Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kongresi amerikan shqyrton mundësinë e ndalimit të tregtimit të dronëve kinezë  

2024/12/24 at 11:02 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kongresi amerikan shqyrton mundësinë e ndalimit të tregtimit të dronëve kinezë  

Rivaliteti ekonomik dhe teknologjik mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës tashmë është shfaqur edhe tek tregu i dronëve, ku markat kineze janë dominuese. 


Ligjvënësit amerikanë po shqyrtojnë mundësinë e ndalimit të tregtisë së mëtejshme të dronëve nga dy kompani kineze, me argumentet se pajisjet mund të përdoren për të spiunuar amerikanët dhe se modelet me kosto të ulët po dëmtojnë industrinë e amerikane të dronëve. 

Një projektligj për mbrojtjen, i miratuar nga Kongresi javën e kaluar, synon ndalimin e tregtisë së dronëve të prodhuar nga firmat “DJI Technology” dhe “Autel Robotics”, nëse përfundimet e një hulumtimi tregojnë se përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare amerikane. 

Por përdoruesit amerikanë, që nga punonjësit e rendit, fermerët, topografët, industria e filmit, varen nga dronët e prodhuar në Kinë, kryesisht të firmës DJI. 

LIGJVËNËSIT: DRONËT KËRCËNM PËR SIGURINË KOMBËTARE 

Ligjvënësja republikane, Elise Stefanik e cila përfaqëson Nju Jorkun dhe është përzgjedhur nga Presidenti i ardhshëm Donald Trump për postin e ambasadores së Shteteve të Bashkuara në OKB, ka drejtuar përpjekjet në Dhomën e Përfaqësuesve për të ndaluar tregtinë e mëtejshme të dronëve kinez, duke thënë se amerikanët janë bërë shumë të varur prej tyre. 

“Është strategjikisht e papërgjegjshme që të lejojmë Kinën komuniste të jetë fabrika jonë e dronëve”, argumentoi ajo. 

Përdorimi i dronëve në jetën e përditshme e shtyu Senatorin republikan Rick Scott, i cili përfaqëson Floridën, që ta detyronte Kongresin të kufizonte blerjen e dronëve kinezë për agjencitë federale. Këto kufizime u përfshinë në një projektligj të nënshkruar nga Presidenti Joe Biden vitin e kaluar. 

Senatori Scott i ka krahasuar dronët kinezë me balonat spiune që mund të “mbledhin të dhëna ose të transportojnë ngarkesa të dëmshme” në të gjithë Amerikën, duke paraqitur rreziqe për bazat ushtarake, infrastrukturën kritike dhe burimet natyrore. 

DRONËT DJI DOMINOJNË TREGUN AMERIKAN 

Firma DJI, e përmendur në projektligj, është marka më e njohur kineze e dronëve. Kjo kompani ‘ka pjesën e luanit’ në tregun global të dronëve dhe është lojtar dominues në tregun amerikan. 

Dronët e kësaj kompanie përdoren nga ekipet e emergjencave për të zbuluar viktimat në raste fatkeqësie, topografët, zyra e kontrollit të insekteve dhe industria e filmit. 

E themeluar në vitin 2006 dhe me qendër në qytetin jugor kinez të Shenzhen-it, firma DJI prodhon pajisje që janë të njohura për çmimet e përballueshme dhe cilësinë e tyre të lartë. Dronët e saj përdoren edhe në fushën e betejës në Ukrainë nga të dyja palët, edhe pse DJI nuk prodhon dronë ushtarak. 

Me përkeqsimin e marrëdhënieve mes Shtete të Bashkuara dhe Kinës çështje e dronëve të firmës ‘DJI’ ka qenë nën shqyrtim. Qeveria amerikane e ka vendosur kompaninë në disa lista të zeza, duke përmendur shqetësimet për të drejtat e njeriut, si dhe lidhjet e dyshuara me ushtrinë kineze. ‘DJI’ ka mohuar të ketë kryer veprime të paligjshme dhe ka paditur Pentagonin për përcaktimin e saj si një kompani ushtarake kineze. 

Zyrtarët amerikanë të doganave kanë bllokuar disa dërgesa të ‘DJI-së’ për shkak të shqetësimeve se produktet mund të ishin bërë me punë të detyruar. ‘DJI’ e ka quajtur rastin “një keqkuptim që ka të bëjë me procedura doganore”. 

