Një 68-vjeçar ka humbur jetën. Dyshohet se është vrarë aksidentalisht me armë gjahu, ndërsa kishte dalë për gjueti.
Sipas policisë arma e gjahut, të cilën ky shtetas e posedonte me leje, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
“Në fshatin Perrollaj, dyshohet se aksidentalisht është vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi H. U., 68 vjeç, banues në fshatin Perrollaj, Has, i cili kishte dalë për gjueti.
Arma e gjahut, të cilën ky shtetas e posedonte me leje, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”,-njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.