Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka dënuar me rreth 28 mijë euro Federatën Shqiptare të Futbollit për shkak të sjelljes së tifozëve në sfidën e luajtur përballë Çekisë më 16 nëntor në stadiumin kombëtar në Tiranë.
Shqipëria është dënuar për hedhjen e sendeve në fushë dhe ndezjen e flakadanëve në stadium.
Ky është rasti më i freskët që FSHF ndëshkohet me gjoba të majme për situata të ngjashme në ndeshjet e luajtura në “Arenën Kombëtare”, por edhe jashtë fushe.
Në tetor FSHF u penalizua me më shumë se 41 mijë euro për disa incidente të vogla në duelet e muajit shtator në Ligën e Kombeve kundër Ukrainës në Pragë, por edhe kundër Gjeorgjisë në Tiranë.