Gjykata Administrative ka shfuqizuar vendimin për përjashtimin nga Kuvendi të deputetëve të Partisë Demokratike pas tensioneve të shkaktuara në seancën plenare të 30 Shtatorit.
Vendimi për shfuqizimin e masës u dha ditën e sotme me ekzekutim të përkohshëm.
“Gjykata Administrative ka shfuqizuar vendimin e kryeparlamentares Elisa Spiropalit, e cila në shkelje të kushtetutës dhe së kuvendit përjashtoi opozitën nga Kuvendi”, thuhet në reagimin e PD-së./Opinion.al