Nedim Bajrami ka gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e Rangers dhe këtë e ka bërë në një derbi shumë të zjarrtë, siç është ai ndaj Celtic.
Fantazisti shqiptar zhbllokoi finalen e Kupës, duke shënuar në minutën e 41-të. Pas një topi të rrëmbyer në mesfushë, Bajrami u nis në drejtim të portës kundërshtare, aty ku përfitoi nga një top i kthyer nga portieri dhe e ndali në rrjetë.
Për 25-vjeçarin shqiptar, ky është goli i katërt me fanellën e Rangers këtë sezon, me të cilët u bashkua në fund të merkatos së kaluar. /tvklan.al