Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestohet shefi i policisë në Spanjë/ Ndihmonte kriminelët të shkarkonin drogën nga Ekuadori, fshehu miliona euro në mur

2024/11/10 at 4:34 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestohet shefi i policisë në Spanjë/ Ndihmonte kriminelët të shkarkonin drogën nga Ekuadori, fshehu miliona euro në mur

Kreu i Njësisë së Krimeve Ekonomike dhe Fiskale të Madridit ka rënë në prangat e policisë pas një megaoperacioni.

Raportohet se Policia ka sekuestruar 20 milionë euro cash në shtëpinë e Óscar Sánchez Gil, 8 prej të cilave të fshehura në një mur betoni dhe 12 milionë të tjera, në një hapësirë të krijuar në tavanin e bodrumit.

“Shtëpia e tij është si ajo e Pablo Escobar”, thanë për El Mundo efektivët që morën pjesë në operacionin policor, të cilët e krahasojnë rastin me kartelin historik kolumbian të drogës, si për sasinë e parave të fshehura në shtëpi, ashtu edhe për masat e sigurisë me të cilat Sánchez Gil mbronte shumën e madhe të parave.

Arrestimi i zyrtarit në Madrid, së bashku me bashkëshorten e tij (po ashtu punonjëse policie) dhe kunatën ka të bëjë me përfshirjen e Sánchez Gil në trafikun e drogës.

Sánchez Gil ishte përgjegjës për lehtësimin e shkarkimit të kokainës në portet spanjolle, e cila mbërrinte në kontejnerë me fruta nga Ekuadori.

Zyrtari i policisë ndihmonte në shmangien e kontrolleve për të kaluar mallin dhe futjen e drogës në Spanjë. Arrestimi i tij ishte rezultat i një operacioni të kryer javën e kaluar, ku agjentët kapën 13 ton kokainë në Algeciras, ngarkesë kjo më e madhja e këtij lloji që është kapur në historinë e Spanjës.

Sipas informacioneve, përfshirja e shefit të policisë në këtë rrjet të fuqishëm ndërkombëtar droge është shumë e lartë.

Ndërkohë, ai kishte punuar për krimin e organizuar për të paktën pesë vjet, sipas rezultateve paraprake të hetimit.

“Ai nuk është një shef, por ai është në nivelin poshtë tyre”, thonë ata.

Ndërkohë rezulton se gruaja e tij nuk kishte asnjë kontroll në organizatën në fjalë, por arrestimi i saj ka ndodhur për shkak se ajo është oficere policie dhe kishte njohuri për aktivitetin që kryente partneri i saj.

Óscar Sánchez tani është i ndaluar së bashku me 14 persona të tjerë si pjesë e rrjetit kriminal dhe akuzohet për trafik droge, pastrim parash dhe marrje ryshfeti.

Ai kishte përfituar nga përvoja e në seksionin e Narkotikëve në Brigadën Qendrore të Policisë Kombëtare, duke rënë në kontakt me kartelet dhe kishte marrë në dorë edhe çështjet hetimore për anëtarët e rrjetit të drogës.

Sánchez po gjurmohej, ndër të tjera, për një transferim nga një kompani të hetuar për trafik droge që tani ka çuar në arrestime, raporton Efe. Hetimi për të është sekret dhe çështja është në duart e Gjykatës Kombëtare, ndërsa operacioni mbetet i hapur dhe priten të tjera arrestime.

Ju sugjerojmë

Pse Trump zgjodhi Shqipërinë? Artan Hoxha: Jemi shtet me harmoni fetare
-U tha në Opinion

Pse Trump zgjodhi Shqipërinë? Artan Hoxha: Jemi shtet me harmoni fetare

19 Janar, 2026 11:19 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Aktualitet

Çfarë është Bordi i Paqes dhe si do të funksionojë?

