetin e vitit 2023

Google dështoi t’i paralajmëronte 10 milionë turq për tërmetin e vitit 2023
28 Korrik, 2025

Gjiganti Google e ka pranuar se sistemi i tij i paralajmërimit për tërmete ka dështuar që t’i njoftojë njerëzit në...

Lexo më shumë

OBSH: Kequshqyerja në Gazë po prek “nivele alarmante”

OBSH: Kequshqyerja në Gazë po prek “nivele alarmante”
28 Korrik, 2025

Niveli i kequshqyerjes në Rripin e Gazës ka arritur në “nivele alarmante”, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), dhe...

Lexo më shumë

Zbardhen detyrimet e reja të taksës së ndërtesës për 119 zonat kadastrale në rrethe

Zbardhen detyrimet e reja të taksës së ndërtesës për 119 zonat kadastrale në rrethe
28 Korrik, 2025

Pavarësisht rritjes së çmimeve të referencës për shitblerjen e apartamenteve të propozuara nga Ministria e Financave, qytetarët e bashkive të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com