Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mblidhet qeveria kalimtare në Siri, Bashir mesazh Perëndimit: Ne nuk jemi si ISIS

2024/12/10 at 10:06 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mblidhet qeveria kalimtare në Siri, Bashir mesazh Perëndimit: Ne nuk jemi si ISIS

Kryeministri i ri i Sirisë, Mohamed al Bashir, i cili do të drejtojë vendin përkohësisht deri në 1 mars të 2025, ka folur për mediat pak orë pasi ju besua detyra e rëndësishme për të nisur rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta civile që zgjati 14 vite.


Inxhinieri mekanik nga Idlibi ka pranuar të jetë ai njeriu me të cilin rebelët do të përpiqen të realizojnë dy qëllimet e tyre të para: nga njëra anë, t’i tregojnë Perëndimit se ata vetë nuk kanë ndërmend të krijojnë një ISIS të ri islamik dhe tjetra, për të dërguar një mesazh të qartë për miliona sirianë që të kthehen në vendlindje.

Të dyja këto përpjekje do të jenë jashtëzakonisht të vështira, por nëse dikush mund të japë rezultate, në Siri të gjithë besojnë se ai është Bashir.

Kryeministri i sapoemëruar ka njoftuar pak orë më parë se është takuar me anëtarët e qeverisë kalimtare.

“Ne ftuam anëtarë nga qeveria e vjetër dhe disa drejtorë nga administrata në Idlib dhe zonat përreth me qëllim që të lehtësojmë të gjitha punët e nevojshme për dy muajt e ardhshëm derisa të kemi një sistem kushtetues për të qenë në gjendje t’i shërbejmë popullit sirian”, tha al-Bashir për Al Jazeera.

“Sot, ne patëm takime të tjera për të ngritur institucionet që të mund t’i shërbejmë popullit tonë në Siri”, shtoi ai duke përçuar edhe një mesazh për Perëndimin, kur tha se rebelët që rrëzuan regjimin nuk janë si ISIS.

Bashir me një punë mjaft të rëndësishme për Hayat Tahrir al-Sham në zonën kyçe të Idlibit ka një rezyme mjaft serioze, duke pasur parasysh kushtet dhe zonën në të cilën është rritur. Bashir ka qenë, sipas burimeve ruse dhe amerikane, prej disa vitesh personi që bisedonte me të dyja palët dhe që nga viti 2020 personi që ka pasur akses të drejtpërdrejtë në zemrën e rebelëve.

Për Perëndimin, është e qartë se Bashir, përveçse një kryeministër në tranzicion, nuk mund të vazhdojë ta mbajë këtë post për një kohë të gjatë, por shprehja se “asgjë nuk është e përhershme” nuk gjen zbatim absolut si në Lindjen e Mesme në përgjithësi ashtu edhe në Siri në veçanti.

Për Bashir nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje publike dhe të hapur as nga Rusia dhe SHBA-ja dhe as nga Britania e Madhe, Franca, Izraeli dhe Turqia. Ai duket se është zgjedhja që joformalisht gëzon miratimin përkatës. Bashir mund të ketë deklaruar se do të udhëheqë vendin deri në mars dhe se do të hartojë Kushtetutën e re, por është e sigurt se roli i tij është thelbësor për të nesërmen në të gjithë rajonin.

Çështjet e ndezura për Sirinë lidhen kryesisht me krizën humanitare dhe amnistinë, por nuk ka gjasa që kjo të arrihet brenda pak muajsh. Nga ana tjetër, Bashir, me kontaktet që ka pasur vitet e fundit si me SHBA-në, ashtu edhe me Rusinë, do të jetë vendimtar në skicimin e rrjedhës së dekadave të ardhshme.



Ju sugjerojmë

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Netanyahu mesazh iranianëve: Koha që të dilni kundër regjimit shtypës!

13 Qershor, 2025 10:21 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Përplasja Izrael-Iran,Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund armiqësisë

13 Qershor, 2025 10:08 pm
30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …
Aktualitet

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …

13 Qershor, 2025 9:49 pm
I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan
Aktualitet

I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan

13 Qershor, 2025 9:34 pm
Lideri Suprem i Iranit i drejtohet Izraelit: Nuk do kemi mëshirë!
Bota

Lideri Suprem i Iranit i drejtohet Izraelit: Nuk do kemi mëshirë!

13 Qershor, 2025 9:25 pm
Polonia: Një avion rus shkeli hapësirën tonë ajrore
Bota

Polonia: Një avion rus shkeli hapësirën tonë ajrore

13 Qershor, 2025 9:14 pm
Hakmerret Irani, qindra raketa në drejtim të Tel Aviv
Bota

Hakmerret Irani, qindra raketa në drejtim të Tel Aviv

13 Qershor, 2025 8:52 pm
Akt-akuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan
Rajoni

Akt-akuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan

13 Qershor, 2025 8:40 pm
Qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ
Aktualitet

Qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ

13 Qershor, 2025 8:24 pm
Izraeli vazhdon sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli vazhdon sulmet ndaj Iranit

13 Qershor, 2025 8:03 pm
Para
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 

Horoskopi ditor, e mërkurë 11 dhjetor 2024 

Temperaturat zbresin deri në -3 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot  

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë të mërkurë 

Shpërthimi i fuqishëm diellor ndërpret valët e radios 

Shpërthimi i fuqishëm diellor ndërpret valët e radios 
















TE FUNDIT

Netanyahu mesazh iranianëve: Koha që të dilni kundër regjimit shtypës!

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
13 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar sërish kundër Iranit. Netanyahu theksoi se Izraeli ka nisur një nga operacionet më të...

Lexo më shumë

Përplasja Izrael-Iran,Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund armiqësisë

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
13 Qershor, 2025

Sipas mediave ndërkombëtare, Moska është gati të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund krizës mes Izraelit dhe Iranit. Presidenti rus Vladimir...

Lexo më shumë

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …
13 Qershor, 2025

Emisioni “Stop” ndodhet në Luz të vogël të Kavajës, ku takoi zotin Vahid Lusha. Ai së bashku me 3 vëllezërit,...

Lexo më shumë

I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan

I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan
13 Qershor, 2025

Emisioni “Stop” në Tv Klan ndodhet në qytetin e Kavajës, pasi kryefamiljari Ilir Halili ka mbetur me 6 fëmijët e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com