Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

2024/11/27 at 10:07 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit vazhdon të jetë në udhëkryq dhe palët deri tani nuk kanë ofruar asnjë qëndrim të qartë se si mund të dilet nga status-quoja.


Që prej marrëveshjeve të arritura nga Kosova dhe Serbia, në Bruksel e Ohër, mbi hapat që do të çonin drejt normalizimit, e që potencialisht do të përfundonin me njohje të ndërsjellë, nuk është shënuar asnjë përparim.

Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duket se mbetet një nga pikat e nxehta të debatit.

Në një intervistë nga Nju Jorku për Zërin e Amerikës, Avdullah Hoti, deputet i dhe anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, fajëson qeverinë Kurti për atë që e quajti braktisje të dialogut për njohje, duke bërë siç tha ai, që presioni ndërkombëtar në vend që t’i drejtohej Serbisë, të kthehet nga Kosova.

Ai foli dhe mbi marrëveshjen e arritur në Uashington në shtator të vitit 2020, gjatë administratës së parë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Avdullah Hoti ishte një nga nënshkruesit e saj në cilësinë e kryeministrit të Kosovës.

I pyetur rreth marrëveshjes së Uashingtonit, zoti Hoti tha se nëse ajo do të ishte zbatuar, gjendja ekonomike, sociale edhe politike e Kosovës, sot do të ishte krejt ndryshe.

Ai shtoi se përmirësimi i raporteve ekonomike do të krijonte klimën që do ta bënte më të lehtë arritjen e marrëveshjes përfundimtare, mes Kosovës dhe Serbisë.

Zëri i Amerikës: Zoti Hoti, si dilet nga kjo situatë, a ka të ardhme dialogu Prishtinë – Beograd?

Avdullah Hoti: E para, nuk ka rrugë tjetër përtej dialogut për të normalizuar marrëdhëniet tona me fqinjin verior. Problemi është që gjatë këtij mandati qeverisës është braktisur dialogu për njohje, që është kornizuar në qeverinë paraprake, dhe është futur në një rrugë tjetër të adresimit të disa çështjeve që mund të jenë teknikisht të rëndësishme, por që nuk e adresojnë problemin kryesor që është mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, që është njohja reciproke. Mua më vjen shumë keq që u braktis korniza e dialogut për njohje dhe hymë në një rrugë tjetër, dhe sot është ndërtuar një lloj status-quoje e re sa u përket marrëdhënieve tona më fqinjin verior, me një marrëveshje në Bruksel dhe aneksin në Ohër, dhe është kthyer krejt presioni në drejtim të Kosovës, në vend që të ishte në drejtim të Serbisë, për të përfunduar dialogun me njohje reciproke.

Zëri i Amerikës: Zoti Hoti, një nga marrëveshjet që u pa si mundësi që mund të çonte tek normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë nëpërmjet normalizimit të marrëdhënieve ekonomike, ishte edhe ajo e Uashingtonit e arritur në vitin 2020. Ju ishit një nga nënshkruesit e saj në cilësinë e kryeministrit në atë kohë. Cilat janë pritshmëritë tuaja mbi angazhimin e administratës së re lidhur me dialogun?

Avdullah Hoti: Unë nuk jam sot këtu vetëm si opozitar, por edhe si deputet i Republikës së Kosovës dhe nuk dua të tingëlloj kritik, por edhe kjo marrëveshje e Uashingtonit dhe plot procese të tjera, gjatë katër viteve të fundit kanë degraduar. Sikur sot të kishte filluar së zbatuari marrëveshja që është arritur në Uashington në shtator të vitit 2020, gjendja ekonomike, sociale edhe politike do të ishte krejt ndryshe në Kosovë. Ajo marrëveshje përfshin pritje të mëdha infrastrukturore, që e kthejnë Kosovën në nyjë të infrastrukturës në rajon, duke i lidhur autostradat, hekurudhat, gazin edhe projekte të tjera për ta bërë më të lehtë arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë për njohjen reciproke. Unë shpresoj që me qeverinë e re që do të kemi pas zgjedhjeve të shkurtit të vitit të ardhshëm, të kthehet vëmendja tek zbatimi i kësaj marrëveshjeje.

Zëri i Amerikës: Megjithatë, shumë ekspertë, zoti Hoti, kanë thënë edhe në atë kohë se normalizimi i marrëdhënieve ekonomike jo domosdoshmërisht do të çonte tek një dakordësi për çështje politike, pra tek normalizimi i marrëdhënieve politike? …. Si kundërshtim ndaj marrëveshjes së Uashingtonit…

Avdullah Hoti: Përmirësimi i raporteve në aspektin ekonomik krijon një klimë e cila mundëson më lehtë arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Sikur të vazhdonte dialogu i nisur në Bruksel në qeverinë paraprake për marrëveshje përfundimtare, për njohje reciproke dhe në të njëjtën kohë të zbatohej marrëveshja e Uashingtonit, unë jam i bindur që situata sot do të ishte krejt ndryshe. Nuk e di a do e kishim përmbyllur komplet procesin e njohjes reciproke me fqinjin tonë verior, por e di që do të ishte krijuar një kontekst krejt tjetër ekonomik dhe politik. Do e kishim konsumuar këtë si proces dhe Kosovës do t’i ishte hapur rruga për integrim euroatlantik.

