Katër peruanë dhe një kolumbiane shqetësuan banorët e lagjes “5 Maji”, të cilët njoftuan policinë.
Në të thuhej se në një apartament me qira nga disa të huaj dyshohej se ushtrohej prostitucion. Policia nisi verifikimet dhe rezultoi se pesë të huajt ishin si turistë dhe nuk kishin asnjë gjë të paligjshme.
“Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, pas një telefonate të marrë se në lagjen ‘5 Maj’, në një apartament të marrë me qira nga disa shtetas të huaj, dyshohet se ushtrohej prostitucioni, ka kryer veprimet proceduriale, nga të cilat ka rezultuar se katër shtetas peruanë dhe një shtetase kolumbiane, kishin ardhur si turistë dhe nuk janë konstatuar paligjshmëri. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit”, njoftoi policia.