Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shehaj nxjerr audion në Kuvend: Më vdiq çuni për mungesë ilaçesh! Koçiu: Nuk e mendoja kurrë… 

2024/11/14 at 1:12 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shehaj nxjerr audion në Kuvend: Më vdiq çuni për mungesë ilaçesh! Koçiu: Nuk e mendoja kurrë… 

Zhvillohet sot në seancë plenare interpelanca me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, kërkuar nga deputeti Agron Shehaj për mungesën e ilaçeve te “Onkologjiku”. 

Gjatë fjalës së tij, Shehaj ka nxjerrë audion e një babai, i cili thotë se ka humbur të birin si pasojë e mungesës së medikamenteve në spital. 

Më pas, ministrja Koçiu i është përgjigjur Shehajt duke i thënë se nuk duhet të trajtohen sëmundjet për kredo politike teksa ka shtuar se nuk është Kuvendi, vendi i duhur për trajtimin e rasteve specifike. 

Agron Shehaj: Kam kërkuar këtë interpelancë sepse dua që ministrja të ju përgjigjet pyetjeve të qytetarëve sepse nuk e di çfarë përjeton në spitalet shtetërore. Vetëm ata që përballen me mungesën e ilaçeve, ata e dinë shumë mirë se si është gjendja. Bujar Balla, 39 vjeç humbi jetën për mungesë medikamentash. Ministrja t’i përgjigjet këtij babai. 

(Vendos audion në seancë: Në 3 Korrik ishte shumë mirë, kishte radhën e mjekimit, por ju ndërprenë ilaçet. Megjithatë çuni i tha që “dua mjekimin”. Që atë ditë nuk i vazhdoi ilaçet. Më humbi jetën djali vetëm për mungesën e ilaçeve. Me datën 1 Shtator ai më vdiq çuni 39 vjeç, do të marrë në qafë të tjerët, çuni im nuk ngjallet më). Unë e kuptoj se nuk ju intereson. Folët për dinjitetin e Beqajt se u bë milioner me ilaçet që vodhi. 

Ministrja Albana Koçiu: Nuk e mendoja kurrë se do të vije këtu dhe do të trajtoje këtë fatkeqësi të një qytetari për kredo politike. Nuk trajohen sëmundjet për kredo politike. Nuk është as vendi dhe as Kuvendi për të trajtuar raste specifike që ka të bëjë me faktin me sëmundja e kancerit nëse nuk kapet në kohë, ka shqetësimet dhe problematikat e veta. Nëse ti do të kishe kaq shumë ndjesi për të ndihmuar qytetarët që kanë problematika, mund të vije të trokisje në derën time. 

Përsa i përket rastit të Onkologjikut, flisni duke ju referuar të dhënave të Prokurorisë që janë duke e hetuar këtë dosje për faktin që është e rëndësishme që të mos çedohet besimi tek sistemi i shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë e mbështet hetimin e Prokurorisë, jemi të parët që duam që të zbardhet e vërteta. Kushdo që ka kaluar vijën e kuqe, të merren masa. Jemi duke rritur transparencën në shërbimin në “Onkologjik”. 

Lista e barnave të rimbursueshme, sot është më e pasuruar se kurrë më parë. Trajtimi i sëmundjeve tumorale, sfidë komplekse për çdo sistem shëndetësor. Përballja me këto sëmundje kërkon një qasje më të gjerë. Të merren parasysh që politikat shëndetësore të lehtësojnë barrën e sëmundjeve. Së shpejti do të pajisemi në “Onkologjik” me akselatorin e tretë. 

Ju sugjerojmë

Fatos Nano në gjendje shumë të rëndë, spitali del me njoftim zyrtar
Aktualitet

Fatos Nano në gjendje shumë të rëndë, spitali del me njoftim zyrtar

20 Tetor, 2025 2:52 pm
Rama: Në fillim të 2026-ës gati, mjeti i Identifikimit Digjital
Kryesore

Rama: Në fillim të 2026-ës gati, mjeti i Identifikimit Digjital

20 Tetor, 2025 1:20 pm
Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore
Aktualitet

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

20 Tetor, 2025 12:51 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Pogradec, shpërthen granata, plagoset 49-vjeçari

20 Tetor, 2025 12:24 pm
PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës
Kryesore

Gazment Bardhi përjashtohet me 15 ditë nga punimet e Kuvendit

20 Tetor, 2025 12:21 pm
Nënë e bir humbën jetë nga zjarri,shefi i zjarrfikësve:Nuk e kemi përcaktuar shkakun
Aktualitet

Nënë e bir humbën jetë nga zjarri,shefi i zjarrfikësve:Nuk e kemi përcaktuar shkakun

20 Tetor, 2025 11:37 am
Mesazhi që Berisha “firmos” në SPAK: Dumani, avokati i Mcgonigal
Aktualitet

Mesazhi që Berisha “firmos” në SPAK: Dumani, avokati i Mcgonigal

20 Tetor, 2025 11:19 am
Trump paralajmëron Zelenskyn: Hiq dorë nga Donbasi ose Putini do t’ju ​​shkatërrojë
Bota

Trump paralajmëron Zelenskyn: Hiq dorë nga Donbasi ose Putini do t’ju ​​shkatërrojë

20 Tetor, 2025 10:08 am
Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
Bota

“Putin, më i fortë se Hamasi”, Zelensky: SHBA të ushtrojë më shumë presion

20 Tetor, 2025 9:34 am
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, partitë shqiptare kryesojnë në disa komuna
Kryesore

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, partitë shqiptare kryesojnë në disa komuna

20 Tetor, 2025 8:30 am
Para
Biden dhe Trump premtojnë një tranzicion të rregullt të pushtetit në janar

Biden dhe Trump premtojnë një tranzicion të rregullt të pushtetit në janar

Ministri Hoxha prezanton 12 drejtuesit e Policisë në qarqe, ja emrat e tyre  

Ministri Hoxha prezanton 12 drejtuesit e Policisë në qarqe, ja emrat e tyre  

Drejtuesit e rinj të policisë në qarqe/ Ministri Hoxha kujton masakrën e Shkodrës: Autorët duhet të shkojnë sa më shpejt para drejtësisë!

Drejtuesit e rinj të policisë në qarqe/ Ministri Hoxha kujton masakrën e Shkodrës: Autorët duhet të shkojnë sa më shpejt para drejtësisë!

TE FUNDIT

Fatos Nano në gjendje shumë të rëndë, spitali del me njoftim zyrtar

Fatos Nano në gjendje shumë të rëndë, spitali del me njoftim zyrtar
20 Tetor, 2025

Ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në një spital privat në kryeqytet. Në një njoftim zyrtar, spitali njofton se...

Lexo më shumë

Rama: Në fillim të 2026-ës gati, mjeti i Identifikimit Digjital

Rama: Në fillim të 2026-ës gati, mjeti i Identifikimit Digjital
20 Tetor, 2025

Nga fillimi i vitit 2026 do të jetë gati për qytetarët mjeti i Identifikimit Digjital. Lajmin e dha kryeministri Edi...

Lexo më shumë

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore
20 Tetor, 2025

Prej 12 ditësh, ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë për shkak të problemeve shëndetësore. Mësohet se...

Lexo më shumë

Pogradec, shpërthen granata, plagoset 49-vjeçari

Helmohen disa banorë në Bulqizë
20 Tetor, 2025

Një 49-vjeçar është plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate në Pogradec. Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale G.Y.,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com