Zëri i Amerikës: Ju dhe partia juaj keni shprehur shqetësimin për marrëdhëniet e ndërlikuara mes Kosovës dhe aleatin kryesor (Shtetet e Bashkuara), duke fajësuar për këtë qeverinë Kurti. Çfarë do të kishit bërë ju ndryshe?

Avdullah Hoti: Unë besoj se jemi të provuar si Lidhje Demokratike e Kosovës, sa herë që kemi qeverisur ne kemi bërë hapa të mëdhenj në konsolidimin e shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Sa për përkujtim, në qeverinë (Isa) Mustafa është nënshkruar Marrëveshja e Stabilizim Asociimit mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, që është marrëveshja e parë që e trason rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian. Në qeverinë, që unë kam qenë kryeministër, kemi nënshkruar marrëveshjen e Uashingtonit për normalizim ekonomik mes dy vendeve, pra janë dy marrëveshjet më të mëdha që nga shpallja e pavarësisë. Ne gjithmonë e kemi pasur në formulë të veprimit tonë politik thellimin e aleancave, trasimin e rrugës drejt integrimit euroatlantik, sepse si një vend i ri, që ka nevojë për mbështetje edhe ekomomike, edhe politike, e vetmja mundësi për ecur përpara është fuqizimi i aleancave. Mua më vjen keq që sot Kosova në vend të ishte një vend siç ka qenë deri vonë me sfida të zhvillimit ekonomik e me sfida të integrimit euroatlantik, tani është kthyer në masë të madhe edhe në çështje të sigurisë në sytë e aleatëve, në tryezat ndërkombëtare ku diskutohet për çështjet e sigurisë në rajon dhe më gjerë. Ne duhet të mbështesim vetëm politikat që çojnë drejt integrimit euroatlantik.

Zëri i Amerikës: Megjithatë zoti Hoti, qeveria po thotë se nuk po bën asgjë tjetër vetëm zbatimin e Kushtetutës dhe shtrirjen e sovranitetit në veri të vendit. Si i përgjigjeni ju këtij qëndrimi?

Avdullah Hoti: Për fatin e keq të vendit tani ka katër vite që në qeverisje janë disa populistë që asnjë përfitim nuk i kanë sjellë, asnjë hap përpara nuk e kanë bërë për Kosovën, për të konsoliduar shtetësinë e saj edhe për të çuar përpara integrimin euroatlantik. Gjatë katër viteve të fundit nuk kemi pasur asnjë njohje të re, asnjë njohje ndërkombëtare, nuk ka avancuar procesi i dialogut, kemi pasur cënim me aleatët kryesorë dhe e mira është që ky mandat po përfundon. Unë shpresoj që një qeveri pro evropiane, pro amerikane, do të marrë në duar qeverisjen e vendit.

Zëri i Amerikës: Kosova do të mbajë zgjedhje me 9 shkurt. Ju keni shprehur optimizëm për perspektivën e partisë suaj në këto zgjedhje. Çfarë ka ndryshuar duke pasur parasysh se në zgjedhjet pararendëse forca juaj politike është renditur e treta?

Avdullah Hoti: Janë dy çështje kryesore që unë besoj do të na e kthejnë neve besimin e qytetarëve. E para, ne jemi njerëz të provuar, është parë që veprimet politike që kemi ndërmarrë në të kaluarën, vite me radhë, kemi pasur plotësisht të drejtë në fokusin që kemi pasur për të fuqizuar ekonominë vendore, me fokusin që kemi pasur për të normalizuar marrëdhëniet me vendet në rajon, me fokusin tonë shumë të fuqishëm, duke ndjekur këshillat e miqve për të avancuar në progresin në rrugën euroatlantike të vendit. E dyta, gjatë këtyre katër viteve gati në çdo aspekt, ne kemi parë vetëm deklarime populiste pa bërë asnjë progres, as në politikën e brendshme sa i përket zhvillimit ekonomik, sepse jemi përballë me probleme të mëdha, me problemet e keqmenaxhimit të buxhetit të shtetit. Janë rreth 12 miliardë euro që ka pasur në menaxhim kjo qeveri, nuk ka asnjë projekt domethënës që ka shkuar përpara. Në politikën e jashtme nuk kemi pasur asnjë progres përkundrazi, i kemi cënuar marrëdhëniet me aleatët kryesorë. Unë besoj edhe për shkak të përgatitjeve që kemi bërë ne si subjekt politik, besoj që do të na kthehet besimi i qytetarëve, për të marrë përsipër udhëheqjen e shtetit./VOA



Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
Kriza politike në Serbi: Përleshje në rrugë e në Parlament

Kriza politike në Serbi: Përleshje në rrugë e në Parlament

Trump emëron gjeneralin në pension Kellogg si të dërguar special për krizën Rusi-Ukrainë

Trump emëron gjeneralin në pension Kellogg si të dërguar special për krizën Rusi-Ukrainë

Rusia: Gati për të bashkëpunuar me talebanët

Rusia: Gati për të bashkëpunuar me talebanët
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}