Banorët e fshatit Metoq në Sarandë kanë folur për mediat pas ngjarjes së rëndë, ku gruaja vrau burrin me sëpatë.
Kanë qenë familjarët që kanë gjetur trupin e pajetë të 53-vjeçarit, që u vra nga gruaja e tij 49-vjeçare, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Një banor i zonës është shprehur se gruaja ka pasur probleme me shëndetin mendor, ndërsa bashkëshorti i saj i ndjerë punonte i vetëm për të mbajtur familjen.
“Gruaja nuk punonte rrinte në shtëpinë. Punonte vetëm burri. Kanë katër vajza. Punonte ditë për ditë. Ishte punëtor, rrinte me qera këtu. Gruaja kishte probleme, nuk ishte mirë nga shëndeti mendor më duket. Ishte e sëmurë, e dinte ai i shkreti”, tha ai.