Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

25 nëntori, Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Gruas

2024/11/25 at 11:11 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
25 nëntori, Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Gruas

Vendi më i rrezikshëm për femrat, sipas statistikave të OKB, është shtëpia e tyre.

Edhe në Gjermani dhuna ndaj gruas është prezente. Gati çdo ditë një femicid, sipas statistikave.

Dhuna ndaj grave është një problem global.

OKB vlerëson se deri në 70 për qind e grave vuajnë nga dhuna seksuale, fizike ose psikike të paktën një herë në jetën e tyre. Dita e 25 Nëntorit konsiderohet si ditë aksioni kundër dhunës ndaj grave dhe kërkon të tërheqë vëmendjen kudo në botë për dhunën ndaj tyre. Synimi është denoncimi i dhunës në familje,  si edhe dhuna kundër gruas në luftëra apo kur janë në arrati. Protesta e grave sot drejtohet kundër abuzimit dhe përdhunimit, kundër martesave të detyruara dhe prostitucionit të detyruar.

Në vitin 2022, 48.800 gra në botë prej tyre u shuan nga kjo dhunë, sipas OKB. Edhe në Gjermani gati çdo ditë një grua vritet nga partneri, sipas autoriteteve. Çdo tre minuta një grua apo një vajzë përjeton dhunë.

Dhuna ndaj grave në Gjermani

Dhuna ndaj grave vazhdon të rritet edhe në Gjermani. Këtë e tregon raporti aktual i situatës mbi dhunën ndaj gruas i titulluar “Krimet specifike gjinore ndaj grave në vitin 2023”.

Raporti i prezantuar nga Zyra Federale e Kriminalistikës javën e kaluar shfaqet për herë të parë në këtë formë, pasi ai përmban të dhëna edhe për krimet ndaj grave për shkak të paragjykimeve ndaj tyre, si dhe shifra për krimet që kryhen kryesisht në dëm të grave.

322 krime si pasojë e paragjykimeve kundër gruas u regjistruan nga policia vitin e kaluar si dhe 938 delikte të vrasjes së grave, 9 më shumë se në vitin 2022.

“Dhuna ndaj grave na prek të gjithëve. Ne shohim një femicid në Gjermani pothuajse çdo ditë.  Çdo tre minuta një grua apo vajzë në Gjermani përjeton dhunë në familje. Çdo ditë më shumë se 140 gra dhe vajza në Gjermani bëhen viktima të një krimi seksual. Ato bëhen viktima sepse janë gra. Kjo është e padurueshme – dhe kërkon angazhim të vazhdueshëm,” u shpreh ministrja gjermane e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser gjatë prezantimit të raportit të situatës aktuale në këtë drejtim nga Zyra Federale e Kriminalistikës.

Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj gruas u thirr për herë të parë në vitin 1981 nga gratë në Karaibe dhe Amerikën Jugore. Gratë përkujtuan me këtë ditë tre motra që jetonin në Republikën Domenikane, të cilat u rrëmbyen, përdhunuan dhe u vranë. Patricia, Minerva dhe Maria Teresa Mirabal vdiqën më 25 nëntor 1960 nga dhuna e ushtarëve të regjimit famëkeq Trujillo, i njohur si regjim diktatorial dhe brutal. Në vitin 1999 kjo ditë aksioni u njoh zyrtarisht nga OKB. Në deklaratat ndërkombëtare dhuna ndaj gruas sot klasifikohet si shkelje e të drejtave të njeriut./DW

Ju sugjerojmë

Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm
Kryesore

Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm

14 Maj, 2025 2:24 pm
Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!
Aktualitet

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!

14 Maj, 2025 2:20 pm
Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…
Aktualitet

Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…

14 Maj, 2025 2:02 pm
Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë
Aktualitet

Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë

14 Maj, 2025 1:47 pm
Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton listat e kandidatëve për 7 subjekte zgjedhore
Kryesore

“Lista e hapur”, Celibashi: Cënimi i votës sjell pasoja ligjore për përgjegjësit

14 Maj, 2025 1:41 pm
Bashkimi Evropian miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë
Bota

Bashkimi Evropian miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

14 Maj, 2025 1:41 pm
Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë
Aktualitet

Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

14 Maj, 2025 1:23 pm
Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD
Aktualitet

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD

14 Maj, 2025 1:12 pm
Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier
Kryesore

Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier

14 Maj, 2025 1:11 pm
Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!
Aktualitet

Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!

14 Maj, 2025 1:01 pm
Para
Këlliçi pas daljes nga SPAK: Kam kërkuar që të hetohen krimet zgjedhore! Paratë e paligjshme të firmës 5D janë hedhur në fushatë! 

Këlliçi pas daljes nga SPAK: Kam kërkuar që të hetohen krimet zgjedhore! Paratë e paligjshme të firmës 5D janë hedhur në fushatë! 

VIDEO/ Rama publikon pamjet nga takimi me shqiptarët në Londër: Më e mira nuk ka ardhur akoma

VIDEO/ Rama publikon pamjet nga takimi me shqiptarët në Londër: Më e mira nuk ka ardhur akoma

Emri/ Vritet 42-vjeçari shqiptar në Itali 

Emri/ Vritet 42-vjeçari shqiptar në Itali 

TE FUNDIT

Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm

Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm
14 Maj, 2025

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave preferenciale në qarkun e Vlorës, duke dalë kështu me një rezultat më të...

Lexo më shumë

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!
14 Maj, 2025

Nata e parë gjysmëfinale e Eurovision shënoi fitoren e parë për Shqipërinë. Shkodra Elektronike ia doli të  siguronte finalen duke...

Lexo më shumë

Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…

Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur liderëve botërore, të cilët e kanë uruar për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11...

Lexo më shumë

Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë

Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë
14 Maj, 2025

Gjykata e Lartë ka pranuar rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet e ushtruar në banesën e këtij të fundit. Sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com