Një person raportohet të ketë mbetur i plagosur me thikë paraditen e kësaj të enjteje në Tiranë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e “Qytetit Studenti”, në rrethana dhe për shkaqe momentalisht të panjohura.
Sherri ka ndodhur në ambientet e jashtme të një Fast Food-i, aty ku siç shihet edhe në foton që përcjell gazetari ka shenja të dukshme gjaku.
I plagosuri mësohet se ka marrë dëmtime në dorë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia./tvklan