26-vjeçari me iniciale B.M. ka rënë në prangat e policisë pasi drejtonte zetorin ku humbi jetën 69-vjeçari me iniciale F.Xh. Ai ndërroi jetë në spital pasi dyshohet se ra aksidentalisht nga rimorkoja e zetorit.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për shtetasin F. Xh., 69 vjeç, që humbi jetën në spital pasi dyshohet se ra aksidentalisht nga rimorkoja e një zetori, informojmë se Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë drejtuesin e zetorit, shtetasin B. M., 26 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ”Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit””, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.