Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar pasi DASH dekoroi kreun e SPAK, Altin Dumani me çmimin e “Kampionit të antikorrupsionit”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada i shpreh urimet e saj Dumanit në lidhje për këtë dekoratë.
Amasada thekson gjithashtu se do të vazhdojë të punojë me SPAK-un dhe me të gjithë institucionet e drejtësisë për të bërë realitet barazinë përpara ligjit për të gjithë qytetarët e Shqipërisë.
Postimi i plotë:
Ambasada e SHBA i shpreh urimet Altin Dumanit për vlerësimin me Çmimin për Kampionët Kundër Korrupsionit për vitin 2024 në vlerësim të përpjekjeve të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit. Ky çmim nderon vendosmërinë, guximin dhe integritetin tuaj të palëkundur në ndjekjen e drejtësisë në emër të popullit shqiptar. Puna juaj frymëzon të gjithë ata që besojnë në fuqinë e së vërtetës dhe llogaridhënies. Ambasada e SHBA do të vazhdojë të punojë me ju, me SPAK dhe me të gjithë institucionet e drejtësisë për të bërë realitet barazinë përpara ligjit për të gjithë qytetarët e Shqipërisë.