Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Eksportet gjermane të armatimeve arrijnë rekord

2024/12/19 at 9:20 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Eksportet gjermane të armatimeve arrijnë rekord

Qeveria gjermane sivjet ka miratuar eksporte armatimesh ne vlerën rreth 13,2 miliardë euro – një volum si asnjëherë më parë.


Arsyeja, sipas Ministrisë së Ekonomisë, ka të bëjë me luftën në Ukrainë.

Nga fillimi i vitit deri më 17 dhjetor 2024 qeveria gjermane ka miratuar eksportimin e mallrave për armatime në vlerën rreth 13,2 miliardë euro. Këtë e deklaroi Ministria e Ekonomisë duke u bazuar në shifrat paraprake. Kësisoj eksportet e armatimeve arrijnë një vlerë rekord duke e tejkaluar kuotën e një viti më parë. Më 2023 vlera e eksporteve të miratuara për armatimet ishte 12,2 miliardë euro. Volumi i lartë i eksportit të armatimeve vazhdon të ketë si arsye luftën në Ukrainë.

Ky vend i sulmuar nga Rusia edhe sivjet ka qenë vendi kryesor ku janë dërguar eksportet me një volum 8,1 miliardë euro, që përbën kuotën e 62 për qind të të gjitha eksporteve të miratuara për armatime. “Shifrat theksojnë, që ne vazhdojmë të qëndrojmë fort në krahun e Ukrainës në mbrojtjen e saj dhe kundër luftës agresive ruse”, deklarohet nga Ministria e Ekonomisë.

Vlera e përgjithshme prej 13,2 miliardë euro konsiston në 8,1 miliardë euro për armë lufte dhe rreth 5,1 miliardë euro për mallra të ndryshme armatimi.

Përjashtim për eksportet e armatimeve për Ukrainën

 

Eksportet e armatimeve i nënshtrohen vazhdimisht verifikimit të posaçëm nga qeveria. Për Singaporin sivjet u miratuan furnizime në vlerën 1,2 miliardë euro, për Algjerinë gati 559 milionë. Pasojnë SHBA (298,5 milionë euro), Turqia (230,9 milionë euro) dhe India (224,0 milionë euro).

Në fakt qeveria nën kancelarin socialdemokrat Olaf Scholz kishte vendosur të ndiqte një kurs restriktiv sa i përket miratimit të eksporteve të armatimeve. Por për mbështetjen e Ukrainës në mbrojtje ndaj Rusisë është bërë një përjashtim. “Ndihma ushtarake për Ukrainën është në interesin tonë të politikës së sigurisë”, deklaroi sekretari i shtetit në Ministrinë e Ekonomisë Bernhard Kluttig. Në përgjithësi qeveria i përmbahet kursit të saj “për një politikë restriktive ndaj eksporteve të armatimeve me një nivel të lartë të standardit të verifikimit”./DW



Ju sugjerojmë

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
Bota

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

22 Qershor, 2025 10:41 pm
Auto-Skicë
Life Style

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

22 Qershor, 2025 10:21 pm
Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 10:10 pm
Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
Bota

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 9:56 pm
Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë
Life Style

Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë

22 Qershor, 2025 9:22 pm
Auto-Skicë
Bota

Kritikoi sulmet ndaj Iranit, Trump i përgjigjet republikanin Massie: Humbës patetik

22 Qershor, 2025 8:37 pm
Izraeli tjetër valë sulmesh mbi Iran, IDF: Në shënjestër infrastruktura ushtarake
Bota

Franca, Gjermania dhe Britani thirrje Iranit pas sulmeve të SHBA: Të negociojmë

22 Qershor, 2025 8:16 pm
Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur
Sport

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur

22 Qershor, 2025 7:32 pm
Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE
Aktualitet

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE

22 Qershor, 2025 7:01 pm
Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
Kryesore

Sulmet e SHBA në Iran, Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump

22 Qershor, 2025 6:52 pm
Para
HRW: Mohimi i ujit në Gazë nga Izraeli, akt gjenocidi

HRW: Mohimi i ujit në Gazë nga Izraeli, akt gjenocidi

Detaje të reja nga atentati ndaj Kevin Hajrullës në Vlorë, çfarë gjeti policia në makinën e autorëve

Detaje të reja nga atentati ndaj Kevin Hajrullës në Vlorë, çfarë gjeti policia në makinën e autorëve

“Hapëm kapitull të ri të marrëdhënieve”/  Rama: Një pjesë e programit tonë i kushtohet diasporës!

“Hapëm kapitull të ri të marrëdhënieve”/ Rama: Një pjesë e programit tonë i kushtohet diasporës!
















TE FUNDIT

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
22 Qershor, 2025

Ministri i Jashtëm i Iranit ka mbërritur në Moskë për bisedime me Vladimir Putinin, sipas një raporti nga agjencia shtetërore...

Lexo më shumë

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

Auto-Skicë
22 Qershor, 2025

Thellë në zemër të Oqeanit Atlantik, shkencëtarët kanë zbuluar një botë nënujore të pabesueshme dhe të mistershme, që mund të...

Lexo më shumë

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
22 Qershor, 2025

Mbrojtja ajrore është aktivizuar në qytetet iraniane, si Teheran, Tabrizin veriperëndimor dhe Yazdin qendror. Kjo për shkak se IDF, Forcat...

Lexo më shumë

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
22 Qershor, 2025

Pasi Shtetet e Bashkuara vendosën t’i bashkoheshin ofensivës së Izraelit dhe të godisnin objektet bërthamore iraniane, sekretari amerikan i mbrojtjes,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com