Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fevziu nga Times Square: Çfarë do ndodhë me Trump në Shtëpinë e Bardhë?

2024/11/06 at 9:55 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Fevziu nga Times Square: Çfarë do ndodhë me Trump në Shtëpinë e Bardhë?

Nga Times Square në New York, gazetari Blendi Fevziu ka treguar se kur nisën të shuheshin shpresat për një fitore të Kamala Harris në SHBA.

Ai thotë se pas mesnate gjithçka filloi të merrte trajtë përfundimtare, me Donald Trump që dominonte me vota në pjesën më të madhe të shteteve.

Fevziu shtron pyetjen se çfarë ndodh pasi Trump shkon në Shtëpinë e Bardhë, duke marrë parasysh tensionet në Lindjen e Mesme, luftën në Ukrainë.

Më e rëndësishmja, cila do jetë qasja e tij në Ballkan?

“Donald Trump do të jetë Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke kryer një sipërmarrje gati të pamundur, për t’u rikthyer sërish në Shtëpinë e Bardhë pasi e kishte humbur këtë mandate 4 vjet më parë me Joe Biden. Donald Trump, njëkohësisht bëhet personi ose Presidenti i parë i cili ka qenë nën akuzë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë dhe mbi të cilin rëndojnë një sërë çështjesh gjyqësore. Por ai arriti të fitojë ose dominojë pjesën më të madhe dhe shtetet kyçe në zgjedhje. Përtej kësaj, gara e tij u dominua nga ekonomia dhe trafiku ilegal i emigrantëve. Pika e tij e dobët ishte çështja që lidhej me abortin. Ekonomia duket se ka qenë pika kyçe që i ka bërë shtetasit amerikanë ta votojnë, pasi më shumë se 40% e shqetësimit të tyre është ekonomia, ndërkohë që 13% është pjesa e abortit.

Njerëzit kanë pritur me orë të tëra për të votuar e para ekraneve të televizorëve. Këtu jemi në zonën e ABC-së për të parë se ç’po ndodh… Pas mesnatës, u shuan shpresat për një fitore të Harris, ndërkohë që Trump ka plotësuar numrin për të qenë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Çfarë do të ndodhë me Trump në Shtëpinë e Bardhë? Sidomos për luftën në Ukrainë, Lindjen e Mesme apo Tajvan. Çfarë politikash do të ketë në Ballkan? Ndërkohë që amerikanët presin një bum të ri në ekononomik që sipas tyre ka munguar në 4 vitet e fundit me Biden. “Times Square” ka qenë i gjallë deri në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që amerikanët do të gdhihen me një president të ri, por për ta është gjithsesi një president i njohur”, tha Fevziu.

Ju sugjerojmë

Efektet e pandemisë/ Janar-prill 2021, 40% më shumë shtrime në psikiatri
Aktualitet

Shëngjin, fluks pacientësh në qendrën shëndetësore

13 Qershor, 2025 3:42 pm
U shpëtuan nga shqiptari, dy fëmijët në Greqi pësojnë vdekje klinike!Prindërit do…
Kryesore

U shpëtuan nga shqiptari, dy fëmijët në Greqi pësojnë vdekje klinike!Prindërit do…

13 Qershor, 2025 3:24 pm
“SHBA kontroll mbi Gazë”/ Pse shkaktoi reagime të forta propozimi i Trumpit?
Bota

Sulmet izraelite/Trump: Irani të bëjë marrëveshje “para se të bëhet tepër vonë”

13 Qershor, 2025 3:04 pm
Proda takim me përfaqësuesin e UNHCR në Shqipëri, Toshitsuki Kawauchi
Aktualitet

Proda takim me përfaqësuesin e UNHCR në Shqipëri, Toshitsuki Kawauchi

13 Qershor, 2025 2:45 pm
Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës
Rajoni

Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës

13 Qershor, 2025 2:20 pm
Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri,s’pranojmë presione
Aktualitet

Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri,s’pranojmë presione

13 Qershor, 2025 1:52 pm
Izraeli vret mbi 20 komandantë të vrarë të Iranit, kush është Hossein Salami
Bota

Izraeli vret mbi 20 komandantë të vrarë të Iranit, kush është Hossein Salami

13 Qershor, 2025 1:46 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Bëni marrëveshjen, ata që ishin kundër vdiqën tani

13 Qershor, 2025 1:00 pm
Berisha: Dosja Mc Gonigal, aktakuzë e rëndë për Ramën dhe Dumanin
Kryesore

Berisha: Dosja Mc Gonigal, aktakuzë e rëndë për Ramën dhe Dumanin

13 Qershor, 2025 12:52 pm
KAS vendos hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe Gramsh
Aktualitet

KAS vendos hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe Gramsh

13 Qershor, 2025 12:31 pm
Para
Vuçiç dhe Dodik urojnë Trumpin për fitoren e zgjedhjeve në SHBA

Vuçiç dhe Dodik urojnë Trumpin për fitoren e zgjedhjeve në SHBA

Zelensky uron Trump për fitoren: Vlerësoj angazhimin e tij për qasjen “paqe përmes forcës” në çështjet globale

Zelensky uron Trump për fitoren: Vlerësoj angazhimin e tij për qasjen “paqe përmes forcës” në çështjet globale

Shefi i NATO-s uron Trump: Lidershipi i tij do të jetë çelësi për ta mbajtur të fortë aleancën tonë

Shefi i NATO-s uron Trump: Lidershipi i tij do të jetë çelësi për ta mbajtur të fortë aleancën tonë

TE FUNDIT

Shëngjin, fluks pacientësh në qendrën shëndetësore

Efektet e pandemisë/ Janar-prill 2021, 40% më shumë shtrime në psikiatri
13 Qershor, 2025

Deri në 40 persona paraqiten çdo ditë në qendrën shëndetësore në Shëngjin. Janë qytetarë të grupmoshave të ndryshme, kryesisht të...

Lexo më shumë

U shpëtuan nga shqiptari, dy fëmijët në Greqi pësojnë vdekje klinike!Prindërit do…

U shpëtuan nga shqiptari, dy fëmijët në Greqi pësojnë vdekje klinike!Prindërit do…
13 Qershor, 2025

Dy fëmijët në Greqi, të cilët u shpëtuan fillimisht nga mbytja nga një shqiptar, kanë pësuar vdekje klinike. Prindërit e...

Lexo më shumë

Sulmet izraelite/Trump: Irani të bëjë marrëveshje “para se të bëhet tepër vonë”

“SHBA kontroll mbi Gazë”/ Pse shkaktoi reagime të forta propozimi i Trumpit?
13 Qershor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka paralajmëruar të premten Iranin se duhet të bëjë marrëveshje...

Lexo më shumë

Proda takim me përfaqësuesin e UNHCR në Shqipëri, Toshitsuki Kawauchi

Proda takim me përfaqësuesin e UNHCR në Shqipëri, Toshitsuki Kawauchi
13 Qershor, 2025

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, zhvilloi një takim me përfaqësuesin e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com