Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazetari shqiptar në Greqi: Ç’ka bëri Rama në Selanik, nuk ka ndodhur ndonjëherë në territorin grek

2024/11/04 at 7:00 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gazetari shqiptar në Greqi: Ç’ka bëri Rama në Selanik, nuk ka ndodhur ndonjëherë në territorin grek

Shtypi grek vijon t’i bëjë jehonë deklaratave që bëri Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me shqiptarët në Selanik ditën e dielë.

Gazetari shqiptar në Athinë, Etmond Guri, në një intervistë në televizionin Klan News, tha se edhe pse mediat greke janë të njëanshme në raportimin e tyre, sërish po i bëjnë jehonë Kryeministrit Rama duke bërë që ky i fundit të marrë pikë.

“Mesa duket z.Rama është kthyer në një lojtar shumë të fortë, di të luajë, di të provokojë, di të sfidojë e tërheqë vëmendjen e mediave në Greqi. Grekët kanë një parim, që edhe dizinformimi shumë herë është reklamimi më i mirë. Në këtë rast, mediat greke po i bëjnë punë të shkëlqyer z.Rama, pavarësisht se janë të njëanshëm dhe e paraqesin lajmin sipas këndvështrimit të tyre, por gjithsesi Rama në të dy rastet ka dalë fitimtar.

E para ishte në Maj që u prit në një aktivitet që ka mbetur në histori për nga të gjitha aspektet. Mos harrojmë faktin që dhe në atë periudhë kemi diskutuar për të paktën 3 javë 24 orë në 24 në të gjitha mediat, në të gjitha format, në Greqi kishin si temë kryesore z.Rama dhe kjo mjaftoi për të mbushur një stadium në Galatsi që mund të mbushej dhe një i dytë dhe një i tretë. Edhe në Selanik pati interes shumë të madh, të shtuar madje, nga një sallë që ishte 1 mijë vendëshe arriti 2000-2500 veta të ftuar, pati tejmbushje”.

Rama bëri deklarata të forta politike në Selanik, ku veçohet ajo me termin “vorio-epir”, për të cilën Kryeministri theksoi se është një çështje e vdekur. E në këtë aspekt, gazetari Etmond Guri u shpreh se deklarata të tilla në territorin grek nuk janë bërë ndonjëherë nga një Kryeministër shqiptar të paktën pas viteve ’90.

“Ndryshimi i takimit të Selanikut me atë të Athinës është që në Athinë ka qenë takim historik dhe një referencë shumë të fuqishme që ishte diplomatike. Ndërsa, në Selanik ka qenë politike e PS me mesazhe të aktualitetit politik e cila është në enturazhin që z.Rama kërkon të tërheqë vëmendjen dhe kryesisht votën e diasporës. Me termat që ka përdorur ka qenë pikërisht termi që tha, që termi i “vdekur” sipas z.Rama është vorio-epir dhe kush e pretendon atë nuk kërkon të jetojë në shekullin XXI, gjë e cila ka irrituar grekë dhe ajo që mendoj dhe është më e rëndësishme, është fakti që nuk ka ndodhur në historinë moderne shqiptare pas vitit ’90 që një Kryeministër i Shqipërisë të ketë reagime apo prononcime kaq të drejtpërdrejta ndaj shtetit grek, aq më tepër këto pretendime dhe këto shprehje që i bën brenda territorit të Greqisë”, u shpreh gazetari Etmond Guri./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Vijojnë replikat në distancë, Vetëvendosje i drejton 3 pyetje Ramës
Aktualitet

Vijojnë replikat në distancë, Vetëvendosje i drejton 3 pyetje Ramës

16 Tetor, 2025 12:15 pm
Zegjineja “qorton” deputetët e opozitës: Ua, ç’është kjo paçavure
Politikë

Zegjineja “qorton” deputetët e opozitës: Ua, ç’është kjo paçavure

16 Tetor, 2025 11:38 am
Maratona e Tiranës, rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Maratona e Tiranës, rrugët që do të bllokohen

16 Tetor, 2025 11:14 am
Rama përplaset me Kurtin: Do e donte përjetësisht Thaçin në Hagë
Aktualitet

Rama përplaset me Kurtin: Do e donte përjetësisht Thaçin në Hagë

16 Tetor, 2025 10:22 am
Qeveria e re, Kurti fton LDK në negociata
Aktualitet

Protesta për ish-krerët e UÇK, Vetëvendoje: Rama loboi për Specialen

16 Tetor, 2025 10:16 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump autorizon CIA-n për operacione në Venezuelë

16 Tetor, 2025 9:41 am
Kuvend, diskutime dhe ngritja e Komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale
Kryesore

Kuvend, diskutime dhe ngritja e Komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

16 Tetor, 2025 8:52 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 16 tetor 2025

16 Tetor, 2025 7:47 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

16 Tetor, 2025 7:46 am
Marrëveshja për paqen në Gaza, Zaimi: Nuk ka baza të qëndrueshme
-U tha në Opinion

Marrëveshja për paqen në Gaza, Zaimi: Nuk ka baza të qëndrueshme

15 Tetor, 2025 10:58 pm
Para
Kryeministri Rama ndan pamjet e urës në Kukës dhe ironizon kritikët: Na shani sa më shumë se plas syri i keq

Kryeministri Rama ndan pamjet e urës në Kukës dhe ironizon kritikët: Na shani sa më shumë se plas syri i keq

Durrës/ Sherr në një pikë karburanti, dy persona godasin punonjësin dhe përfundojnë në komisariat

Fier/ Dyshohet se u vetëplagos me armë zjarri, 18-vjeçarja përfundon në spital

Ministri serb i Ndërtimit jep dorëheqje pas tragjedisë me 14 viktima në Novi Sad: Nuk ndihem fajtor!

Ministri serb i Ndërtimit jep dorëheqje pas tragjedisë me 14 viktima në Novi Sad: Nuk ndihem fajtor!

TE FUNDIT

Vijojnë replikat në distancë, Vetëvendosje i drejton 3 pyetje Ramës

Vijojnë replikat në distancë, Vetëvendosje i drejton 3 pyetje Ramës
16 Tetor, 2025

Lëvizja Vetëvendosje ka vijuar replikat me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Në një tjetër reagim të fundit po sot, një...

Lexo më shumë

Zegjineja “qorton” deputetët e opozitës: Ua, ç’është kjo paçavure

Zegjineja “qorton” deputetët e opozitës: Ua, ç’është kjo paçavure
16 Tetor, 2025

I ashpër ishte reagimi i deputetes Zegjine Çaushi ndaj deputetëve të opozitës për fjalorin e përdorur sot në Kuvend. Deputetja...

Lexo më shumë

Maratona e Tiranës, rrugët që do të bllokohen

Maratona e Tiranës, rrugët që do të bllokohen
16 Tetor, 2025

Maratona e Tiranës, eventi më i madh sportiv në kryeqytet, vjen sërish këtë vit me edicionin e saj të nëntë,...

Lexo më shumë

Rama përplaset me Kurtin: Do e donte përjetësisht Thaçin në Hagë

Rama përplaset me Kurtin: Do e donte përjetësisht Thaçin në Hagë
16 Tetor, 2025

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në rrjetin social “X” ndaj një deklarate të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila pretendon...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com