Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryeministri sllovak takon Putinin, vizitë e rrallë nga një udhëheqës i BE-së në Moskë 

2024/12/22 at 9:24 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryeministri sllovak takon Putinin, vizitë e rrallë nga një udhëheqës i BE-së në Moskë 

Presidenti rus Vladimir Putin mbajti bisedime në Kremlin të dielën me kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico, në një vizitë të rrallë në Moskë nga një udhëheqës i BE-së që kur filloi agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës në shkurt 2022. 

Fico mbërriti në Rusi për një “vizitë pune” dhe u takua me Presidentin Putin kokë më kokë të dielën në mbrëmje, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov për agjencinë ruse RIA. 

Sipas zëdhënësit, bisedimet do të përqendroheshin tek “situata ndërkombëtare” dhe furnizimi me gaz natyror rus. 

Vizitat dhe telefonatat nga udhëheqësit evropianë me presidentin rus kanë qenë të rralla që kur Moska dërgoi trupa në Ukrainë, megjithëse kryeministri i Hungarisë Viktor Orban vizitoi Rusinë në korrik. Vizita e zotit Orban u denoncua nga Kievi dhe udhëheqësit evropianë. 

Pikëpamjet e zotit Fico për luftën e Rusisë ndaj Ukrainës janë në kontrast me ato të udhëheqësve të tjerë evropianë. Kryeministri sllovak u kthye në pushtet vitin e kaluar pasi partia e tij e majtë Smer (Drejtimi) fitoi zgjedhjet parlamentare në një platformë pro-ruse dhe anti-amerikane. 

Që atëherë, ai ka ndërprerë ndihmën ushtarake të vendit të tij për Ukrainën, ka kritikuar sanksionet e BE-së ndaj Rusisë dhe është zotuar të bllokojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO. 

Udhëheqësi sllovak ishte gjithashtu një nga politikanët e rrallë të lartë të BE-së që u shfaq në TV shtetëror rus pas ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë. 

Në një intervistë me kanalin Rossiya-1 në tetor, ai pretendoi se Perëndimi e ka “zgjatur luftën” duke mbështetur Ukrainën, duke shtuar se sanksionet kundër Rusisë ishin joefektive. 

Ai deklaroi se ishte i gatshëm të negocionte me Putinin. Ai gjithashtu u zotua të marrë pjesë në një paradë ushtarake në Moskë majin e ardhshëm që do të shënojë 80 vjetorin e humbjes së Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore. 

Kremlini ka përdorur festimet vjetore të “Ditës së Fitores” për të nxjerrë në pah aftësitë e tij në fushën e betejës dhe Putini përshëndeti trupat ruse që luftojnë në Ukrainë si “heronj” në aktivitetin e këtij viti./VOA 

Ju sugjerojmë

Çdo natë banorët dëgjojnë zhurma nën tokë, shfaqet një fenomen i rrezikshëm në Belsh
Aktualitet

Çdo natë banorët dëgjojnë zhurma nën tokë, shfaqet një fenomen i rrezikshëm në Belsh

23 Qershor, 2025 4:19 pm
Aeroporti i Rinasit do të presë udhëtimet e para transoqeanike
Aktualitet

ACI: Aeroporti “Nënë Tereza” kryeson në rajon, rritje rekord prej…

23 Qershor, 2025 4:09 pm
Pas 5 ditë kërkimesh, polumbarët gjejnë në Shkumbin trupin e 46-vjeçarit
Aktualitet

Gjendet një trup i pajetë pranë lumit Shkumbin

23 Qershor, 2025 3:59 pm
Proda takim me Adam Ball: Të thellojmë bashkëpunimin kundër krimit të organizuar
Aktualitet

Proda takim me Adam Ball: Të thellojmë bashkëpunimin kundër krimit të organizuar

23 Qershor, 2025 3:46 pm
Ana njerëzore e inteligjencës artificiale dhe potenciali i saj për Shqipërinë: Një…
Kryesore

Ana njerëzore e inteligjencës artificiale dhe potenciali i saj për Shqipërinë: Një…

23 Qershor, 2025 3:37 pm
Vijon dezinsektimi në zonën turistike të Lalëzit
Aktualitet

Vijon dezinsektimi në zonën turistike të Lalëzit

23 Qershor, 2025 3:22 pm
Do të ketë sukses samiti i NATO-s me ujdinë e re?
Bota

Do të ketë sukses samiti i NATO-s me ujdinë e re?

23 Qershor, 2025 3:08 pm
Rrugorja shton kontrollet: Bllokohen 23 motomjete dhe 12 makina. Ja vlera e gjobave
Aktualitet

Rrugorja shton kontrollet: Bllokohen 23 motomjete dhe 12 makina. Ja vlera e gjobave

23 Qershor, 2025 2:45 pm
SPAK shtyn afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të BKH
Aktualitet

SPAK shtyn afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të BKH

23 Qershor, 2025 2:42 pm
Bombardimet në Iran/ Sekretari amerikan i Mbrojtjes ngatërron Tiranën me Teheranin
Kryesore

Bombardimet në Iran/ Sekretari amerikan i Mbrojtjes ngatërron Tiranën me Teheranin

23 Qershor, 2025 2:39 pm
Para
Ulen temperaturat në fundjavë, ja zonat ku priten reshje dëbore të dielën 

Temperaturat bien deri në -10°C, parashikimi i motit për javën e ardhshme. Zonat që do mbulohen nga dëbora 

Pas fitores së Trump, shtetet e kontrolluara nga demokratët ndërmarrin masa për mbrojtjen e emigrantëve 

Pas fitores së Trump, shtetet e kontrolluara nga demokratët ndërmarrin masa për mbrojtjen e emigrantëve 

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023

Horoskopi ditor, e hënë 23 dhjetor 2024  

TE FUNDIT

Çdo natë banorët dëgjojnë zhurma nën tokë, shfaqet një fenomen i rrezikshëm në Belsh

Çdo natë banorët dëgjojnë zhurma nën tokë, shfaqet një fenomen i rrezikshëm në Belsh
23 Qershor, 2025

Në fshatin Dëshiran në Bashkinë e Belshit është shfaqur një fenomen i rrezikshëm natyror. Pranë disa banesave janë hapur gropa...

Lexo më shumë

ACI: Aeroporti “Nënë Tereza” kryeson në rajon, rritje rekord prej…

Aeroporti i Rinasit do të presë udhëtimet e para transoqeanike
23 Qershor, 2025

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) “Nënë Tereza” është pozicionuar si një nga qendrat më dinamike të lidhjes ajrore në rajon....

Lexo më shumë

Gjendet një trup i pajetë pranë lumit Shkumbin

Pas 5 ditë kërkimesh, polumbarët gjejnë në Shkumbin trupin e 46-vjeçarit
23 Qershor, 2025

Një trup i pajetë është gjetur paraditen e sotme në rrjedhën e lumit Shkumbin, në Elbasan. Sipas uniformave blu mësohet...

Lexo më shumë

Proda takim me Adam Ball: Të thellojmë bashkëpunimin kundër krimit të organizuar

Proda takim me Adam Ball: Të thellojmë bashkëpunimin kundër krimit të organizuar
23 Qershor, 2025

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, priti në takim kortezie Adam Ball, Drejtues i Portofolit të Policive...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com