Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Greqia bllokon gazetarët që do të ndjekin Ramën, gazetarja e Tv Klan: Kanë marrë pasaportat dhe…

2024/11/02 at 4:22 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Greqia bllokon gazetarët që do të ndjekin Ramën, gazetarja e Tv Klan: Kanë marrë pasaportat dhe…

Një ngjarje e pazakontë po ndodh në doganën e Kapshticës pasi autoritetet greke po pengojnë të kalojnë kufirin grupet e xhirimit të disa televizioneve që janë nisur për të përcjellë takimin e kryeministrit Edi Rama nesër në Selanik.

Gazetarja e Tv Klan, Elja Zotka raportoi nga pika kufitare se ndodhet atje prej dy orësh.

Argumenti i palës greke është që mungon një leje e posaçme e dhënë nga Ministria e Jashtme e Greqisë, diçka e paprecedentë dhe që nuk është kërkuar kur u bë takimi në Maj në Athinë.

“Ndodhemi këtu në doganën e Kapshticës prej afro dy orësh tashmë. Na janë marrë pasaportat, por nuk lejohemi që të kalojmë. Nuk janë vulosur pasaportat. Argumenti është që ne na duhet një leje e posaçme e dhënë nga Ministria e Jashtme e Greqisë. Duhej dërguar një notë verbale, një kërkesë që ne të lejoheshim. E paprecedentë në fakt pasi herë pas here kemi bërë udhëtime të tilla. Ishim në Maj në Athinë me kryeministrin Edi Rama. Nuk na u kërkua asnjë leje e posaçme për të kaluar dhe për të transmetuar, apo për të xhiruar brenda territorit grek. Argumenti i punonjësve të pikës kufitare këtu në Kapshticë, të palës greke, është që na duhet patjetër kjo leje e posaçme pasi duhet të xhirojmë dhe prodhojmë video nga territori grek. Siç e thashë, është e pazakontë, e pakuptimtë, prej dy orësh mbajnë pasaportat dhe nuk kthejnë përgjigje edhe për sa orë të tjera do të rrimë këtu, të presim, për të kaluar dhe për të ndjekur aktivitetin për të cilin jemi nisur nga Tirana. Nuk është vetëm ekipi i Tv Klan. Ekipi i Tv Klan që do të transmetojë live ka rreth orës 10:30 që qëndron këtu në pikën e Kapshticës dhe edhe ata pa asnjë përgjigje se sa duhet të rrinë akoma për të kaluar në territorin grek”, tha Zotka.

Gazetarja Zotka u shpreh se është komunikuar me Ministrinë tonë të Punëve të Jashtme dhe konsullen shqiptare në Selanik.

Pavarësisht se nota verbale është përgatitur prej më shumë se dy orësh, ende ekipet e xhirimit nuk lejohen të kalojnë.

“Kemi komunikuar me Ministrinë tonë të Punëve të Jashtme, kemi komunikuar edhe me konsullen shqiptare në Selanik. Ajo ka bërë gati prej më shumë se dy orësh edhe notën verbale. I është dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë. E mendonim se mund të kishte disa vonesa për shkak se sot është fundjavë dhe edhe atje normalisht është ditë pushimi dhe atje punonjësit nuk janë në punë. Duhet ta mirëkuptonim këtë. Edhe këtu në pikën kufitare na thanë që duhet të prisni vetëm pak minuta e ndërkohë vazhdojmë presim, nuk e di edhe për sa orë të tjera do të qëndrojmë këtu”, tha Zotka./tvklan

Ju sugjerojmë

Diaspora/ Vota me dokumente të huaja, në KQZ ka zëra pro dhe kundër kërkesës së opozitës
Kryesore

KQZ: Përfundon numërimi i votave për kandidatët në 12 qarqet e vendit

16 Maj, 2025 9:24 am
Rama pret Sekretarin e NATO, Rutte: Diskutuam mbi forcimin e rolit të Shqipërisë
Aktualitet

Rama pret Sekretarin e NATO, Rutte: Diskutuam mbi forcimin e rolit të Shqipërisë

16 Maj, 2025 9:15 am
Samiti i Komunitetit Politik Evropian/Më shumë se 40 liderë shtetesh sot në Tiranë
Aktualitet

Axhenda e Samitit të Komunitetit Politik Europian/ Tirana, sot epiqendra e Europës

16 Maj, 2025 9:08 am
SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
Aktualitet

Policia i refuzoi lejen/ Opozita sot në protestë, ja vendi ku do mbahet dhe orari

16 Maj, 2025 9:01 am
Tirana mirëpret Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Zbardhen temat që trajtohen
Aktualitet

Samiti në Tiranë/ Punonjësit e policisë në terren, ja akset rrugore që bllokohen

16 Maj, 2025 8:50 am
‘Me vizatimet e fëmijëve’/Rama: Shtëpia e Europës ku sot do mbajë sytë e gjithë bota
Aktualitet

‘Me vizatimet e fëmijëve’/Rama: Shtëpia e Europës ku sot do mbajë sytë e gjithë bota

16 Maj, 2025 8:38 am
Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
Aktualitet

Parashikimi i motit sot, 16 Maj 2025

16 Maj, 2025 8:25 am
Horoskopi, 27 korrik 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 16 maj 2025

16 Maj, 2025 8:11 am
Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
-U tha në Opinion

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

15 Maj, 2025 10:51 pm
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Para
Udhëheqësi suprem i Iranit kërcënon Izraelin dhe SHBA-në

Udhëheqësi suprem i Iranit kërcënon Izraelin dhe SHBA-në

Gazetarët vijojnë të bllokuar në kufirin me Greqinë, përgjigja e pazakontë e zyrtarëve grekë

Gazetarët vijojnë të bllokuar në kufirin me Greqinë, përgjigja e pazakontë e zyrtarëve grekë

80 herë më e lartë sesa kufizimi i OBSH-së, kush është qyteti me ndotjen rekord të ajrit

80 herë më e lartë sesa kufizimi i OBSH-së, kush është qyteti me ndotjen rekord të ajrit

TE FUNDIT

KQZ: Përfundon numërimi i votave për kandidatët në 12 qarqet e vendit

Diaspora/ Vota me dokumente të huaja, në KQZ ka zëra pro dhe kundër kërkesës së opozitës
16 Maj, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar përfundimin e numërimit të votave preferenciale në 12 qarqet e vendit sa i takon...

Lexo më shumë

Rama pret Sekretarin e NATO, Rutte: Diskutuam mbi forcimin e rolit të Shqipërisë

Rama pret Sekretarin e NATO, Rutte: Diskutuam mbi forcimin e rolit të Shqipërisë
16 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka pritur Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në ambientet e Kryeministrisë. Rama ka ndarë pamjet...

Lexo më shumë

Axhenda e Samitit të Komunitetit Politik Europian/ Tirana, sot epiqendra e Europës

Samiti i Komunitetit Politik Evropian/Më shumë se 40 liderë shtetesh sot në Tiranë
16 Maj, 2025

Tirana është sot kryeqendra e Europës, pasi do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik, forum i cili sjell në kryeqytetin...

Lexo më shumë

Policia i refuzoi lejen/ Opozita sot në protestë, ja vendi ku do mbahet dhe orari

SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
16 Maj, 2025

Opozita do të protestojë sot (16 Maj) në Tiranë, ditën kur në kryeqytetin shqiptar do të jenë 52 liderët e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com