Deputeti i pavarur, Agron Shehaj vazhdon të mbajë bllokuar foltoren e Kuvendit, edhe pse u përjashtua nga seanca plenare.
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ndërpreu seancën në mënyrë që ligjvënësi të lironte foltoren, por kjo nuk ka ndodhur.
Ajo i kërkoi Gardës të ndërhynte duke e larguar nga salla e Kuvendit, por Sali Berisha u shpreh që deputeti Shehaj të mos prekej.
Pjesë nga replikat në sallë:
Spiropali: Garda të marrë masa të shoqërojë deputetin
Berisha: Mos e prek deputetin
Spiropali: Ta shoqërojnë në kuptimin si shoqërues. Dilni nga seanca Shehaj. Nuk e përcakton ti turpin, je i përjashtuar. Nuk është seanca juaj e TikTok.