Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dimri pritet të rëndojë gjendjen humanitare në Rripin e Gazës

2024/12/18 at 5:54 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dimri pritet të rëndojë gjendjen humanitare në Rripin e Gazës

Ndërsa bisedimet për lirimin e pengjeve dhe arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në Rripin e Gazës kanë rifilluar, dimri pritet të vështirësojë gjendjen e dy milionë palestinezëve. Banorët e zhvendosur në Gazën jugore janë të shqetësuar nga pasojat, që mund të sjellë ulja e temperaturave.

Ashtu si shumë palestinezë të tjerë në Rripin e Gazës, familja Abu Maryam jeton në një çadër në al-Mawasi, një zonë e sigurt e caktuar nga Izraeli në Gazën jugore.

Etimad, bashkëshorti i saj Aref dhe dy fëmijët e tyre të rritur u larguan nga shtëpia e tyre në Gazën veriore dhe janë zhvendosur pesë herë që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit vitin e kaluar.

Ata janë të shqetësuar nga vështirësitë që do të sjellë dimri.

“Ardhja e dimrit dhe reshjeve të shiut është e frikshme. Ne jetojmë në çadra, që nuk mund ta përballojnë shiun.”

Etimad Abu Meryam thotë se higjiena bazë është pothuajse e pamundur në kampet e strehimit me çadra.

“Nuk ka pastërti. Gjithë ditën përpiqem të organizohem dhe të pastroj, por është shumë e vështirë. Këtu janë përhapur insektet dhe minjtë, që po dëmtojnë rrobat, shtratin dhe ushqimet.”

Bashkëshorti i zonjës Maryam thotë se shiu dikur shihej si një bekim për banorët e Gazës, veçanërisht për fermerët. Por tani, thotë ai, shiu është një mallkim.

“Në të kaluarën ne luteshim për shi dhe e falenderonim zotin kur kishte reshje shiu. Por tani lutemi që të mos bjerë shi, sepse jetojmë nën një tendë plastike. Gjithçka është kthyer kundër nesh. Edhe toka bujqësore tani po përdoret për të vendosur çadrat tona”, thotë ai.

Dimri po vjen ndërsa kriza humanitare e Gazës po përkeqësohet.

Sistemi i kujdesit shëndetësor po funksionon me vështirësi të mëdha dhe Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë thotë se nuk ka ushqim të mjaftueshëm për popullsinë prej më shumë se 2 milionë banorësh, veçanërisht për ata në Gazën veriore.

“Ka një rrezik real pasi ne po hyjmë sërish në dimër. Sistemi imunitar i njerëzve është shumë më i dobësuar në dimër. Ne po hyjmë në një situatë ku uria apo kequshqyerja, për fat të keq, sërish mund të jenë probleme për të zhvendosurit. Kjo mund të ishte shmangur”, thotë Philippe Lazzarini, komisioner i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë.

Izraeli kohët e fundit ndërpreu lidhjet me Agjencinë e OKB-së për Refugjatët Palestinezë, duke akuzuar disa nga punonjësit e saj për pjesëmarrje në sulmin e 7 tetorit në Izrael.

Ushtria e Izraelit thotë se lejon hyrjen e sasive të mjaftueshme të ndihmave ndërkombëtare në Rripin e Gazës përmes pikave të saj të kontrollit dhe se problemi është tek shpërndarja e saj brenda Gazës.

“Sot kemi më shumë se 800 kamionë që presin që komuniteti ndërkombëtar t’i dërgojë brenda Gazës”, thotë Abdullah Halabi, zyrtar i ushtrisë izraelite për ndihmat humanitare.

Për familjen Abu Maryam nuk ka shumë rëndësi se kush është përgjegjës për mungesën e ndihmës.

