Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Salianji i përgjigjet Ramës nga burgu: Reagimi i tij tregon se ka urdhëruar e shkruar vendimin e burgosjes sime  

2024/11/02 at 10:56 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Salianji i përgjigjet Ramës nga burgu: Reagimi i tij tregon se ka urdhëruar e shkruar vendimin e burgosjes sime  

Ervin Salianji i është përgjigjur me një letër nga burgu deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me dënimin e tij. Të enjten, në emisionin ‘’Opinion’’ tha se Salianji përdori mandatin e deputetit për të degjeneruar publikisht kundërshtarin politik. 

Në letrën e tij Salianji thekson se reagimi i Ramës ndaj tij tregon jo vetëm mllef e urrejtje, por se ka urdhëruar gjykatësit për të shkruar vendimin e burgosjes politike. Sipas tij edhe masën e dënimit dhe arsyetimin e dikton ai. 

Letra e Salianjit nga burgu:

Ndërkohë që jeta e qytetarëve është gjymtuar trishtueshëm nga varfëria e pamundësia, nga shtypja e diskriminimi i lloj-llojshëm, ndërkohë që etja për drejtësi në dyert e institucioneve nuk po shuhet dot nga propoganda, gojëpërdali i Surrelit gjen kohë të merret me një çështje që gjyqtarët e urdhëruar prej tij ende nuk e kanë zbardhur dhe arsyetuar! 

Reagimi i tij ndaj meje në një dalje televizive  me mllef e urrejtje, vazhdon të jetë urdhri ndaj mjeranëve vartës në gjykatë, se çfarë dhe si të shkruajnë në vendimin e burgosjes politike. Pra dhe masën e dënimit dhe arsyetimin e dikton ai. E kuptoj që i dhemb shumë kur i prek krimin dhe grupet kriminale të lidhura me të, e kuptueshme është që një politikan që urrehet në masë do kërkojë që me mesazhe mafioze të përhapë panik e frikë, por puna e do që të jesh dhe pak bindës e i besueshëm. Dhe kështu nuk bëhesh kur thua se denoncimi qenka krim dhe jo trafiku i drogës, korrupsioni apo vrasjet! 

Në politikë unë jam i ri, drejtuesi politik më i ri, deputeti i vetëm ndër të rinjtë që rimora mandat pas 2017. Pushtet të asnjë lloji nuk kam pasur, as kam administruar fonde publike dhe as kam bërë kompromise, apo pazar për të heshtur, mbuluar të vërtetën, pavarësisht kostove! 

Edhe pse e meriton përgjigjen me të njëjtën gjuhë halabaku që ai përdori, do të doja si përherë të bëj luftë politike në lartësinë e dinjitetit dhe argumentit, siç gjithnjë jam përpjekur. 

Dua ta theksoj që në një vend si yni që digjet nga padrejtësia të proklamosh se denoncimi qenka problemi më i madh dhe ndëshkimi i atij që denoncon lajmi më i mirë, përveç defiçitit human, tregon dhe sëmundje patologjike tiranucësh! 

Me një ligësi diabolike Edi Rama u shpreh se mezi pret të arrestohen bashkëpunëtore të tij, drejtues administrate e deputetë. Spektakli i tij i preferuar, arena ku shijon ai nga lart. 

Në politikë jemi për të parandaluar këto fenomene, aq më tepër kur ke vendimmarrje, e jo të gezosh për të futur ne burg njerez. Kushdo duhet të mbaje pergjegjesi per veprimet e tij, por problemin e ka sistemi dhe modeli i ideuar, i ngjizur nga Edi Rama. Ai është arkitekti i bashkërendimit të punëve me kriminelët për voten dhe perfshirjes së tyre deri në nivelet me të larta të pushtetit. 

A janë veprat penale të të akuzuarve, të lidhura me projektet qeveritare më të rëndësishme të Edi Ramës? Si qenkan bashkëpunëtorët e tij pis dhe ai i larë. 

Apo më i palari dhe pisti është në të vërtetë Edi Rama? 

Në çdo vend demokratik për secilën prej ngjarjeve, KM duhej të dorëhiqej! Në Shqipëri, KM del e krekoset! 

Kthehemi tek dënimi im që ma ka paracaktuar Rama! Ky dënim i manipuluar me taktika të korruptuara policore dhe gjyqësore, me praktike inkuizitore tiranike, është po aq një trill mediokër! 

Kam bërë denoncim publik dhe jo kallëzim, njësoj siç ti shprehesh! Denoncimi im u faktua brenda 12 oresh. Trafikanti ndërkombetar i drogës i dënuar me 7.4 vite burg, i kapur në një operacion te DEA Amerikane në Itali, u dorëzua të kryente dënimin të cilit i shmangej prej me shume se 16 vitesh, duke jetuar i lire në Shqipëri. Jo vetëm i lirë, por në kulmin e aktivitetit në kohen kur Shqipëria nen bekimin tënd u mbulua me hashash. 

