Gjurmët e plumbave të atentatorëve janë ende në xhamin e G Class-it të Klaudio Prendit, i cili mbeti i vdekur gjatë një atentati mafioz në 18 nëntor në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.
Bazuar në kamerat e sigurisë, duket momenti teksa djali i ish-gjyqtarit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Fran Prendi, sapo futet në makinë dhe qëllohet me breshëri armësh nga një “Audi” që i kalon paralel.
Shokët kanë dalë me vrap nga lokali për t’i ardhur në ndihmë të riut. Ishin këta të fundit që e çuan në spital, por fatkeqësisht i riu nuk mbijetoi dot.