Ata po përballen me një dimër tjetër të ftohtë dhe me shi në një tendë, pa e ditur se kur do të mund të kthehen në shtëpinë e tyre./VOA

Ju sugjerojmë

UNICEF: Ka kolapsuar sistemi i ujit, fëmijët do të vdesin nga etja në Gazë
Bota

UNICEF: Ka kolapsuar sistemi i ujit, fëmijët do të vdesin nga etja në Gazë

20 Qershor, 2025 5:10 pm
Mediat spanjolle rekomandojnë Shqipërinë për pushime
Aktualitet

Mediat spanjolle rekomandojnë Shqipërinë për pushime

20 Qershor, 2025 4:56 pm
Ndërtimi i urave mbi Ibër, BE: Çdo vendim të merret me përfshirjen e të gjithëve
Rajoni

Ndërtimi i urave mbi Ibër, BE: Çdo vendim të merret me përfshirjen e të gjithëve

20 Qershor, 2025 4:39 pm
Dënohet me burgim të përjetshëm Kristjan Cenaj
Aktualitet

Dënohet me burgim të përjetshëm Kristjan Cenaj

20 Qershor, 2025 4:27 pm
Plagosen 17 izraelitë në Haifa, pas sulmit me breshëri raketash nga Irani
Bota

Plagosen 17 izraelitë në Haifa, pas sulmit me breshëri raketash nga Irani

20 Qershor, 2025 4:19 pm
Izraeli tjetër valë sulmesh mbi Iran, IDF: Në shënjestër infrastruktura ushtarake
Bota

Izraeli tjetër valë sulmesh mbi Iran, IDF: Në shënjestër infrastruktura ushtarake

20 Qershor, 2025 4:14 pm
Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët
Kryesore

Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët

20 Qershor, 2025 4:01 pm
KAS rrëzon kërkesën e PS-së për leximin e votave të rinumëruara
Aktualitet

KAS rrëzon kërkesën e PS-së për leximin e votave të rinumëruara

20 Qershor, 2025 3:46 pm
Inat me ish-kunatin/ E dhunon dhe qëllon me armë drejt banesës, në kërkim autori
Aktualitet

Inat me ish-kunatin/ E dhunon dhe qëllon me armë drejt banesës, në kërkim autori

20 Qershor, 2025 3:25 pm
Nis rikonstruksioni i Spitalit të Traumës/Koçiu-Vengu: Investim madhor
Aktualitet

Nis rikonstruksioni i Spitalit të Traumës/Koçiu-Vengu: Investim madhor

20 Qershor, 2025 3:02 pm
Para
“Po më ndjek një burrë!”, arrestohet një shtetas në Berat pas ngacmimit seksual ndaj një të miturin

"Po më ndjek një burrë!", arrestohet një shtetas në Berat pas ngacmimit seksual ndaj një të miturin

Kryeministri Rama mbërrin  në samitin BE-Ballkani Perëndimor, pritet nga Von der Leyen dhe Antonio Costa

Kryeministri Rama mbërrin në samitin BE-Ballkani Perëndimor, pritet nga Von der Leyen dhe Antonio Costa

Qeveria miraton projektligjin, si do njihen vitet e punës në kooperativa për llogaritjen e pensionit

Qeveria miraton projektligjin, si do njihen vitet e punës në kooperativa për llogaritjen e pensionit

TE FUNDIT

UNICEF: Ka kolapsuar sistemi i ujit, fëmijët do të vdesin nga etja në Gazë

UNICEF: Ka kolapsuar sistemi i ujit, fëmijët do të vdesin nga etja në Gazë
20 Qershor, 2025

Gaza po përballet me thatësirë të shkaktuar nga njeriu, pasi ka kolapsuar sistemi i ujit, tha Agjencia për Fëmijë e...

Lexo më shumë

Mediat spanjolle rekomandojnë Shqipërinë për pushime

Mediat spanjolle rekomandojnë Shqipërinë për pushime
20 Qershor, 2025

Në disa prej mediave spanjolle këtë fund qershori rekomandohet Shqipëria si një destinacion trend për pushimet e kësaj vere. Revista...

Lexo më shumë

Ndërtimi i urave mbi Ibër, BE: Çdo vendim të merret me përfshirjen e të gjithëve

Ndërtimi i urave mbi Ibër, BE: Çdo vendim të merret me përfshirjen e të gjithëve
20 Qershor, 2025

Një zëdhënës i Bashkimi Evropian ka thënë të premten se çdo vendim për çfarëdo ndërtimi përgjatë lumit Ibër – i...

Lexo më shumë

Dënohet me burgim të përjetshëm Kristjan Cenaj

Dënohet me burgim të përjetshëm Kristjan Cenaj
20 Qershor, 2025

Gjykata e Apelit ka dënuar me burgim të përjetshëm Kristjan Cenajn, i akuzuar për “vjedhje me pasojë vdekjen”. Gazetarja e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com