Policia dhe prokuroria jote, zoti gojëpërdalë, e la të lirë të ikte në Itali të bënte burgun e vjetër që t’i shmangej dënimit të ri për trafik në Shqipëri, gjë që do nxirrte tabulatet dhe komunikimet me ministrin tënd të brendshëm dhe lehtësitë që i ofronte ai! 

Dënimi im me burg për kallëzim, pa bërë kallëzim, është i pari i llojit të tij në botë. 

Burgosja e parë për një shtetas shqiptar, për këtë vepër. 

Denoncimi publik për barazinë para ligjit, është interes publik jetik dhe themelor në Shqipëri. 

Denoncimi im në emër të PD, është i faktuar si i vërtetë dhe nga kompania britanike JP French, bashkëngjitur faksimile ku qartësisht shprehet se zëri i denoncuar prej meje është i ngjashëm me zërin e Agron Xhafajt. Nëse do te ishte i ndryshëm, do ta përjashtonte siç ka përjashtuar zërin e një Agroni tjetër që ti ke sajuar për të mbrojtur vëllain e Ministrit. 

E gjitha kjo, është në të vërtetë një lajm shumë i keq për vendin, sado i mirë për ty personalisht 

Ju sugjerojmë

Votat e Greqisë ‘mollë sherri’ në Parkun Olimpik, Noka “përplaset” me Ballën
Kryesore

Votat e Greqisë ‘mollë sherri’ në Parkun Olimpik, Noka “përplaset” me Ballën

12 Maj, 2025 12:07 am
Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS
Politikë

Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS

11 Maj, 2025 11:55 pm
Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve
-U tha në Opinion

Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve

11 Maj, 2025 11:47 pm
Përplasja në zyrën e Braçes, reagon policia:Nuk u gjetën materiale të kundraligjshme
Kryesore

Përplasja në zyrën e Braçes, reagon policia:Nuk u gjetën materiale të kundraligjshme

11 Maj, 2025 11:45 pm
Vazhdon përplasja në distancë mes Këlliçit e Braçes:Ai që trash zërin,qante te zyra!
-U tha në Opinion

Vazhdon përplasja në distancë mes Këlliçit e Braçes:Ai që trash zërin,qante te zyra!

11 Maj, 2025 11:28 pm
Spiropali kritikon KQZ-në, deklaron: Vora është dallëndyshja e parë e fitores!
-U tha në Opinion

Spiropali kritikon KQZ-në, deklaron: Vora është dallëndyshja e parë e fitores!

11 Maj, 2025 11:09 pm
Incidenti te “Petro Nini”, Braçe i ashpër: Banda e Belind Këllëçit goditi një grua!
Politikë

Incidenti te “Petro Nini”, Braçe i ashpër: Banda e Belind Këllëçit goditi një grua!

11 Maj, 2025 10:47 pm
“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!
-U tha në Opinion

“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!

11 Maj, 2025 10:36 pm
Belind Këlliçi nga komisariati numër 2: Kam bërë kallëzim për Erion Braçen…
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi nga komisariati numër 2: Kam bërë kallëzim për Erion Braçen…

11 Maj, 2025 10:33 pm
Publikohet rezultati i tre kutive të votimit në bashkinë e Pustecit
Politikë

Publikohet rezultati i tre kutive të votimit në bashkinë e Pustecit

11 Maj, 2025 10:26 pm
Para
Emrat/ Dy vëllezërit në Shkodër i vënë zjarrin makinave, me “porosi” të… (Video) 

Emrat/ Dy vëllezërit në Shkodër i vënë zjarrin makinave, me “porosi” të… (Video) 

Që prej sulmit të Hamasit, izraelitët aplikojnë për pasaportë gjermane 

Që prej sulmit të Hamasit, izraelitët aplikojnë për pasaportë gjermane 

Plagosje me thikë në gjimnazin e Fushë-Krujës, policia shoqëron autorin 

Aksidenti me vdekje në autostradën “Milot-Morinë”, arrestohet 24-vjeçari (Emri) 

TE FUNDIT

Votat e Greqisë ‘mollë sherri’ në Parkun Olimpik, Noka “përplaset” me Ballën

Votat e Greqisë ‘mollë sherri’ në Parkun Olimpik, Noka “përplaset” me Ballën
12 Maj, 2025

Vota e diasporës është “molla e sherrit” mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur...

Lexo më shumë

Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS

Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS
11 Maj, 2025

Që prej përfundimit të votimit gati e deri më tani, kryesocialisti Edi Rama nuk ka lëvizur nga selia e Partisë...

Lexo më shumë

Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve

Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve
11 Maj, 2025

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, zbuloi në emisionin “Opinion” në Tv Klan, arsyen përse nuk është publikuar rezultati i votimit...

Lexo më shumë

Përplasja në zyrën e Braçes, reagon policia:Nuk u gjetën materiale të kundraligjshme

Përplasja në zyrën e Braçes, reagon policia:Nuk u gjetën materiale të kundraligjshme
11 Maj, 2025

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur pasditen e sotme në ambientet e një zyre të Partisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com