Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti takon eurodeputetin Terras, kërkon largimin e masave të BE-së

2024/12/09 at 10:04 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti takon eurodeputetin Terras, kërkon largimin e masave të BE-së

Kryeministri Albin Kurti ka mirëpritur eurodeputetin nga Estonia, Riho Terras, i cili po zhvillon vizitën e parë në Kosovë pas marrjes së detyrës si raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Sipas njoftimit për media, Kurti e ka falënderuar Parlamentin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit evropian dhe reformave të rëndësishme institucionale.

Ai u shpreh se Republika e Kosovës është shembull shumë i mirë që zhvillimi ekonomik dhe progresi demokratik mund të ecin krah për krah. Theksoi përkushtimin e Qeverisë për zbatimin e Planit të Rritjes, i cili është instrumenti kryesor për rritjen ekonomike dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në BE.

“Në kuadër të Planit të Rritjes, Kosova dëshmoi përgatitjen e saj institucionale, gjersa në zbatimin e agjendës së reformave ERA II u arrit një shkallë zbatimi prej 72% nga 45% sa ka qenë në qeverisjet e kaluara, ndërsa në Programin Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) niveli i zbatimit në vitin 2023 arriti në 66.12%”, thuhet më tutje në komunikatë.

Temë e këtij takimi ishte edhe sulmi i fundit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, që ndodhi më 29 Nëntor. Ai ishte sulmi i tretë në tri ditë që shënjestër kishin institucionet e vendit. Paraprakisht target ishin Stacioni i Policisë në Zveçan dhe ndërtesa e Kuvendit të Komunës së Zveçanit.

Gjithashtu, ai përbën sulmin e dytë në shkallë të madhe ndaj sigurisë kombëtare, pas sulmit paramilitar më 24 shtator 2023 në Banjskë, që për qëllim kishte aneksimin e veriut të vendit dhe ku mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës dhe sulmin më të madh dhe më serioz ndaj infrastrukturës kritike, që për qëllim kishte ndërprerjen apo vështirësimin e shërbimeve esenciale, si rryma, uji dhe telekomunikimi, dhe çrregullimin e jetës shoqërore, qytetare, ekonomike dhe të institucioneve.

Metoda, shënjestrimi, ekzekutimi i sulmit, së bashku me konfiskimin e armatimit, uniformave dhe emblemave të ushtrisë, shumica dërmuese prej të cilave të Serbisë dhe 20 tjera të Rusisë, janë indikacion i përfshirjes së aktorëve të jashtëm, teksa hetimet po vazhdojnë.

Ndër të tjera, kryeministri bëri thirrje për largim të masave të BE-së ndaj Kosovës dhe theksoi rëndësinë e pranimit sa më parë të pyetësorit dhe statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kryeministri e falënderoi raportuesin Terras për vizitën dhe diskutimin konstruktiv. Ndërkaq, ai e falënderoi kryeministrin për mikpritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim me Parlamentin Evropian./Klan Kosova

Ju sugjerojmë

VIDEO/ Shpërthejnë të qeshurat në KZAZ-në në Tiranë, numëruesi bërtet emrin e Braçes
Politikë

VIDEO/ Shpërthejnë të qeshurat në KZAZ-në në Tiranë, numëruesi bërtet emrin e Braçes

13 Maj, 2025 9:27 pm
PS fitoi 19 mandate në Tiranë,Manastirliu:Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë
Kryesore

PS fitoi 19 mandate në Tiranë,Manastirliu:Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë

13 Maj, 2025 9:13 pm
A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton
Kryesore

A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton

13 Maj, 2025 9:00 pm
Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska
Rajoni

Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska

13 Maj, 2025 8:35 pm
PS merr Kombinatin, Blendi Gonxhe: Jemi rritur, morëm 54.5% të votave!
Politikë

PS merr Kombinatin, Blendi Gonxhe: Jemi rritur, morëm 54.5% të votave!

13 Maj, 2025 8:19 pm
Bie me dy mandate PD-ja, shtohen PS-ja dhe Mundësia
Politikë

Bie me dy mandate PD-ja, shtohen PS-ja dhe Mundësia

13 Maj, 2025 8:07 pm
Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend
Kryesore

Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend

13 Maj, 2025 7:43 pm
E uroi për fitoren e zgjedhjeve, Rama i përgjigjet Melonit: Faleminderit motër!
Politikë

E uroi për fitoren e zgjedhjeve, Rama i përgjigjet Melonit: Faleminderit motër!

13 Maj, 2025 7:35 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Giorgia Meloni uron kryeministrin Rama për fitoren
Bota

Zgjedhjet e 11 Majit, Giorgia Meloni uron kryeministrin Rama për fitoren

13 Maj, 2025 7:24 pm
Një mandat në qarkun e Fierit? Lapaj: Jemi pranë fitores!
Kryesore

Një mandat në qarkun e Fierit? Lapaj: Jemi pranë fitores!

13 Maj, 2025 7:09 pm
Para
“Non Grata” nga SHBA, ish-zv. kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut: Do angazhohem për të zbardhur plotësisht çështjen

"Non Grata" nga SHBA, ish-zv. kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut: Do angazhohem për të zbardhur plotësisht çështjen

Dumani u vlerësua me çmimin ‘Kampion Kundër Korrupsionit’, reagon ambasada e SHBA: Puna juaj frymëzon të gjithë ata që besojnë në fuqinë e së vërtetës

Dumani u vlerësua me çmimin ‘Kampion Kundër Korrupsionit’, reagon ambasada e SHBA: Puna juaj frymëzon të gjithë ata që besojnë në fuqinë e së vërtetës

Kina mund të shfrytëzojë mineralet e rralla për t’u hakmarrë Shteteve të Bashkuara

Kina mund të shfrytëzojë mineralet e rralla për t’u hakmarrë Shteteve të Bashkuara

TE FUNDIT

VIDEO/ Shpërthejnë të qeshurat në KZAZ-në në Tiranë, numëruesi bërtet emrin e Braçes

VIDEO/ Shpërthejnë të qeshurat në KZAZ-në në Tiranë, numëruesi bërtet emrin e Braçes
13 Maj, 2025

Sot shënohet dita e tretë e procesit të numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Teksa prej mbrëmjes...

Lexo më shumë

PS fitoi 19 mandate në Tiranë,Manastirliu:Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë

PS fitoi 19 mandate në Tiranë,Manastirliu:Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë
13 Maj, 2025

Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare në shkollën “Sami Frashëri” në kryeqytet, drejtuesja politike e...

Lexo më shumë

A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton

A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton
13 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Fierin, Belinda Balluku ka dhënë një prononcim për mediat nga KZAZ-ja ku po bëhet...

Lexo më shumë

Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska

Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska
13 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, gjatë një vizite në Sarajevë më 13 maj, shprehu shqetësim për siç i quajti...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com