Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë është kanali i Ibër-Lepencit?

2024/12/03 at 9:27 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë është kanali i Ibër-Lepencit?

Ndërmarrja Hidroekonomike Ibër-Lepenc, me seli në Prishtinë, është një ndërmarrje që furnizon me ujë të papërpunuar industrinë, ujësjellësit dhe bujqësinë, si dhe prodhon energji elektrike nga hidrocentrali i Ujmanit.

Sipas faqes zyrtare të kësaj ndërmarrjeje, kompania është themeluar me vendim të Kuvendit të Kosovës më 28 Shkurt 1967.

Ndërtimi i këtij sistemi ishte paraparë të bëhej në dy faza: Faza e Ibrit, e cila përfundoi më 1986 dhe faza e Lepencit, e cila nuk është realizuar. Kjo ndërmarrje sot është shoqëri aksionare, 100% në pronësi të Qeverisë së Kosovës.

Si është ndërtuar Ujmani?

Ujmani, rreth 25 kilometra larg Mitrovicës, është një liqen artificial i krijuar me ndërtimin e digës së Ujmanit mbi lumin Ibër, gjatë viteve 1979-1984, për të siguruar furnizimin me ujë për popullsinë, industrinë, termocentralet dhe për ujitje.

Lumi Ibër, që e furnizon Ujmanin me ujë, buron në Mal të Zi, kalon nëpër territorin e Serbisë, hyn në Kosovë me një gjatësi të shtratit prej 82 kilometrash dhe më pas kthehet në Serbi.

Ujmani ndodhet në komunën e Zubin Potokut, në veri të Kosovës, një zonë e banuar me shumicë serbe, ndërsa një pjesë më e vogël i përket komunës së Tutinit në Serbi.

Sipas dokumenteve zyrtare të Qeverisë së Kosovës, nga hidrosistemi Ibër-Lepenc, në Ujman (Zubin Potok), furnizohet me ujë i gjithë veriu i Kosovës, si dhe Prishtina me rrethinë.

Ky hidrosistem, gjithashtu, furnizon me ujë termocentralet në Obiliq, që përdoret për ftohjen e termocentraleve Kosova A dhe Kosova B. Përveç kësaj, uji nga liqeni akumulues i Ujmanit përdoret për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore. Në rastet e thatësirës, si ajo e vitit 2014, uji nga Ujmani është përdorur edhe për mbushjen e liqeneve afër Prishtinës, Batllavë dhe Badoc.

Liqeni i Ujmanit është më i madhi në Kosovë, me një sipërfaqe prej 11.9 kilometrash katrorë dhe kapacitet prej 370 milionë metrash kub ujë. Hidrocentrali i tij prodhon 35 megavat energji elektrike në orë.

Kanali Ibër-Lepenc ka një gjatësi prej 49 kilometrash – nga liqeni në Ujman deri në Prishtinë, përfundon në liqenin e Badocit dhe kalon nëpër territorin e pesë komunave: Zubin Potok, Mitrovicë, Vushtrri, Obiliq dhe Prishtinë.

Kush e financoi ndërtimin e digës së Ujmanit?

Sipas dokumenteve të Bankës Botërore, ndërtimi i këtij projekti kushtoi mbi 100 milionë dollarë. Prej kësaj, kredia nga Banka Botërore ishte 45 milionë dollarë (42% e projektit), ndërsa pjesa tjetër u financua në nivel lokal përmes një fondi special për zonat e pazhvilluara, nëpërmjet Bankës së Kosovës.

Kredia e Bankës Botërore u miratua në vitin 1971 dhe hyri në fuqi më 1972. Banka ia dha këto mjete qeverisë federale të Jugosllavisë, e cila më pas ia kaloi si kredi ndihmëse ndërmarrjes Ibër-Lepenc, një entitet i krijuar nga qeveria krahinore e atëhershme e Kosovës për zhvillimin e burimeve ujore të sistemeve Ibër dhe Lepenc.

Në një raport të vitit 1986, Banka Botërore deklaroi se ndërtimi i projektit ishte i kënaqshëm, pavarësisht disa vonesave. Megjithatë, çmimi i projektit u rrit disa herë për shkak të inflacionit gjatë zbatimit. Ndërmarrja Ibër-Lepenc nuk arriti të sigurojë fitime në vitin e parë të funksionimit (1977), por kjo ndodhi më 1981, kryesisht nga energjia elektrike. Pagesat për furnizimin me ujë filluan më 1983.

