Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi marrjen pjesë në votim të rritjes së pagave për shefat në bashkinë e Fierit edhe të këshilltarëve të Partisë Demokratike.
“Ata që kanë votuar për rritjen e rrogës së Subashit, ata kanë bërë një gabim të rëndë dhe kanë votuar në kundërshtim me programin e PD. PD e ka shpallur të qartë se, nuk rrit rrogat e larta. Ndaj dhe kanë vepruar në kundërshtim me direktivën e partisë.
Ne jemi të hapur për koalicion dhe bashkëpunim me çdo force politike që konsideron narkodiktaturën e Edi Ramës, të keqen më të madhe të këtij vendi.
Çdo forcë politike ka të drejtën e vet të përzgjedhë aleancat. Natyrisht këto krijimet para zgjedhjeve kanë një qëllim padyshim, por PD është forcë kryesore opozitare dhe besoj se shqiptarët do të dallojnë midis opozitës së të vërtetës dhe atyre të tjerëve që në një mënyrë apo një tjetër, përpiqet ti bëjnë fresk Edi Ramës,”-tha Berisha.