‘DJI-ja’ gjithashtu ka shprehur shqetësimin për përfshirjen e çështjes së dronëve në projektligjin e mbrojtjes, duke thënë se kjo gjë nuk i jep mundësi kompanisë të mbrohet. Firma bëri thirrje që të gëzojë“të drejtën për t’i kthyer përgjigje çdo gjetjeje”, që do të ofrohet nga Kongresi. 

Përdoruesit thonë se dronët kinezë nuk mund të zëvendësohen lehtë 

Fermeri nga Karolina e Veriut Russell Hedrick, përdor dronë për të hedhur plehra në fushat e tij me misër, fasule dhe grurë. Kjo i kushton atij shumë më pak se sa do t’i kushtonte nëse do përdorte një mjet në tokë. Një dron shpërndarës kushton 35,000 Dollarë, ndërsa një mjet tokësor për hedhjen e plehrave kimikë, kushton 250,000 Dollarë, tha ai. 

Si vullnetar për operacione shpëtimi, zoti Hedrick përdor dronët për të gjetur njerëz që janë bllokuar nga rrëshqitjet e dheut e të tjera tipe dronësh për të dërguar ujë dhe ushqime për ata që janë bllokuar, gjë që ai e bëri pas uraganit Helene. 

“Nuk është se nuk do të më pëlqejnë dronët amerikanë, por nuk mund t’i krahasoj me dronët e DJI-së për sa i përket besueshmërisë dhe lehtësisë së përdorimit”, tha zoti Hedrick. “Dronët amerikanë nuk janë aq të mirë sa ato të DJI-së, dhe kushtojnë dy herë më shumë”. 

Në Departamentin e Brendshëm, ndalimi i dronëve të prodhuar nga jashtë ka rezultuar në një “humbje të mundësive për të mbledhur të dhëna mbi peizazhin, burimet natyrore dhe kulturore, kafshët e egra dhe infrastrukturën”, sipas një raporti zyrtar të publikuar në muajin Shtator. 

Michael Robbins, president dhe drejtues i AUVSI-së, një organizatë që mbron të drejtën e përdorimit të mjeteve pa pilot si dronët, shprehet kundër ndalimit të menjëhershëm të tyre. Organizata i ka kërkuar qeverisë të mbështesë industrinë vendase të prodhimit të dronëve përmes investimeve, në mënyrë që t’i bëj konkurrencë prodhimeve kineze si në kapacitet ashtu edhe në kosto./VOA 



Ju sugjerojmë

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
Aktualitet

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

6 Qershor, 2025 3:40 pm
Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
Aktualitet

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

6 Qershor, 2025 3:27 pm
“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE
Aktualitet

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

6 Qershor, 2025 3:19 pm
Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit
Aktualitet

Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit

6 Qershor, 2025 3:16 pm
Akuzat/ Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy shqiptarët
Bota

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

6 Qershor, 2025 2:55 pm
Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë
Kryesore

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë

6 Qershor, 2025 2:52 pm
Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze
Aktualitet

Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze

6 Qershor, 2025 2:37 pm
Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri
Kryesore

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri

6 Qershor, 2025 2:26 pm
Para
Opozita po planifikon ngujim në sallën e parlamentit? Gjekmarkaj: Do shfrytëzojmë çdo rrugë… 

Humbi ndjenjat në protestë/Gjekmarkaj: U rrethova nga një grup i madh policësh, më shtynë brutalisht dhe…  

Aksident në Korçë, makina përplas motorin, plagoset drejtuesi

Kishte dalë për gjueti, vetëvritet aksidentalisht 68-vjeçari në Has 

Bora mbulon zonat malore/ Trashësia ka arritur mbi 25 cm në Kalanë e Dodës në Dibër

Bora mbulon zonat malore/ Trashësia ka arritur mbi 25 cm në Kalanë e Dodës në Dibër
















TE FUNDIT

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
6 Qershor, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=xISAS-Xzoro Blindohet  Rinasi edhe Tirana në momentin e ardhjes së kombëtares serbe në sfidën që do të ketë nesër me...

Lexo më shumë

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
6 Qershor, 2025

Mbeten për t’u përcaktuar detajet e fundit, por Sylvinho duket se ka zgjedhur futbollistët që do të hedh si titullarë...

Lexo më shumë

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
6 Qershor, 2025

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 37 vjeçar banues në Tiranë, pasi u kap duke transportuar me automjet, kundrejt fitimit,...

Lexo më shumë

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
6 Qershor, 2025

Plakja e popullsisë është një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë. Ndaj qeveria ka miratuar dokumentin e moshimit dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com