Policia e Elbasanit ka arrestuar ditën e sotme një shtetas 31-vjeçar.
Sipas njoftimit të bluve, 31-vjeçari akuzohet për dhunë ndaj babait të tij.
Gjithashtu shtetasi R.K. akuzohet se ka marrë gjithashtu një shumë parash.
“Komisariati i Policisë Elbasan ndaloi me iniciativë shtetasin R. K., 31 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij dhe i ka marrë atij një shumë parash,” njoftoi policia.