Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia njofton marrjen nën kontroll të dy fshatrave në zona kyçe në lindje të Ukrainës

2024/12/06 at 8:55 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia njofton marrjen nën kontroll të dy fshatrave në zona kyçe në lindje të Ukrainës

Rusia njoftoi të premten se forcat e saj kishin marrë kontrollin e një fshati pranë qytetit stretegjik Pokrovsk dhe një tjetër pranë qytetit industrial Kurakhove, duke fituar terren në dy zona kyçe në vijën e frontit, në lindje të Ukrainës.

Prej muajsh të tërë, Moska po përparon në Ukrainën lindore, duke shfrytëzuar avantazhin ndaj ushtarëve ukrainas me më pak armatime në dispozicion.

Njësitë e ushtrisë ruse “çliruan vendbanimet” e Sukhi Yalyt dhe Pustynkas në rajonin lindor të Donetskut, tha ministria ruse e Mbrojtjes në konferecën e përditshme për shtypin.

Zona e Sukhi Yalyt është rreth 13 kilometra në jugperëndim të Kurakhovës, një qytet industrial strategjik në brigjet e një rezervuari që Moska po përpiqet ta marrë nën kontroll.

Pustynka shtrihet në jug të qytetit Pokrovsk, një qendër logjistike në kryqëzimin e akseve rrugore dhe hekurudhore që përdoren për të furnizuar trupat ukrainase në vijën e frontit.

Konflikti gati tre-vjeçar është përshkallëzuar ndjeshëm muajt e fundit, pasi Kievi dislokoi raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga Shtetet e Baskuara dhe Britania për sulme në tokën ruse dhe Moska goditi Ukrainën me raketë eksperimentale hipersonike si kundëpërgjigje.

Ukraina është përpjekur të arrijë një pozicion sa më të sigurt që të jetë e mundur përpara kthimit në krye të Shtëpisë së Bardhë në janar, të Presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Republikani Trump ka premtuar se me ardhjen në pushtet do t’i japë fund me shpejtësi konfliktit, duke ngritur shqetësimet në Kiev se Ukraina do të detyrohet të bëjë lëshime masive territoriale ndaj Moskës.

Ndërkohë, të premten, dronët ukrainas goditën qytetin Oleshky, të pushtuar nga Rusia, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur rëndë tre të tjerë, njoftoi guvernatori i rajonit i emëruar prej Moskës.

Në pamjet e shpërndara nga Vladimir Saldo, guvernatori i caktuar nga Rusia në rajonin Kherson, në jug të Ukrainës, shfaqeshin ato që dukej të ishin trupa të shtrirë në një rrugë dhe jashtë një ndërtese, të mbuluar me batanije.

Kievi nuk komentoi, por Ukraina mohon kryerjen e sulmeve ndaj objektivave civilë në rajonet e kontrolluara nga Rusia.

Oleshky kishte një popullsi prej rreth 20 mijë banorësh përpara se Moska të niste sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës, në shkurt 2022.

Qyteti shtrihet në rajonin Kherson, në jug të Ukrainës, përgjatë bregut lindor të lumit Dnipro që kontrollohe nga Rusia.

Lumi, de facto, është si një vijë fronti mes forcave të Moskës dhe Kievit, ndërsa të dyja palët akuzojnë rregullisht njëra-tjetrën për goditje me artileri dhe dronë./voa

Ju sugjerojmë

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
Kryesore

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

10 Maj, 2025 10:59 pm
Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
Aktualitet

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

10 Maj, 2025 10:43 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

10 Maj, 2025 10:28 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

10 Maj, 2025 9:55 pm
Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
Aktualitet

Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

10 Maj, 2025 9:33 pm
Publikohen emrat e kandidatëve në listat e hapura të PD-së
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

10 Maj, 2025 9:16 pm
Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë

10 Maj, 2025 9:03 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Kryesore

“Giro D’Italia” në Vlorë/ PS kërkoi shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

10 Maj, 2025 8:40 pm
Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
Bota

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

10 Maj, 2025 8:25 pm
Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
Bota

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

10 Maj, 2025 8:09 pm
Para
“E mora për sevap, më vodhi”, pronari lë punonjësit pa rroga e sigurime

“E mora për sevap, më vodhi”, pronari lë punonjësit pa rroga e sigurime

Mallra kontabandë në dy autobusët e linjës Shqipëri-Greqi, tre shoferët përfundojnë në prangat e policisë

Mallra kontabandë në dy autobusët e linjës Shqipëri-Greqi, tre shoferët përfundojnë në prangat e policisë

“Nuk vij dot nga Austria për të paguar ujin”, e-Albania s’e lejon të shlyejë detyrimet

“Nuk vij dot nga Austria për të paguar ujin”, e-Albania s’e lejon të shlyejë detyrimet

TE FUNDIT

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
10 Maj, 2025

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Korçë, Enton Çaçani ka denoncuars mbrëmjen e sotme se administrata e Bashkisë Kolonjë...

Lexo më shumë

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
10 Maj, 2025

Uniformat blu njoftojnë se kanë marrë përsipër ruajtjen e të gjitha qëndrave të votimit në Elbasan. Në total janë marrë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
10 Maj, 2025

Kur na ndajnë edhe pak orë nga nisja e zgjedhjeve të 11 majit, një tjetër incident është regjistruar në fshatin...

Lexo më shumë

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
10 Maj, 2025

Moska po shqyrton një propozim për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com