Shqipëria do të përfaqësohet me kryeministrin Edi Rama në konferencën e tretë ndërqeveritare që mbahet sot në Bruksel. Para takimit kreu i qeverisë ka folur për mediat. Ai u shpreh se ky hap që hidhet sot është shumë i rëndësishëm. Ambicia e qeverisë shqiptare, shtoi ai, është që në pranverë të hapen më shumë kapituj dhe në 2025-ën të mbyllen ato që janë hapur sivjet.
“Marshimi vazhdon. Jemi këtu për të ndërmarrë një hap shumë të rëndësishëm dhe për të hapur një grup-kapitull të ri që është shumë i rëndësishëm sa i përket planeve tona sepse është një hap që bëhet siç ishte planifikuar. Duhet të vazhdojmë para dhe ambicia jonë është që të hapim më shumë grup-kapituj, shpresojmë në pranverë dhe më pas të sigurohemi që viti tjetër të mbyllet me grup-kapitujt e hapur. Është ditë e mirë për vendin tonë dhe një hap motivues për të gjithë ne”,-tha kryeministri Rama.