Një 28-vjeçar nga Australia dyshohet se është zhdukur prej një muaji në territorin shqiptar.
Mediat australiane shkruajnë se Cameron Twiss, 28 vjeç, u pa për herë të fundit më 13 Tetor duke ecur në shtegun Valbonë-Theth.
Departamenti i Punëve të Jashtme të Australiaë dhe Tregtisë ka konfirmuar se po ofron ndihmë konsullore për familjen e një australiani të raportuar të zhdukur në Shqipëri.
“Për shkak të detyrimeve tona të privatësisë, ne nuk jemi në gjendje të japim komente të mëtejshme,” tha një zëdhënës i DFAT për NewsWire këtë javë.
Twiss, 28 vjeç, u pa për herë të fundit rreth orës 8 të mëngjesit më 13 tetor, duke ecur në shtegun Valbonë – Theth në Shqipërinë veriore.
Autoritetet e kërkimit gjetën pasaportën dhe rrobat e tij në një bujtinë në Shkodër, pasi ai u raportua i zhdukur.
Pronari i Hostel Kultura, Arlind Shkembi, duke folur me reporteren e Adelaide Advertiser Emily Olle, tha se ecja nga Valbona në Theth ishte “e lehtë edhe për 70-vjeçarët”.
“Zona është gjithmonë e mbushur me njerëz nga vende të tjera. Ka kabina që shërbejnë kafe ose, nëse ngecni natën atje, do t’ju japin batanije ose diçka për t’u ngrohur.”
Shkembi shtoi se ai besonte se zoti Twiss mund të kishte rrëshqitur nga shtegu në një terren më të vështirë.
Ata që kanë ngritur alarmin kanë qenë familjarët e të riut. Më 2 Nëntor nga autoritetet thanë se kërkuan të gjithë shtegun bashkë me policinë, por kanë pezulluar operacionin./Opinion.al