Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia godet Ukrainën me raketa ndërkontinentale 

2024/11/21 at 2:23 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rusia godet Ukrainën me raketa ndërkontinentale 

Ukraina thotë se Rusia hodhi një raketë balistike ndërkontinentale gjatë natës duke shënjestëruar qytetin Dnipro, gjë që nëse konfirmohet, do të ishte hera e parë që Moska përdor një raketë të tillë në luftë. 


Në një deklaratë të publikuar të enjten në aplikacionin e mesazheve Telegram, forcat ajrore të Ukrainës nuk saktësuan llojin e raketës, por thanë se ajo ishte lëshuar nga rajoni rus Astrakhan, i cili kufizohet me Detin Kaspik. 

Në deklaratë thuhet se një raketë balistike ndërkontinentale u hodh në qytetin Dnipro së bashku me tetë raketa të tjera dhe se ushtria ukrainase rrëzoi gjashtë prej tyre. 

Sipas zyrtarëve lokalë, dy persona u plagosën si pasojë e sulmit dhe një objekt industrial dhe një qendër rehabilitimi për personat me aftësi të kufizuara u dëmtuan. 

Ndonëse fusha e veprimit të një rakete balistike ndërkontinentale e bën të duket e tepërt për t’u përdorur kundër Ukrainës, raketa të tilla janë të dizajnuara për të mbajtur koka bërthamore dhe përdorimi i njërës do të shërbente si një kujtesë rrëqethëse e aftësisë bërthamore të Rusisë dhe një mesazh i fuqishëm i përshkallëzimit të mundshëm. 

Njoftimi për një sulm me një raketë të tillë u bë dy ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një doktrinë të rishikuar bërthamore që ul zyrtarisht pragun për përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia. Ukraina të martën hodhi disa raketa amerikane me rreze më të gjatë veprimi dhe thuhet se ka hedhur të mërkurën raketa britanike në Rusi. 

Ministria ruse e Mbrojtjes tha në një deklaratë të enjten se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore rrëzuan dy raketa të prodhimit britanik “Storm Shadow”, gjashtë raketa HIMARS dhe 67 dronë. Njoftimi është pjesë e përmbledhjes së përditshme të ministrisë në lidhje me veprimet ushtarake në Ukrainë. 

Deklarata nuk tha se kur ose ku saktësisht ndodhi sulmi ose çfarë synonin raketat. Ky nuk është njoftimi i parë publik i Moskës për rrëzimin e raketave Storm Shadow, pasi Rusia raportoi më herët se kishte rrëzuar disa mbi gadishullin e aneksuar të Krimesë. 

Zhvillimet e raportuara ndodhin në një kohë kur lufta ka marrë një dimension ndërkombëtar në rritje me vendosjen e trupave të Koresë së Veriut për të ndihmuar Rusinë në fushëbetejë, një zhvillim që zyrtarët amerikanë thanë se nxiti ndryshimin e politikës së presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të përdorë raketa amerikane me rreze më të gjatë veprimi për të goditur objektiva në Rusi. Kremlini u përgjigj me kërcënime për përshkallëzim të konfliktit. 

Presidenti Putin ka paralajmëruar më parë SHBA-në dhe aleatët e tjerë të NATO-s se lejimi i Ukrainës të përdorë armët perëndimore me rreze më të gjatë veprimi për të goditur territorin rus, do të thotë se Rusia dhe NATO janë në luftë. Doktrina e tij e re lejon një përgjigje të mundshme bërthamore nga Moska edhe ndaj një sulmi konvencional ndaj Rusisë nga çdo komb që mbështetet nga një fuqi bërthamore./VOA 



Ju sugjerojmë

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
Aktualitet

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

28 Qershor, 2025 10:31 pm
Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
Sport

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

28 Qershor, 2025 10:01 pm
SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
Bota

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

28 Qershor, 2025 9:18 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

28 Qershor, 2025 8:46 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksidenti në Tiranë, Policia: Janë përplasur 6 automjete

28 Qershor, 2025 8:42 pm
16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo
Kronikë

16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo

28 Qershor, 2025 8:24 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Kronikë

Tiranë, taksia përplaset me autobusin dhe makinën e policisë

28 Qershor, 2025 8:00 pm
“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive
Kryesore

“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive

28 Qershor, 2025 7:44 pm
Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore
Bota

Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore

28 Qershor, 2025 7:39 pm
Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë
Rajoni

Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë

28 Qershor, 2025 7:08 pm
Para
Rusia sulmoi me raketë ndërkontinentale, reagon Zelensky: Fqinji ynë i çmendur po përdor Ukrainën si një terren testimi 

Rusia sulmoi me raketë ndërkontinentale, reagon Zelensky: Fqinji ynë i çmendur po përdor Ukrainën si një terren testimi 

Vota e emigrantëve/ “Nuk ka rrezik votimi nga jashtë”, kreu i KQZ-së: Ka problematika, por s’do dështojë! 

Vota e emigrantëve/ “Nuk ka rrezik votimi nga jashtë”, kreu i KQZ-së: Ka problematika, por s’do dështojë! 

Arrestohen në Rinas 2 kinezë, tentuan të dalin nga Shqipëria me pasaporta false

Emri/ I arrestuar për ngacmim seksual dhe kërcënim me jetë, ekstradohet nga Gjermania 62-vjeçari 
















TE FUNDIT

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
28 Qershor, 2025

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 deri në orën 22:00, datë...

Lexo më shumë

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
28 Qershor, 2025

Paul Pogba është zyrtarisht një lojtar i Monaco-s. Klubi i Ligue 1 ka njoftuar firmën me mesfushorin francez, me një...

Lexo më shumë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
28 Qershor, 2025

Një pamje e papritur i priste ata që kalonin anën lindore të Detroitit të premten, ndërsa kartëmonedhat filluan të binin...

Lexo më shumë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
28 Qershor, 2025

 Një aksident ka ndodhur në Pogradec pasditen e sotme, në rrugën që të dërgon drejt fshatit Tushemisht. Mësohet se dy mjete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com