19 Janar, 2026 11:16 pm
Ndërprerja e energjisë elektrike, QSUT: Nuk u rrezikua jeta e pacientëve
Aktualitet

Ndërprerja e energjisë elektrike, QSUT: Nuk u rrezikua jeta e pacientëve

19 Janar, 2026 11:15 pm
Baton Haxhiu analizon Bordin e Paqes që do të krijojë Trump
-U tha në Opinion

Baton Haxhiu analizon Bordin e Paqes që do të krijojë Trump

19 Janar, 2026 10:44 pm
Urgjenca e QSUT pa energji elektrike, Lapaj: Miliona euro për konçesione, por…
Aktualitet

Urgjenca e QSUT pa energji elektrike, Lapaj: Miliona euro për konçesione, por…

19 Janar, 2026 10:38 pm
Çfarë po ndodh në Tiranë? Urgjenca e QSUT pa energji elektrike
Aktualitet

Çfarë po ndodh në Tiranë? Urgjenca e QSUT pa energji elektrike

19 Janar, 2026 10:35 pm
Një pjesë e Tiranës pa energji elektrike
Aktualitet

Një pjesë e Tiranës pa energji elektrike

19 Janar, 2026 9:43 pm
Groenlanda/ Administrata amerikane thotë se përdorimi i ushtrisë është opsion
Bota

Trump: Europa duhet të përqendrohet tek lufta në Ukrainë, jo te Groenlanda

19 Janar, 2026 9:03 pm
Dorëhiqet presidenti i Bullgarisë pas 9 vitesh në detyrë: I pranoj gabimet e mia
Bota

Dorëhiqet presidenti i Bullgarisë pas 9 vitesh në detyrë: I pranoj gabimet e mia

19 Janar, 2026 8:00 pm
Protesta e 24 janarit, Berisha: Sheshet e Tiranës do të jenë tmerri i Ramës
Kryesore

Protesta e 24 janarit, Berisha: Sheshet e Tiranës do të jenë tmerri i Ramës

19 Janar, 2026 7:28 pm
Para
Zjarr në Luginën e Vjosës, rrezikohen ullishtet

Zjarr në Luginën e Vjosës, rrezikohen ullishtet

“Kemi biseduar shpesh në celular”, Netanyahu: Unë dhe Trump e shohim “sy për sy” kërcënimin iranian

“Kemi biseduar shpesh në celular”, Netanyahu: Unë dhe Trump e shohim “sy për sy” kërcënimin iranian

Përmbytjet në Spanjë, protesta të dhunshme në Valencia

Përmbytjet në Spanjë, protesta të dhunshme në Valencia

TE FUNDIT

Pse Trump zgjodhi Shqipërinë? Artan Hoxha: Jemi shtet me harmoni fetare

Pse Trump zgjodhi Shqipërinë? Artan Hoxha: Jemi shtet me harmoni fetare
19 Janar, 2026

Bordi i Paqes i Trump, ku Shqipëria ka marrë ftesën si vend anëtar, është kthyer në një nga temat ‘e...

Lexo më shumë

Çfarë është Bordi i Paqes dhe si do të funksionojë?

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
19 Janar, 2026

Krijimi i Bordit të Paqes për të administruar Gazën është një nga çështjet kryesore që po diskutohet në politikën ndërkombëtare....

Lexo më shumë

Ndërprerja e energjisë elektrike, QSUT: Nuk u rrezikua jeta e pacientëve

Ndërprerja e energjisë elektrike, QSUT: Nuk u rrezikua jeta e pacientëve
19 Janar, 2026

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar pas ndërprerjes së energjisë elektrike në Urgjencë, duke lënë jashtë funksionit pajisjet mjekësore...

Lexo më shumë

Baton Haxhiu analizon Bordin e Paqes që do të krijojë Trump

Baton Haxhiu analizon Bordin e Paqes që do të krijojë Trump
19 Janar, 2026

Analisti Baton Haxhiu ka folur për Bordin e Paqes për administrimin e Gazës, i cili do të krijohet nga presidenti...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com