Kosova e konsideron Ujmanin si pronë të sajën, ndërsa Serbia insiston se ka trashëguar borxhin e ish-Jugosllavisë dhe për këtë arsye pretendon të drejtën e pronësisë. Nga ana tjetër, në Zubin Potok ekziston edhe një ndërmarrje në pronësi të Serbisë me emrin “Ibar”, e themeluar në vitin 2002, të cilën Kosova e konsideron si ilegale./REL

Ju sugjerojmë

Bota

“S’ka hapësirë për diplomaci”/Ministri i Jashtëm i Iranit:Duhet t’i përgjigjemi SHBA

22 Qershor, 2025 2:35 pm
Drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, lëshohen 33 masa sigurie në Tiranë
Aktualitet

Shpërndanin droga të forta në lokalet e natës në Tiranë, një tjetër në pranga

22 Qershor, 2025 2:10 pm
“Shkeli Kushtetutën duke shmangur Kongresin”, sulmet ndaj Iranit përçajnë amerikanët
Bota

“Shkeli Kushtetutën duke shmangur Kongresin”, sulmet ndaj Iranit përçajnë amerikanët

22 Qershor, 2025 1:45 pm
(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat
Aktualitet

(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat

22 Qershor, 2025 1:28 pm
Rikthehet furnizimi me ujë edhe në shumë zona të Durrësit
Aktualitet

Rikthehet furnizimi me ujë edhe në shumë zona të Durrësit

22 Qershor, 2025 1:19 pm
Berisha thirrje emigrantëve: Cilido që ka mundësinë të vijë e të votojë më 11 Maj!
Aktualitet

Bombardimet e SHBA/Berisha: Thirrje e fuqishme për përmbysjen e diktaturës në Iran

22 Qershor, 2025 1:05 pm
Fermerët të pakënaqur me çmimin e shalqirit/ Kërkesë e lartë në vend e rajon
Aktualitet

Fermerët të pakënaqur me çmimin e shalqirit/ Kërkesë e lartë në vend e rajon

22 Qershor, 2025 12:49 pm
Qeveria e re, Kurti fton LDK në negociata
Rajoni

Sulmi në Iran/ Kurti krah SHBA: Bota ka nevojë për më pak armë nukleare

22 Qershor, 2025 12:35 pm
Lajm i mirë për banorët e pushuesit/ Nga sot Vlora furnizohet normalisht me ujë
Aktualitet

Lajm i mirë për banorët e pushuesit/ Nga sot Vlora furnizohet normalisht me ujë

22 Qershor, 2025 12:05 pm
“30 vjeçarja theu xhamin në komisariat”,Policia e Tiranës:Asnjë lloj dhune ndaj saj!
Aktualitet

“30 vjeçarja theu xhamin në komisariat”,Policia e Tiranës:Asnjë lloj dhune ndaj saj!

22 Qershor, 2025 11:47 am
Para
Vrau Alfred Dedjen, Julian Gjoshi: Sa herë takoheshim më shante dhe ofendonte, e mbaja me lekë dhe bukë…

Vrau Alfred Dedjen, Julian Gjoshi: Sa herë takoheshim më shante dhe ofendonte, e mbaja me lekë dhe bukë…

Begaj: Të ndërtojmë kushtet e nevojshme që personat me aftësi të kufizuara të jetojnë në mënyrë të pavarur

Begaj: Të ndërtojmë kushtet e nevojshme që personat me aftësi të kufizuara të jetojnë në mënyrë të pavarur

Drejtori i Policisë në Lezhë del në terren. Kontrolle për mjetet e blinduara, xhamat e zinj dhe parkimet e gabuara

Drejtori i Policisë në Lezhë del në terren. Kontrolle për mjetet e blinduara, xhamat e zinj dhe parkimet e gabuara

TE FUNDIT

“S’ka hapësirë për diplomaci”/Ministri i Jashtëm i Iranit:Duhet t’i përgjigjemi SHBA

22 Qershor, 2025

Abbas Araghchi, ministri i Jashtëm i Iranit tha se nuk e di se sa “hapësirë ​​ka mbetur për diplomaci” pasi...

Lexo më shumë

Shpërndanin droga të forta në lokalet e natës në Tiranë, një tjetër në pranga

Drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, lëshohen 33 masa sigurie në Tiranë
22 Qershor, 2025

Vihet në pranga një 23-vjeçar, i shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit të koduar ‘Blloku 33’, ku u dhanë...

Lexo më shumë

“Shkeli Kushtetutën duke shmangur Kongresin”, sulmet ndaj Iranit përçajnë amerikanët

“Shkeli Kushtetutën duke shmangur Kongresin”, sulmet ndaj Iranit përçajnë amerikanët
22 Qershor, 2025

Kanë qenë të përziera reagimet e spektrit politik amerikan ndaj vendimit të Trump për të sulmuar Iranin. Senatori republikan Mitch...

Lexo më shumë

(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat

(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat
22 Qershor, 2025

Arrestohet me qëllim ekstradimi në Itali një 33-vjeçar,  i dënuar me 8 vite, për 'Grabitje me armë'', ''Vrasje e mbetur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com