Kreu i PD-së, Sali Berisha ka vizituar në spital Agron Gjekmarkajn, pasi ky i fundit humbi ndjenjat gjatë protestës së sotme të opozitës.
Si fillim u tha nga deputetët e opozitës dhe kreu i saj se Gjekmarkaj humbi ndjenjat si pasojë e dhunës nga policia.
Këtë deklaratë e ka përgenjështruar policia, disa minuta pas mbylljes së protestës.
Ndërkohë vetë Gjekmarkaj thotë nga spitali se forcat e policisë i kanë ushtruar presion në gjoks.
“I thashë jam nënkryetar Parlamenti, jam profesor universiteti… As më shikonin fare në sy. Më ushtruan presion në gjoks dhe mbeta pa frymë”, tregon vetë Gjekmarkaj.