Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, deklaroi se e ka përgatitur ndeshjen ndaj Ukrainës, vetëm për fitore.
Silvinjo theksoi se në grupin e Ligës së Kombeve, mund të ndodhë gjithçka.
Ndër të tjera, ai tha se gjithmonë ndeshja e dytë është me e vështirë sepse ka më pak ditë për përgatitje. Në lidhje me Asanin, Silvinjo u shpreh se do të shihet gjendja e sulmuesit dhe më pas do të merret vendimi.
“Kur mbrohesh mirë, është avantazh. Nuk mbrohemi vetëm me dy lojtarë, por të gjithë si ekip. Ismajli shënoi në ndeshjen e parë, por çdo ndeshje ka rëndësinë e saj.
Mendoj se ky është grupi i vetëm ku çdo gjë mund të ndodhë. Të katërta ekipet, janë ekipe që kanë qenë në Europian. Kam parë ndeshjet e tjera. Janë ekipe të forta. Me respektin për Ukrainën, e kemi përgatitur ndeshjen për fitore. Mund të ndodhë çdo gjë. Kemi një avantazh që luajmë në shtëpi. Jemi të përgatitur dhe kemi publikun. Futemi në fushë për të marrë 3 pikët.
Ndeshja e dytë gjithmonë është më e vështirë sepse janë pak ditë për tu përgatitur. Ndodh që të rikuperohen lojtarët. Por duhet të kuptojmë lojtarët dhe të vlerësojmë gjendjen e tyre. Nesër do të kemi përgatitjet e fundit.
Asani ka bërë një rezonancë dhe duhet të bëjmë një zgjedhje për të, pas bisedimit me mjekët. Duhet të shikojmë si do të jetë gjendja e tij. Nëse përfundon stërvitjen, do të diskutohet me lojtarin dhe mjekun. Nëse lojtari thotë se është gati, do të flasim me të.”, deklaroi Silvinjo.
Shqipëri-Ukrainë, do të transmetohet ekskluzivisht në Tv Klan.